lis bukuroca
Urime Shqipëri që mbetesh një eksperiment mes durimit dhe dëshpërimit!
Për herë të katërt, populli foli — ose të paktën nuk kundërshtoi, por shpërbleu. Me mbi 52% dashuri, zgjodhëm integrimin e sigurt në BE, jo si shtet, por si komb. Zhvendosje! Urime udhëheqësit tonë të përjetshëm, që na mëson në çdo mandat se demokracia është një formalitet dhe se opozita është thjesht zbukurim. Një trëndafil plot gjemba, i vyshkur, në sfond. Lavdi kutive që mbushen më mirë se frigoriferët!
Gëzuar Shqipëri që mbetesh një eksperiment midis durimit dhe dëshpërimit
Shërim të shpejtë Vuçiçit?
Sot në mëngjes lexova një shkrim në "Albania Post“. Autori, në fund, uroi shërim të shpejtë për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ashtu si edhe për kryeministrin sllovak, Robert Fiko.
Aty ndjeva një kundërshti të brendshme dhe thashë me vete: „A është e moralshme t’i urosh shërim një njeriu që ka shkaktuar aq shumë vuajtje?“
Si do të kishte reaguar një kundërshtar i stalinizmit, nëse dikush do t’i uronte shërim të shpejtë “xhaxhit”?
Dhuna verbale e Edi Ramës
Mbrëmë dëgjova fjalimin e Edi Ramës, ku foli për ndryshimet në Tiranë dhe kontributin e madh të Erion Veliajt. Në kushte normale, do të kisha mbajtur mend shifrat dhe vlerësimin e atij kontributi, por ato u asgjësuan nga fjalori i ashpër dhe dhuna verbale. Nëse një lider dëshiron të informojë për arritjet, ai duhet të përdorë argumente dhe fakte, jo të idealizojë veten dhe të dehumanizojë kundërshtarët.
Pse (s’)ekziston Zoti?
1.
Kur do të kërkojë azil Aleksandër Vuçiçi?
Në intervistën e tij të fundit, Kryetari i Serbisë, ka bërë një sërë deklaratash që kanë nxitur reagime brenda Serbisë. Ai theksoi se brenda Partisë Përparimtare Serbe (Srpska Napredna Stranka, SNS) ekziston një grup që quhet lojalistë, të cilët qenkan jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe ekstremistë.
Vërshimi i mediokriteteve
“Gjenitë“ po shpërthejnë aty ku nuk e pret askush, me dy palë mend në kokë. Kush vë në dyshim teoritë e tyre nacionaliste, ata e quajnë tradhtar, të paguar, të shitur dhe injorant. Në atë fjali përmblidhet e gjithë aftësia, specializimi dhe “gjenialiteti“ i tallava-shkencëtarëve.
Ideja e kombit kosovar është nostalgji serbe
Kombi shqiptar është një prurje historike, të paktën mbi 6,000 vjeçare, bazuar në ndarjen e proto-shqipes nga familja e gjuhëve indoeuropiane, që u publikua nga studiuesit e huaj në revistën “Science.”
Dikur ekzistonin qytete-shtete, si Athina, Sparta, Delfi, Mileti etj., dhe fillimisht edhe Roma, derisa u shndërrua në perandori. Sipas dijes dhe logjikës së sotme, banorët e atyre qyteteve do t’ishin quajtur kombe të ndryshme. Megjithatë, ata të gjithë e quanin veten helenë, ndërsa romakët i quanin ‘graeci’.
Ndryshoni kufirin!
Padrejtësi më të madhe sesa njësia njëetnike, në shtetin multietnik, nuk ka, por e keni firmosur dy herë, e keni aprovuar në Kuvend, tani nuk e kërkon vetëm Rusia dhe Serbia, por krejt Perëndimi! Edhe Shqipëria. Realizojeni ose dorëhiquni!
Perëndimi është bindur se njësia serbe do ta mbajë nën kontroll Kosovën, prandaj e dëshirojnë!
Humanizmi si religjion
Në humanizëm njeriu nuk ka nevojë për klerikë, as për organizata fetare. As për nënshtrim. Në fakt nevojitet vetëm dija e intelektualëve dhe filozofëve të mëdhenj humanistë: të djeshëm dhe të sotshëm. Humanisti është një fakt i pranishëm, i dukshëm, i prekshëm, i ndjeshëm, me intelekt të zhvilluar dhe mund të besojë vetëm në fakte të dëshmueshme.
Një rugëtim letrar midis legjendës dhe realitetit
Mbi romanin “Ngjyrat e dashurisë” të Lis Bukurocës (Naser Aliu)
“Ngjyrat e dashurisë” i lexova dhe i shijova deri tek fjalia e fundit. Nuk u nxitova ta lexoja shpejt. E shijova nga pak çdo ditë, madje me kursim, ashtu siç pihet një liker i kualitetit të lartë me mendimin se pasi ta kesh mbaruar, nuk do kesh mundësi për ta shijuar përsëri dhe për të ndjerë sërish atë kënaqësi të thellë që të ka dhënë.