nato
Orban i hap rrugën NATO-s
Hungaria do t’i lejojë trupat e NATO-s të vendosen në perëndim të territorit të saj, ndërsa u ka hapur dritën jeshile edhe dërgesave të armëve për të kaluar drejt vendeve të tjera anëtare.
Me anë të një vendimi, qeveria hungareze u jep mundësinë trupave të NATO-s të kalojnë tranzit nga toka dhe ajri përmes Hungarisë dhe në Hungari në perëndim të Danubit. Gjithashtu lejohen forcat e NATO-s të kalojnë tranzit në raste të tjera, të tilla si pjesëmarrja në stërvitje dhe misione stërvitore, me përjashtim të rasteve kur destinacioni i tyre përfundimtar është Ukraina.
Finlanda nuk është neutrale. Duhet të përgatitemi për çdo gjë, Putin nuk e ka luksin ta humbasë këtë luftë
Ndërkohë që lufta në Ukrainë ka kthyer në vëmendje statusin e vendeve të Europës Qendrore, ose më mirë kërkesën e Rusisë për neutralitetin ushtarak të tyre, ish-kryeministri i Finlandës, Alecander Stubb deklaron në një intervistë për gazetën greke, “Kathimerini” se i vetmi vend që thotë se Finlanda është neutral, është Rusia.
Si një partner aktiv i Aleancës, Finlanda ka në themel gjithçka si detyrim, përveç nenit 5
Asnjë hap më tej në Lindje! Rusia deklaron se do ta kundërshtojë ushtarakisht zgjerimin e NATO-s
Kremlini po zbulon së fundmi objektivat politikë në Ukrainë, të paktën për atë që thotë publikisht. Zëdhënësi Dmitry Peskov ka deklaruar për Sky News Arabia, se Rusia nuk kërkon ndarjen territorial të Ukrainës por neutralitetin e deklaruar në Kushtetutë të saj dhe çarmatimin. Ide të ngjashme u shprehën dy ditë më parë edhe nga ministri i Jashtëm Lavrov, sipas të cilit një zgjidhje do të gjendet. Dhe në fakt dje agjencia "Tass" njoftonte se “bisedimet janë vendosur të zhvillohen me dyer të mbyllura”.
Lufta në Europë quhet NATO
Wesley K. Clark: NATO duhet të njohë realitetin e ri që krijoi Rusia
Situata në Ukrainë ka krijuar një realitet të ri, të cilin NATO duhet të përgatitet ta njohë. Një Rusi më kundërshtare se më parë kërkon forca shtesë, logjistikë dhe thellimi të bashkëpunimit në sferat joushtarake.
Gjenerali në pension, Wesley K. Clark, ish-komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s, në Evropë, thotë për USA TODAY se sanksionet e Perëndimit mund të jenë efektive, por jo tani për tani.
A ka të drejtë Putin?
Në shtator 1993, presidenti rus, Boris Jelcin, i shkroi një letër të gjatë homologut amerikan, Bill Klinton. Letra që niste me "I dashur Bill", kërkonte "shkëmbim të sinqertë të mendimeve" të dy liderëve.
“Nuk na plas fare për sanksionet e Perëndimit”
Ambasadori i Rusisë në Suedi doli nga korniza e diplomatit, kur u pyet për sanksionet e Perëndimit në rast të një invazioni në Ukrainë.
“Më falni gjuhën, por ne as na plas fare për sanksionet”, tha Viktor Tatarintsev për të përditshmen e Stokholmit, Aftonbladet.
Diçka mbetet e pasqaruar nga përfaqësuesi i Rusisë në Tiranë
Ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev ka dalë sot në një konferencë për shtyp gjatë së cilës ka sqaruar disa momente të tensioneve të fundit mes Rusisë dhe Perëndimit në Ukrainë. Konferenca vjen pak ditë pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov dërgoi një letër për disa vende përmes së cilës Kremlini kërkon nga të gjitha këto vende qëndrim të qartë dhe sqarim mbi atë sesi ato e kuptojnë detyrimin që rrjedh nga Karta e Stambollit për të mos forcuar sigurinë e tyre në kurriz të sigurisë së shteteve të tjera.
Ambasadori rus sqaron letrën për Tiranën (VIDEO)
Letrës që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka dërguar qeverisë shqiptare, ku i kërkon të mbajë një qëndrim sa i takon pandashmërisë së sigurisë në Europë dhe që u interpretua në Tiranë si kërcënim, për ambasadorin rus, Mihail Afanasiev, nuk i duhet dhënë ky interpretim.
Kriza në Ukrainë, SHBA: Rusia mund të inspektojë bazat e NATO-s në Poloni dhe Rumani
Administrata amerikane Joe Biden ka ndërmarrë një nismë të fundit që shkon përtej disa standardeve të deritanishme, në mënyrë që të shmangë një konflikt në Ukrainë. “Bloomberg" raporton se Washingtoni i ka ofruar Kremlinit mundësinë e verifikimit të dispozitivit ushtarak në bazat e NATO-s në Rumani dhe Poloni.
