nato

Qeveria malazeze miraton rezolutë për anëtarësimin në NATO

Postuar në 19 Shtator, 2015 13:33

Qeveria malazeze ka miratuar një rezolutë për anëtarësimin në NATO. Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik” shkruan se ky akt mund të jetë i koordinuar, pasi në muajin dhjetor parashikohet një takim i ministrave të vendeve anëtare të NATO-s dhe me këtë rast, edhe çështja e Malit të Zi mund të hyjë në axhendë. “Sputnik” citon kreun e opozitës malazeze, Andrija Mandiç, sipas të cilit trajtimi i kërkesës malazeze duhet parë me seriozitet, pasi në çdo rast, Aleanca mund të përballet nesër me një kërkesë për dalje të Malit të Zi nga NATO.

Pages

Subscribe to RSS - nato