netanyahu
Netanyahu ia del sërish. Arrin marrëveshje qeverisjeje me rivalin kryesor, Benny Gantz
Netanyahu ka arritur një marrëveshje me ish-shefin e ushtrisë, Benny Gantz për krijimin e një koalicioni të emergjencës. Kjo marrëveshje i jep fund një muaji paralizë politike dhe parashikon që Netanyahu të jetë për 3 vjet kryeministër, kurse Gantz që drejton partinë Blu e Bardhë, do të jetë zv.kryeministër.
Zgjedhjet në Izrael pa fitues
Izraeli doli pa fitues nga zgjedhjet parlamentare. Konservatorët e Likudit të kryeministrit Benjamin Netanjahu mori të njejtin numër deputetësh me rivalët e drejtëpërdrejtë, liberalëve të aleancës bardhë e blu Beni Gancit. Të dy partitë pësuan rënie me nga 3 deputetë në krahasim me zgjedhjet e Prillit, që po ashtu nuk sollën një shumicë solide për të qeverisur.
Zbythet New York Times. Mbyll seksionin e karikaturës politike
Gazeta e njohur New York Times ka njoftuar se do të ndalojë së publikuari karikatura(cartoon) politike pas një situate të krijuar me ironizimin e Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu. Karikatura është konsideruar si anti-Semite dhe mesa duket kaq ka mjaftuar që gazeta që sillet si referencë për lirinë ta kompromentojë pozitën e vet duke ndalur çdo karikaturë politike.
Izraeli drejt zgjedhjeve. Netanyahu nuk arrin të krijojë koalicionin qeverisës
Izraeli i drejtohet sërish zgjedhjeve. Mediat e huaja raportojnë se Beniamin Netanyahu nuk ka arritur të krijojë koalicion qeverisës për shkak të kundërshtimeve mes tij dhe partive ultra ortodokse hebreje si dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Avigdor Lieberman. Netanyahu, që shpalli veten fitimtar në zgjedhjet e 9 prillit kishte afat deri në mesnatën e të enjtes, por nuk ja doli. Për këtë arsye Parlamenti votoi shpërndarjen.
Izraeli, një hap më afër Diktaturës
Gazeta e majtë izraelite, “Haaretz” shkruan sot përmes kryeredaktorit të edicionit anglisht, Bradley Burston për fitoren e Beniamin Netanyahut në zgjedhje për herë të pestë.
Izraeli, i ndarë pas zgjedhjeve. Rivali Gantz dhe Netanyahu shpallin fitore
Izraeli ngjan të jetë më i ndarë pas zgjedhjeve të së martës sesa para tyre. Të dy rivalët, kryeministri në detyrë, Beniamin Netanyahu dhe Benny Gantz i qendrës së majtë, kanë shpallur fitoren.
Trump jep goditjen në Siri: Lartësitë Golan do njihen si territor i Izraelit
Deklaroi tërheqjen nga Siria dhe për këtë u kritikua ose u analizua gjerë e gjatë. Por presidenti amerikan Donald Trump nuk ka munguar të ofrojë surprizën e radhës duke sfiduar një realitet ndërkombëtar në Lindjen e Mesme. Përmes një statusi në tuiter, Trump shkruan se ka ardhur koha që Lartësitë Golan t’i njihen Izraelit si territor i vet. Sipas tij kjo rrafshnaltë ka rëndësi për paqen rajonale.
Aventurë apo strategji e Izraelit kundër iranianëve në Siri?
Një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi tërheqjen e SHBA-së nga marëveshja bërthamore me Iranin dhe kërcënoi se çdo ambicie e Iranit në këtë drejtim do të marrë përgjigje të panjohur më parë, Izraeli i drejtuar nga Beniamin Netanyahu ka treguar forcën me një akt sulmi.
Policia izraelite rekomandon ndjekje penale për Netanyahun
Policia izraelite ka zyrtarizuar qëndrimin e saj për hetimet për korrupsion, mashtrim dhe shkelje të betimit nga ana e kryeministrit Beniamin Netanyahu. Sipas raportimeve mediatike, policia ka rekomanduar ngritjen e akuzave penale për kreun e qeverisë pas një hetimi dy vjeçar. Këto rekomandime do t’i përcillen Prokurorit të Përgjithshëm që do të vendosë nisjen ose jo të ndjekjes penale.
Akuza për Soros edhe nga Netanyahu
George Soros vihet nën akuzë publike edhe nga kreyministri izraelit, Beniamin Netanyahu. Sipas kreut izraelit, Soros qëndon pas një fushate protestash kundër planit të Izraelit për të deportuar disa mijëra afrikanë që kanë aplikuar për azil.