kina
Mali i Zi i shpëton borxhit kinez
Mali i Zi ka arritur një marrëveshje me katër banka ndërkombëtare për të shmangur rrezikun që paraqiste për të një borxh 1 miliard dollarë ndaj Kinës. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve MINA, e cila i referohet një deklaratë të ministrit të Financave, Milojko Spajiç.
Marrëveshja që rifinancon borxhin parashikon edhe uljen e normës së interesit për shlyerjen, raporton Reuters.
Si u bë Serbia depozita e energjisë ndotëse të Kinës
Në fund të vitit 2015, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në atë kohë kryeministër, ishte i ftuar në televizionin kombëtar, RTS. Kur u pyet nga moderatorja Olivera Joviceviç pse kinezët janë të interesuar të investojnë në Serbi, Vuçiç u përgjigj në mënyrën e tij tipike: “Sepse ata kanë interesat e tyre. Për shkak se ata duhet të mbyllin një pjesë të fabrikave të tyre të farkëtimit dhe çelikut. Mendoj se kjo bëhet për shkak të ajrit të pastër, për të cilin nuk kam njohuri të mjaftueshme, të jem i sinqertë. Dhe pse duhet të shqetësohem për këtë?”
Një kundërpërgjigje europiane për Rrugën e Mëndafshit
BE po i kundërpërgjigjet me një projekt konkret nismës kineze Belt&Road. Projekti i madh infrastrukturor i Pekinit ka për qëllim të lidhë Azinë me tregjet evropiane, por është parë gjerësisht si një mjet që do t’i sigurojë Kinës ndikim politik ndërkombëtarisht. Këshilli Europian ka një draft konkret konkluzionesh në të cilat kanë arritur qeveritë e BE-së.
Zv.kryeministri japonez: Ta mbrojmë ushtarakisht Tajvanin. Mund t’i vijë radha Okinavës
Japonia dhe Kina duket se po përshfaqen si armiqtë më të rinj në Azi, duke kaluar një hap më lart nga statusi i rivalit që kanë patur deri më tani.
Tokio po përpiqet përherë e më shumë të mobilizojë opinionin ndërkombëtar kundër një pushtimi të mundshëm ushtarak të Tajvanit nga Kina.
Agjencia “Reuters” citon zv.kryeministrin japonez, Taro Aso të jetë shprehur për agjencinë “Kyodo” se Japonia duhet ta mbrojë ushtarakisht Tajvanin së bashku me ShBA-të nëse Kina e sulmon ishullin.
Paralajmëron Xi Jinping: Përtëritja e kombit kinez ka hyrë në një kurs historik të pakthyeshëm
Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë një demonstrim force dhe autoriteti kur me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste Kineze ka deklaruar se kohët kur Kina masakrohej dhe i bëhej presion kanë mbaruar përfundimisht.
Kushdo që guxon ta bëjë një gjë të tillë do të përplasë kokën kundër Murit të Madh të çelikut të farkëtuar nga mbi 1.4 miliardë kinezë. Përtëritja e kombit kinez ka hyrë në një kurs historik të pakthyeshëm
Zyrtarët japonezë paralajmërojnë për një sulm ruso-kinez mbi Havain
Zyrtarë të ministrisë japoneze të Mbrojtjes kanë paralajmëruar se Kina dhe Rusia mund të jenë duke planifikuar një sulm ushtarak mbi Havain, përveçse kanë në vëmendje Tajvanin.
Mbyllet gazeta më e madhe pro demokracisë në Hong-Kong
Gazeta më e zëshme pro demokracisë në Hong-Kong, “Apple Daily”, doli në treg këtë të martë për herë të fundit. Tërheqja e saj nga tregu vjen pas një viti të stuhishëm, përgjatë të cilit pronari i saj dhe një pjesë e stafit u arrestuan sipas një ligji të ri të vendosur nga Pekini për sigurinë kombëtare në Hong Kong dhe për pasuritë e tij të ngrira.
Tajvani e dënoi mbylljen e gazetës, duke e cilësuar si "shtypje politike" të mediave të qytetit që drejtohet nga Kina dhe zile alarmi për lirinë e fjalës dhe medias.
Kina bëhet shteti i parë që emeton kriptomonedhë
Kina bëhet vendi i parë në botë që miraton një kriptomonedhë si monedhë zyrtare. Qeveria e Kinës njoftoi se firma e përzgjedhur për blerjen dhe tregtimin e monedhës së re është YuanPay Group. Shitjet e monedhës së Kinës filluan zyrtarisht 21 qershor të vitit 2021 dhe aktualisht këto monedha mund të blihen vetëm nga YuanPay Group.
Zëvendësministri kinez i Financave, Liu Kun, tha se vlera e monedhës së re është vetëm 0,12 jen.
Kina ka një “armik” të ri
Fuqia e dytë ekonomike në botë po përballet me një "armik" që disa vite më parë as që e mendonte: tkurrjen demografike. Kina i ka ndryshuar dy herë vitet e fundit politikat për lindjen e fëmijëve dhe aktualisht lejon secilin çift të ketë maksimumi tre fëmijë. Por mesa duket as kjo nuk mjafton. Pritet që shteti komunist të heqë kufirin për lindjet. Kjo pasi pavarësisht masave të viteve të fundit, lindjet kanë rënë. Kina po plaket. Dhe "motori" i rritjes së saj të jashtëzakonshme ekonomike - e njëjta rritje që e bëri Kinën fuqinë e dytë botërore - tani mund të ngecë.
Realiteti pas premtimeve për paqe dhe stabilitet
