bota

Nënkryetarja e PE përvijohet si rivalja kryesore e Viktor Orban

Postuar në 02 Tetor, 2021 11:59

Në Hungari, opozita mbajti zgjedhjet, nga të cilat eurodeputetja Klára Dobrev fitoi raundin e parë të një gare për t'u bërë kandidatja e përbashkët për kryeministre të Hungarisë.

Ky votim është pjesë e një përpjekjeje të gjashtë partive të opozitës për një front të bashkuar që do të sfidojë kryeministrin Viktor Orban në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Dobrev, e cila është nënkryetare e Parlamentit Evropian, mori 214 319 vota - 34.8 përqind të totalit dhe e cilësoi rezultatin një "sukses historik".

Duerte i Filipineve deklaron tërheqjen nga politika

Postuar në 02 Tetor, 2021 11:28

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, njoftoi tërheqjen nga planet për të kandiduar për zv.president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Duterte tha se do të tërhiqet nga politika pasi të përfundojë mandatin aktual, raporton Al Jazeera.

Në vend dhe me “bekimin” e tij, për postin e zëvendëspresidentit do të kandidojë ish-bashkëpunëtori i vjetër dhe senatori Bong Go.

Izrael, dyshime se vaksina anti-Covid shkakton çrregullime të ciklit menstrual

Postuar në 30 Shtator, 2021 11:13

Studiuesit izraelitë po përqendrohen në një fenomen që dyshohet se është efekt anësor i vaksinës kundër Covid-19. Ajo që nisi si një raportim i grave të vaksinuara në rrjetet sociale, mori përmasa të tilla saqë një studim i ri do të duhet t’i japë përgjigje. Në shkurt, menjëherë pasi gratë në moshë për të lindur fëmijë filluan të marrin dozën e dytë, shumë prej tyre postuan në mediat sociale se po përjetonin ndryshime në ciklin menstrual menjëherë pas injeksionit, të tilla si parregullsi dhe gjakderdhje të shtuar. Gra të tjera raportuan se u ishte rikthyer cikli vite pas menopauzës.

Rusia kërcënon Youtube me mbyllje

Postuar në 29 Shtator, 2021 12:07

Vendimi i Youtube për të mbyllur dy kanalet në gjuhën gjermane të RT, një media e financuar nga qeveria ruse, është kundërshtuar ashpër nga kjo e fundit. Përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, Rusia denoncoi vendimin e YouTube, duke e cilësuar një “akt agresioni të paparë informacioni” dhe një “manifestim të dukshëm të censurës dhe shtypjes së lirisë së shprehjes”. Zakharova paralajmëroi si kundërpërgjigje mbylljen e mediave gjermane në Rusi.

"Tani do bëhem i ashpër, por është vetëm sa për kamerat"

Postuar në 28 Shtator, 2021 22:25

Libri i ish-zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, rikthen edhe njëherë debatin për raportin e veçantë të Trump me presidentin rus, Vladimir Putin.  “Ajo që pashë në Shtëpinë e Bardhë” është libri që pritet të dalë në treg më 5 tetor. Megjithatë, Washington Post ka publikuar disa nga detajet interesante.

Afganistani adopton përkohësisht kushtetutën e monarkisë së 1964-s

Postuar në 28 Shtator, 2021 16:31

Talibanët kanë miratuar përkohësisht një kushtetutë të vitit 1964, e cila u jep grave të drejtën e votës, por eliminon çdo element me të cilin ata nuk pajtohen. Vendimin e njoftoi ministri në detyrë i Drejtësisë.

"Emirati Islamik do të miratojë kushtetutën e kohës së ish-mbretit Mohammad Zahir Shah për një periudhë të përkohshme", tha Mawlavi Abdul Hakim Sharaee.

Macron pretendon autonomi strategjike për Europën pas një marrëveshjeje me Greqinë  

Postuar në 28 Shtator, 2021 10:48

Një marrëveshje historike është cilësuar nge liderët e të dy vendeve ajo e nënshkruar mes Francës dhe Greqisë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, nënshkruan në Paris një marrëveshje në fushën e mbrojtjes, e cila forcon bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe ndihmon në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të të dy vendeve.

Sipas Macron, marrëveshja është një "një hap i parë i guximshëm drejt autonomisë strategjike evropiane".

Macronin e qëllojnë sërish (VIDEO)

Postuar në 27 Shtator, 2021 23:55

Presidenti francez u bë sërish shënjestër e një protestuesi gjatë një panairi gastronomie në Lion, të hënën. Sipas Reuters, një burrë hodhi një vezë në drejtim të tij, duke bërtitur “Rroftë republika”. Agresori u arrestua menjëherë, ndërsa Macron shpëtoi pa u bërë pis nga veza, e cila, siç tregojnë pamjet e preku në zonën e qafës.

Macron po ndiqte një panair gastronomie, së bashku me ministrin e Bujqësisë Julien Denormandie, për të promovuar industrinë franceze të ushqimit dhe mikpritjes në qytetin jugor të Lionit.

Kryebashkiaku i Stambollit: Ëndrra ime për Turqinë do të bëhet shpejt realitet

Postuar në 27 Shtator, 2021 17:28

Si politikani i parë që ka mundur Partinë në Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në garën për Bashkinë e Stambollit në vitin 2019, Ekrem Imamoglu është ndoshta figura më e debatuar e opozitës në Turqi. Kryetarja e Partisë së Mirë (IP), Meral Aksener, kohët e fundit e krahasoi atë me Mehmed Pushtuesin, duke ndezur polemika.

Mario Monti: Defektet dhe vlerat që i njoh Merkelit

Postuar në 27 Shtator, 2021 14:03

Ish-kryeministri italian, Mario Monti, i rikthehet krizës së euros dhe rolit të Angela Merkelit në zgjidhjen e saj. Në një intervistë për Corriere della Sera, Monti flet për angazhimin e hekurt politik të kancelares që drejtoi ekonominë më të madhe të Europës për 16 vjet, por edhe për pasiguritë për krizën e eurozonës dhe tolerancën e tepruar për autokratin Orban në Hungari.

Pages

Subscribe to RSS - bota