be
BREXIT mund të çojë në shpërbërjen e Britanisë
Propozimi i kryeministres britanike Tereza Mei për marrëveshjen e Brexit mund të çojë në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo pasi Irlanda e Veriut do të gëzojë trajtim të diferencuar. Këtë deklaroi për rrjetin e radio BBC deputet i Partisë Demokratike Sindikaliste (PDU) të Irlandës së Veriut, Jeffrey Donaldson.
BE e painformuar pse iku Xhafa
Largimi i Fatmir Xhafës nuk ka qenë kërkesë e ndërkombëtarëve, por hall i brendshëm i tij dhe i qeverisë. Ikja pa një motiv, por me argumentin se përmbushi objektivat ishte një sqarim i sforcuar që në radhë të parë tradhëtohej nga vetë fytyra e Xhafës.
Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca konfirmoi në një intervistë për "Opinion" se as përfaqësia e Brukselit në Tiranë nuk ka qenë në dijeni për arsyet e largimit të ish-ministrit të Brendshëm në kulmin e suksesit të tij.
Hahn: Fund negociatave të pranimit me Turqinë. Është më e ndershme
Komisionieri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, ka deklaruar se negociatat e pranimit me Turqinë, duhen mbyllur.
Në planin afatgjatë do të ishte më e ndershme për Turqinë dhe BE-në që të ndiqnin një drejtim të ri dhe të mbyllin bisedimet e pranimit
është shprehur Hahn në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, citon “Kathimerini”.
Të njëjtin qëndrim ka shprehur më herët edhe Parlamenti Europian, ndërkohë që Austria, vendi i Hahn, ka marrëdhënie shumë problematike me Ankaranë zyrtare.
Një Europë pa Merkel
Për shumë analistë në Bruksel tërheqja graduale e Angela Merkel nga skena politike nuk vjen si rrufe në qiell të hapur. Samiti i dështuar i BE-së mbi krizën e refugjatëve, politiko parashikoi fundin e afërt të kancelares.DW shkruan se në shumë vende evropiane, veçanërisht në Poloni, Hungari dhe Itali nuk do të jetë askush i keqardhur që Merkel do të braktisë në Kancelarinë.
FT: Nga "Lenini i Egjeut" në beniaminin e BE-së
Financial Times u kërkon britanikëve që për çështjen e BREXIT të marrin "mësime" nga lufta e gjatë dhe e dhimbshme e Greqisë për të dalë nga kriza.
Në artikullin e tij, gazetari Tony Barber përshkruan presionet që kanë pësuar ekonomia greke dhe sistemi politik, ndërsa nënvizon braktisjen e PASOK nga votuesit dhe transferimin e tyre tek SYRIZA.
PE i paraprin ndërhyrjes së Facebook në zgjedhje
Parlamenti Evropian i kërkon Facebook të lejojë organet e BE-së të kryejnë një shqyrtim gjithëpërfshirës për mbrojtjen dhe sigurinë e përdoruesve pas skandalit lidhur me përvetësimin e paligjshëm të të dhënave personale të 87 milionë shfrytëzuesve të rrjetit social popullor.
Salvini: I themi "Jo" sanksioneve ndaj Rusisë. E pakuptimtë heshtja ndaj Turqisë që ka pushtuar Qipron Veriore
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka deklaruar se Roma zyrtare do të kundërshtojë sanksionet e mëtejshme ndaj Rusisë që vihen në emër të Bashkimit Europian. Radio Evropa e Lirë raporton se Salvini ka shtuar gjithësesi se Italia nuk do të vërë veto dhe as do të shkëpusë marrëdhëniet me vendet e tjera të BE-së.
"The Wall Street Journal": Konsensus SHBA-BE për ndarjen e Kosovës. Kundërshton vetëm Gjermania
Gazeta e njohur amerikane “The Wall Street Journal” shkruan se SHBA dhe BE-ja mbështesin shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës duke kaluar tek ideja e kufijve etnikë. Sipas kësaj gazete vetëm Gjermania po e kundërshton këtë ide e cila është përaqfuar edhe nga Brukseli. Autorët citojnë një memo të autorizuar nga shërbimi i jashtëm i BE-së sipas të cilës ideja amerikane e shkëmbimit territorial është e pranueshme.
Raporti i Konrad Adenauer: Rusia nuk ka asnjë ndikim në Shqipëri
Fondacioni Konrad Adenauer ka publikuar një raport mbi ndikimet e aktorëve të jashtëm në Ballkanin Lindor. Fondacioni ka marrë në analizë marrëdhniet e vendeve të rajonit me lojtarët kryesorë të politikës ndërkombëtare, si Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Rusia dhe Turqia.
Raporti thotë se pavarësisht influencave nuk ka shenja serioze të një orientimi real më afatgjatë ndaj Turqisë, Rusisë apo Kinës, por vlerësohet se BE dhe SHBA do të mbeten partnerët kryesorë politikë të Shqipërisë.
Alexis Tsipras kryeministri i transformuar lavdëron BE
Vetëm tre javë pasi Greqia la programim financiar evropian të shpëtimit, kryeministri ALexis Tsipras i partisë radikale të majtë "Syriza" tregon një bilanc pozitiv të periudhës së tij të qeverisjes. "Greqia nuk është më pjesë e problemit, por është pjesë e zgjidhjes," tha kryeministri me krenari. "Pak vetë kanë besuar se ne do arrijmë t' ia dalim. Por ne ia dolëm". Greqia respekton kushtet e vëna nga donatorët e zonës së euros, Banka qendrore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.