korrupsioni
Miqtë e fuqishëm të Edi Ramës - një karrierë që po mbështetet me çdo çmim
Përplasjet e fundit mes Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, vijojnë të tërheqin vëmendjen mediatike në botë. Pas Ëashington Times që u cilësua si gazetë e dorës së dytë, sot një hapësirë kësaj përballjeje i lë edhe gazeta New Europe, e cila publikohet në Bruksel. Gazeta është e njohur dhe ajo e ka trajtuar situatën në Shqipëri në kontekstin e një korrupsioni që po konvertohet në ndihmë politike për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë.
Zgjim nga letargjia**
Prej 25 vitesh Rumania është në rrugën e ripërtëritjes. Një vend, që si vende të tjera të ish-bllokut komunit lufton me trashëgiminë e epokës komuniste. Herë mirë, herë keq. Një hap para, dy hapas pas. Pastaj sërish dy hapa përpara, dhe një pas. Kështu vazhdon historia gjithë këto vite. Kriza të shpeshta, aq sa të krijohet përshtypja, se vendi do të zhytet në kaos dhe katastrofë. Por gjithsesi vendi ecën përpara. Por si do të ndodhë kësaj here?
Unë jam Donald Lu
"Sonte, më 2 shkurt 2017, nën temperatura të ulta të motit, qindra mijëra rumunë, janë ende në sheshin kryesor të Bukureshtit duke protestuar kundër një vendimi të parlamentit të tyre, për të mos lejuar zbutjen e një ligji që ndëshkon të korruptuarit.
Rumani/Kundër korrupsionit - protestat më të mëdha që nga rënia e komunizmit
Rumunët janë çuar në protestë për shkak të disa ndërhyrjeve ligjore që dekriminalizojnë vepra të korrupsionit(http://www.respublica.al/2017/02/02/antidemokraci-origjinale-n%C3%AB-rumani). Britanikja "The Guardian" shkruan se këto protesta janë më të mëdhatë që nga rënia e komunizmit.
Antidemokraci origjinale në Rumani
Ata u mblodhën së bashku njësoj si hajdutët natën: pa njoftuar as kolegët e kabinetit në ditën me diell për qëllimet e tyre, kësisoj të martën në mbrëmje (31.01) ministri i Drejtësisë Florin Iordache vendosi në rendin e ditë të një mbledhjeje të pazakontë të kabinetit në një orë të vonë dekretet me procedurë të përshpejtuar. E më pas ai me këmbëngulje dhe i pamëshirshëm argumentoi, atë që theksojnë pa u lodhur mbështetësit e qeverisë, që ata të lirohen prej "burgjeve të tejmbushura". Brenda natës dekretet u publikuan në fletoren zyratre, për të hyrë kështu menjëherë ligjërisht në fuqi.
"Pasojat e Saliut"/Gjinushi kërkon një vend në listën e PS-së, në emër të së majtës së shëndetshme
Skënder Gjinushi i ka dhënë një intervistë Report Tv në të cilësn është shfaqur si analist politik, Obsesioni me Sali Berishën, patologjia me LSI-në, ja boshti i analizës që mandej lejon edhe ndonjë predikim krejt ëndërrimtar si ai i “të majtës së shëndetshme”, diçka që me përkufizim nuk ka shanse të ekzistojë.
Gjithsesi Gjinushi thotë se edhe pa LSI-në, PS-ja me elektroatin e vet fiton. Por për këtë duhet të rikthejë besimin. Dhe një nga këto shenja është edhe përfshirja në listat e kandidatëve e tij dhe ndonjë të majti tjetër që ka ca vota.
Mbi një lajm të munguar në Tiranë
Publikimin e para ca ditëve nga Transparency International të raportit mbi indeksin e perceptimit të korrupsionit në nivel global, media e Tiranës e përcolli me një heshtje konsensuale, dhe kjo për arsye të mirëkuptueshme. Ministria e së Vërtetës Qeveritare( nënkupto: mediat proqeveritare) të cilat minimizimin apo relativizimin e çështjeve, interpretimin e shtrembëruar të fakteve duke përdorur ekspertë mercenarë e kanë sofistikuar në art, duhet të ketë vendosur që raporti nuk përbën lajm.
Është jetike që të paktën të mos i besojmë
Ka disa ditë që qytetarët shqiptarë, ata që lexojnë mediat, po informohen se janë gjetur të dhëna të reja nga disa fusha që implikojnë pozitën juridike të Sali Berishës. Çështja është (bërë) shumë serioze dhe kjo mund të kuptohet nga protagonistët, ku spikat Taulant Balla. Një nga dy komisionet hetimore parlamentare për CEZ-in paska gjetur të dhëna të reja.
Strategët e së ardhmes, apo pasqyrë e njëri-tjetrit?
Kryeministri Rama bëri një parashtrim nga Asambleja e Partisë Socialiste mbi raportet me LSI-në, parti me të cilën socialistët bashkëqeverisin prej 4 vitesh. Para audiencës asambleiste dhe asaj televizive kryeministri la të kuptohet se në PS ka një dilemë të madhe nëse duhet vazhduar apo jo koalicioni me LSI-në. Dhe kjo sipas tij e ngritur mbi perceptimin se LSI është një parti që përfaqëson korrupsionin dhe klientelizmin.
