Georgios Varouxakis
Perëndimi, histori e një Ideje
Çfarë është Perëndimi? Një nocion gjeografik, politik, kulturor? Është një pyetje që sot merr vlerë ekzistenciale pasi konkurenca globale është në prag të shndërrimit në konflikt. Si një nocion që ka evoluar përherë dhe ka njohur universalizmin vetëm tek vlerat e veta, Perëndimi është në themel një Ide e përpunuar në funksion të ndërtimit të një polisi kulturor përfshirës. Mbi historinë e kësaj ideje, historiani grek, Georgios Varouxakis ka publikuar një libër, rreth gjetjeve të të cilit komenton në një intervistë për “The Guardian”.