edi rama

Nuk ka fund saga e drejtorëve "që po na nxjerrin bojën"

Postuar në 22 Tetor, 2018 12:51

Jam i vetëdijshëm që në në çdo qark, çdo rreth, në çdo bashki ka drejtorë që po na nxjerrin bojën

Kshtu shprehej kryeministri në maj të vitit 2015 gjatë një mbledhjeje me zyrtarë të administratës në Shkodër. Asokohe ky material rrodhi si audiopërgjim dhe as u mohua ndonjëherë nga Edi Rama.

Sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, z. Rama përsërit të njëjtën akuzë:

Kemi ca drejtorë legenë që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim

Rilindjen e kërcënojnë por nuk bëzan

Postuar në 18 Tetor, 2018 15:10

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe ankohej dje në rrjetet e sociale se e kërcënojnë nga burgu për shkaqe të ndryshimeve ligjore me bixhozin. Sot këtë ankesë e ka përsëritur kryeministri Edi Rama që tha në Parlament:

Jam shumë i keqardhur që një pjesë e deputetëve, dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Financave dhe të Ekonomisë, janë kthyer në një shënjestër të e një sulmi vulgar, të orkestruar nga burgu 313

Të paktën nuk do ketë më heronj të rremë!

Postuar në 17 Tetor, 2018 20:05

Sali Berisha i parë i bëri heronj. Heronj të rremë të një shoqërie që ecën mbrapa përmes stafetës së iluzioneve.

I bëri heronj gazetarët si komunitet dhe bëri madje heronj të privilegjuar ata, të cilët hëngrën ndonjë dorë dru për ndonjë shkrim që sot do ishte qesharak nga njerëz pagdhendur të atij pushteti të viteve ’92-97. Në atë valë dhune absurde, u justifikua edhe ndonjë incident që përfshinte gazetarë, por që nuk kishte të bënte me punën.

A mund të lidhet Edi Rama?

Postuar në 15 Tetor, 2018 16:32

Shumë vite më parë, miqtë më të ngushtë të Edi Ramës, u mblodhën një mbrëmje, më vete dhe filluan një diskutim, për sjelljet e çuditshme, gati të përhershme dhe të pakuptueshme të tij. Edhe pse miq shumë të afërt, ata nuk e kuptonin, se çfarë ishte në fakt ky njeri, si ishte ndërtuar në atë mënyrë, që nuk ngjante me asnjërin prej tyre dhe çfarë ishin veprimet e tij?

Klement Balilin nuk e kapi Ligji, por mund ta kapë Direktiva politike

Postuar në 15 Tetor, 2018 14:19

Në takimin e sotshëm me përfaqësues të Policisë së Shtetit, kryeministri Rama ndër të tjera tha:

Çdo familje të jetë si në shtëpi të vet në çdo hapësirë publike, kurse të fortëve klubet, parqeve t’iu duken dhe i huaj dhe të maten mirë kur hedhin hapin dhe hapin gojën.

Kryeministri: Policia duhet të luftojë edhe në planin mediatik për rezultatet e saj

Postuar në 15 Tetor, 2018 13:33

Kryeministri Edi Rama duket se ka marrë në dorë vetë luftën mediatike lidhur me perceptimin për kriminalitetin në vend. Në një takim me përfaqësues të Policisë së Shtetit, z. Rama ka kërkuar nga përfaqësues të Policisë që të reagojnë për çdo rast kur ngrihen akuza ndaj tyre. I irrituar me situatën e fundit, kryeminstri u është referuar statistikave zyrtare që e rendisin Shqipërinë ndër vendet e sigurta. Në faqen e vet në Facebook, kryeministri përcjell këtë mesazh:

Dakord për penalizimin e shpifjes, por ku të marrim Informacion?

Postuar në 14 Tetor, 2018 19:25

Kryeministri Edi Rama ka shpallur së fundmi nismën e tij ligjore kundër shpifjes. Dhe duhet thënë se e ka marrë me yrysh të madh kësaj radhe. Kryeministri Rama është në të drejtën e tij të luftojë atë që e quan njollosje të padrejtë të qeverisë së tij, ndërkohë që vërejtja e parë që i është bërë lidhet me mungesën e informacionit për çështje me interes publik. Ky është një detyrim ligjor të cilin z. Rama e promovoi qëkurse erdhi në pushtet. Të kërkosh të kriminalizosh shpifjen duhet më së pari që të krijosh kushtet për transparencë sipas ligjit.

Sa do dënohej Jankullovksa në Shqipërinë e Edi Ramës?

Postuar në 08 Tetor, 2018 20:21

Ish-ministrja e brendshme maqedonase,  Gordana Jankullovska u dënua me 6 vite burg për abuzim me detyrën në tenderin e blerjes së automjetit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Akuza penale lidhet me shkeljet e një prokurimi publik, pasi ish-kryeminsitri e paracaktoi personalisht automjetin, duke shkelur procedurat me ndihmën e ish-vartësës së tij, Jankullovska.

Tabloja Sinoptike e skenarëve "Babale" dhe "Xhisiela": Baltë dhe intriga, asgjë më tepër

Postuar në 08 Tetor, 2018 14:13

Fjala e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së:

Unë për vete nuk jam hajdut! Ndaç besoni, ndaç jo

Postuar në 04 Tetor, 2018 19:56

Sot kryeministri Rama, ka zgjedhur që përmes rubrikës në Facebook, "Përgjigja ime", të japë një sqarim mbi ata që akuzojnë se politikanët janë të gjithë hajdutë. Më poshtë video e plotë:

Pages

Subscribe to RSS - edi rama