ai
“Kumbari” i AI: E tepruam, tani të shohim çfarë mund të rikuperojmë
Yoshua Bengio është njëri nga tre "kumbarët" e inteligjencës artificiale. Por nuk ka entuziazmin e fillimit.
Në një intervistë me BBC, Bengio shprehet se po ta dinte se sa shpejt do të zhvillohej AI, do të kishte bërë prioritet të punës së vet sigurinë mbi dobinë e saj.
"Mund të thuhet se ndihem i humbur," tha Bengio. "Por duhet të vazhdoj përpara, të angazhohem, të diskutoj dhe të inkuraj të tjerët të mendojnë me mua."
Duam vetëm punëtorë të lumtur!
Teknologjia e njohjes së fytyrës, e aplikuar deri tani në masë të vogël, është kritikuar shpesh për shkelje të privatësisë së individëve. Por në një kompani në Kinë, kjo teknologji shkon më tej. Canon China, një degë e gjigantit japonez të kamerave dhe elektronikës, do vetëm punëtorë të lumtur. Për këtë arsye, kompania ka aplikuar teknologjinë e njohjes së buzëqeshjes.
Inteligjenca artificiale identifikon më shumë se 100 mijë kratere hënore
Më shumë se 100 000 kratere hënore deri më tani të panjohura janë identifikuar falë një sistemi të inteligjencës artificiale që ka studiuar të dhëna nga misioni kinez “Chang'e”. Metoda e re e analizës, e botuar në revistën “Nature Communications”, është rezultat i kërkimit të koordinuar nga Universiteti Kinez i Jilin, me grupin e Chen Yang, dhe i kryer në bashkëpunim me Akademinë Kineze të Shkencave. Rezultati është në princip një provë, e cila tregon se si i njëjti lloj analize është i zbatueshëm për eksplorimin e të gjithë sistemit diellor.
Largimi i romëve nga Liqeni, reagon “Amnesty International”
“Amnesty International” ka nisur një letër në adresë të Avokatit të Popullit, Igli Tototzani, ku shpreh shqetësimin dhe dënon dhunën e ushtruar ndaj komunitetit rom. Fjala është për lëvizjen e një komuniteti nga zona e Liqenit Artificial, pas një incidenti që ndodhi me një shtetas gjerman.
