leonard mitro
Ekzorcizmi i Shqipërisë!
Agimi i Artë i Zvërnecit
Është ironike sesi vargjet e një kënge retro-atdhetariste të Shqipërisë komuniste atashohen me një situatë social-politike të ditëve të fundit. Në vargje thuhet “E i fortë po shndrit ai diell dhe burimi këngët lugjeve i përcjell/Nga ky diell i kohës sime shndrisin shekujt në agime". Etj etj”. Një kolonë zanore që shoqëron festat dekorative dhe çdo demostrim nacional-politik të fund-tranzicionit. Por jo të gjithë regjistrat që atashohen me këtë power point patriotik kanë të njëjtën valencë.
Me Kalorësin “spazmatik” dhe Apostullin Thoma!
Zog i Shqipes apo bir i Kryqit..!? Mbi këtë antogonizëm e ngriti narrativën e tij “patriotike” kryeministri i Shqipërisë në fjalimin para emigrantëve shqiptarë të Athinës. Si më poshtë po citoj një paragraf shumë domethënës nga recitimi i tij publik që në thelb nënkuptonte një persekutim antropogjen të shqiptarit “fluturues” nga grekët e shenjuar të Kryqit.
Dhe faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dykrenare dhe nuk kishte lindur në mbrojtjen e Kryqit të Bardhë
Πιθανώς “una razza, due facce!"
