nato
“Manualet e NATO-s janë të vjetruara, ky është një konflikt krejtësisht i ri”
Vadym Shepelenko është profesor i biokimisë në universitetin e Dnipros. 45 vjeç dhe shumë larg të qenit një nacionalist fanatik, ai është zëvendës komandant i Brigadës 128 të Këmbësorisë, e përqendruar në Vilika-Novasilka, një nga sektorët kyç për shpresat e Ukrainës për çlirimin e territoreve të pushtuara, që ndodhet midis rajonit jugor të Zaporizhizhia dhe atij lindor të Donbasit. Nëse do të ishte e mundur, do të ishte kthyer në laboratorë dhe te studentët e tij. Por luftës i është bashkuar që në fillim.
“Rusia po rrezikon luftë me NATO-n në Detin e Zi”
Moska rrezikon luftë direkte me NATO-n, për shkak të përpjekjeve të saj për të kontrolluar anijet në ujërat ndërkombëtare dhe për të mbytur ekonominë ukrainase.
Ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropën, James Stavridis, i cili udhëhoqi forcat e aleancës në kontinent midis 2009 dhe 2013, thotë se “veprimet e Rusisë në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi përbëjnë një rrezik real për ta përshkallëzuar këtë në një luftë në det midis NATO-s dhe Federatës Ruse”.
Një NATO e re në Azi
"Na pranoni në BE, që të mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO"
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, e lidh votën pro të Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë në NATO me përpjekjet e vendit të tij për të hyrë në BE. Lëvizja e Erdoganit për të lidhur perspektivat e Suedisë në NATO me integrimin e Turqisë në BE erdhi ndërsa liderët e aleancës u mblodhën për samitin e Vilniusit në Lituani.
Turqia mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Deklarimi u bë gjatë një vizite të homologut ukrainas, Volodymir Zelenskiy në Stamboll në kuadër të së cilës Turqia ka ofruar edhe ndihmë ushtarake për Kievin.
Kuleba: Vetëvrasëse për Europën mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO
Ministri i Jashtëm ukrainas ka deklaruar se Ukraina duhet pranuar menjëherë në NATO pas përfundimit të luftës me Rusinë. Ai ka bërë thirrje që Perëndimi të mos përsërisë gabimin e kancelares Angela Merkel në vitin 2008, dhe ka nënvizuar se e vetmja rrugë për të ndalur agresionin rus në të ardhmen është zgjerimi i Aleancës.
Mos përsërisni gabimin e vitit 2008 kur anëtarësimi i Ukrainës u kundërshtua…E vetmja mënyrë për të mbyllur derën për agresionin rus kundër Europës dhe hapësirës euro-atlantike ështa pranimi I Ukrainës në NATO
Edhe një vit në krye të NATO-s
“Politico” shkruan sot se Jens Stoltenberg do të mbetet në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s edhe për një vit.
Grenell: E morën në dorë europianët dhe ja ku jemi tani
Ish-i Dërguari Special i SHBA-ve për dialogun Prishtinë-Beograd Richard Grenell, ka fajësuar europianët për gjendjen e tanishme të krijuar në raportet mes të dyja vendeve. Në një intervistë për “Real America’s Voice”, Grenell ka theksuar se ndryshimi ka ardhur me administratën Biden.
Një model si i Izraelit për Ukrainën në NATO
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, synon “modelin e Izraelit” për angazhimin e Ukrainës në NATO. Ndërsa heziton t'i ofrojë anëtarësimin e plotë, ky model do të ishte një angazhim i kufizuar në kohë, përmes të cilin do të bëhej e mundur futja e armëve të Perëndimit në vend, shkruan New York Times.
Air Defender 23/ Gjermania organizon stërvitjen më të madhe në historinë e NATO-s
Gjermania po udhëheq stërvitjen shumëkombëshe Air Defender 23, e cila përbën dislokimin më të madh të forcave ajrore në historinë e NATO-s. Stërvitja e nisur sot përfundon më 23 qershor dhe në kuadër të saj do të kryhen operacione ajrore me forcat ajrore aleate dhe partnere. Qëllimi është optimizimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit midis vendeve pjesëmarrëse.
