negociatat
Mbetemi të fundit edhe në Ballkanin Perëndimor
Një deklaratë e presidentit maqedonas Pendarovski që ka kërkuar që procesi i vlerësimit të Maqedonisë së Veriut për integrimin në Europë të ndahet nga Shqipëria ka prishur humorin në Tiranë. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sot duke e cilësuar qëndrimin e Shkupit zyrtar si të pavend dhe jo praktik.
Zyrtare/Ambasadorët e BE, një patericë Shqipërisë për negociatat
Ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europian kanë paraqitur opsionet për dokumentin e draft-konkluzioneve për paketën e zgjerimit, që do të jetë në tryezën e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për aprovim në 18 qershor në Luksemburg.
S’ka më dilema, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbeten për në vjeshtë
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të hapë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, por ky vendim nuk do të merret brenda ditëve të ardhshme, pasi disa shtete anëtare e pengojnë këtë.
"Unë personalisht besoj se vetëm një vendim mund të merret: për të filluar negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërisë, siç rekomandohet nga Komisioni Evropian”- tha Tusk, pas bisedës në Bruksel me Presidentin e Maqedonisë Veriore, Stevo Pentarofski.
Merkel vulos veton për negociatat me Shqipërinë
Angela Merkel i ka bërë një refuzim të qartë kërkesës së Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas një raportimi të gazetës së njohur gjermane, Süddeutsche Zeitung" të premten (07.06) kancelarja gjermane e ka thënë në një seancë të komisionit parlamentar të Bundestagut për Europën. Merkel ka bërë të qartë, se një vendim për këtë pritet më së hershmi në tetor.
Zaev: Negociatat, Rama kërcënon Europën me çështjen e Kosovës
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, deklaroi nga Brukseli se Holanda dhe Franca kanë më shumë rezerva për nisjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa shtoi se gjermanët frikësohen nga kërcënimet e palës shqiptare se vendimi mund të ndikojë për jostabilitet në rajon, sidomos në Kosovë.
Manipulimi me artikullin e Michael Roth/Në Gjermani po thonë Jo për Shqipërinë
Dje u qarkullua në media një deklaratë e ministrit gjerman për Evropën, Michael Roth, që kritikonte qëndrimin politike dhe vepriemt e dy partive kryesore opozitare në Shqipëri. Ideja është e thjeshtë: legjenda se Gjermania është kritike me qeverinë shqiptare nuk qëndron. Dhe si ilustrim sillet një qëndrim i ministrit Roth.
Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë
Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Njoftimi është dhënë nga Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn gjatë konferencës për shtyp gjatë së cilës prezantoi Progres Raportin për të dyja vendet.
Hahn flet shqip: Treni juaj iku
Teksa panorama për vendimin e qershorit po qartësohet, ku në lidhje me Shqipërinë nuk pritet të ketë ndonjë suprizë pasi është bërë e qartë që nuk do ketë dritë jeshile, Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn thotë se problemet e Shqipërisë nuk mund të penalizojnë Maqedoninë e Veriut.
Për mua personalisht Ramës t’i hapen negociatat (Video)
Afërsia mes italianes Federica Mogherini dhe kryeministrit të Shqipërisë dihet. Vetë ky i fundit e ka promovuar me përqafimet dhe vlerësimet e larta që ka shprehur sa herë është takuar me shefen e BE-së.
Për zotin Rama janë kohë të vështira, pasi doli bllof me negociatat dhe angazhimin e tij në dialogun Kosovë-Serbi. Tashmë ai është i angazhuar në një fushatë për të bindur opinionin se qeveria e tij i ka përmbushur detyrimet dhe se janë forcat euroskeptike që po e pengojnë zotin rama të marrë dritën jeshile.
Rama: Më jepni negociatat, letrat i kam në rregull
Edi Rama kërkon me çdo kusht të dalë në anën tjetër të bregut me varkën e negociatave. Berlni vulosi “JO”-në e Qershorit, një shaka e hidhur që ekspozoi sërish kryeministrin tonë, i cili me të vetën i ka hapur negociatat qershorin e kaluar.