nato
Kjo NATO nuk është hotel
Sociologë eminentë nëpër ekrane na kanë shpjeguar se Putin është burrë shteti dhe NATO një shoqëri e keqe.
Megjithatë, që kur ky burrë shteti pushtoi Ukrainën për të shmangur të qenit i rrethuar nga NATO, ai e gjen veten të rrethuar nga gjithnjë e më shumë kombe që dëshirojnë të bëhen pjesë e aleancës perëndimore ushtarake.
Rusia: Zgjerimi i NATO-s në Finlandë dhe Suedi do të ketë pasoja në Balltik
Rusia nuk do të qëndrojë indiferente lidhur me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev, paralajmëroi se Rusia do të duhet t’i shtojë forcat e saj tokësore dhe të mbrojtjes ajrore dhe të vendosë forca të konsiderueshme detare në Gjirin e Finlandës në momentin që dy vendet e Europës veriore bëhen pjesë e aleancës së Atlantikut Verior.
Nëse fitoj, Franca largohet nga NATO
Kandidatja e të djathtës në zgjedhjet për president të Francës, Marie Le Pen ka deklaruar se nëse fiton do të tërheqë vendin nga NATO. Ajo ka shtuar se nuk ka ndërmend të largojë vendin nga BE-ja , por ta reformojë këtë të fundit.
Dua evolucionin e asaj strukture europiane
citohet ajo.
“Nuk e dua më diplomacinë e NATO-s”
Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, thotë se nuk ka më interes për diplomacinë e NARO-s. Në një intervistë për “60 Minutes”, në CBS, Zelensky, i cili i ka kërkuar NATO-s të ndërmarrë veprime më të forta që prej ndërhyrjes ushtarake ruse në vendin e tij, thotë se mosveprimi i NATO-s po paguhet me jetë.
NATO zgjerohet në veri të Europës
Suedia dhe Finlanda presin anëtarësimin në NATO këtë verë. Gazeta britanike “Times”, duke iu referuar disa zyrtarëve amerikanë, shkruan se anëtarësimi i dy vendeve në aleancë është bërë "temë diskutimesh dhe takimesh të shumta" në bisedimet midis ministrave të Jashtëm të NATO-s. Finlanda pritet ta paraqesë kërkesën zyrtarisht në qershor, e ndjekur nga Suedia.
Stoltenberg: Duhet ta përshtatim NATO-n me botën e re
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se situata e krijuar javët e fundit në Ukrainë e ka vënë sigurinë europiane përballë një realiteti të ri. Ai thekson domosdoshmërinë për rritjen e shpenzimeve ushtarake nga vendet anëtare, në një kohë kur 90% e popullsisë së mbrojtur nga NATO jeton në BE.
Sedivy: Mbrojtja europiane, autonomi brenda NATO-s
Jiri Sedivy, shefi ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes (EDA), thotë se projekti i mbrojtjes evropiane duhet të jetë plotësues i NATO-s. Në një intevistë për greken “Kathimerini”, ai shprehet se një klauzolë e veçantë e mbrojtjes reciproke midis shteteve evropiane, si ajo në nenin 5 të NATO-s, nuk do të ishte "realiste".
Rusia: Do të ketë pasoja të rënda nëse Finlanda dhe Suedia bëhen pjesë e NATO-s
Anëtarësimi i mundshëm i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike dhe do të sillte masa hakmarrëse nga ana e Rusisë. Paralajmërimi bëhet nga drejtori i departamentit evropian të Ministrisë së Jashtme ruse, Sergei Belyayev.
Premtimi i zgjerimit të NATO-s në Ukrainë dhe Gjeorgji ishte gabim
Pasi lufta në Ukrainë ka nisur dhe pasi Europa është para faktit të katastrofës humanitare dhe ekonomike nëse ajo vazhdon, një ndër zyrtarët e lartë të BE-së, kreu i politikës së jashtme të Unionit, Josep Borrell, ka pranuar disa gabime.
Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përsëritur qëndrimin e njohur të vendit të tij për mosanëtarësimin në NATO. Duke folur nga qyteti i Kuzmin, në kuadër të fushatës elektorale, Vuçiç ndër të tjera citohet të jetë shprehur se:
Kandidoj për herë të fundit për presidencën sepse është e rëndësishme të ruhet paqja, stabiliteti dhe çuarja para e vendit për pesë vitet e tjera. Nuk kam ndonjë llogari diku në ndonjë vend, nuk vjedh apo nuk marr ndonjë gjë…Ne nuk do t’i bashkohemi NATO-s, ne duam ta mbrojmë vetë vendin tonë dhe qiejt tanë
