Slideri Kryesor
Arvanitishtja nuk mund të shpëtohet, por dokumentohet. Arbërishtja do jetojë më gjatë
Ne nuk e dimë se çfarë duhet të bëjmë!
Situata është cinike sa nuk ka më. Një ditë pasi kryeministri mburrej në Parlament se Shqipëria është në ditët e veta më të mira të historisë së saj, në Tiranë ndodhën dy vrasje. Njëra në shkollë, tjetra në rrugë. Një djalë 14 vjeç i qëlluar me thikë nga moshatarë dhe djali i një gjyqtari u qëllua me silenciator.
Ministria ruse e Mbrojtjes: Ukraina lëshoi gjashtë raketat e para amerikane ATACMS në rajonin e Bryansk
Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se Ukraina ka lëshuar për herë të parë gjashtë raketa ATACMS të prodhimit amerikan në rajonin e Bryanskut duke dhënë edhe orë e lëshimit: 3.25.
Sipas njoftimit në fjalë, pesë raketa u rrëzuan nga sistemet S-400 dhePanstir AA dhe tjetra u dëmtua.
Ky është episodi i parë i një konfrontomi që me gjasë do të ezaurohet deri në muajin janar me inaugurimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, prej nga ku pritet të shihet qasja e re e Shtëpisë së Bardhë ndaj konfliktit.
Rusia nis prodhimin masiv të vendstrehimeve të lëvizshme bërthamore
Instituti Kërkimor i Ministrisë së Emergjencave në Rusi, ka njoftuar nisjen e prodhimit masiv të vendstrehimeve të lëvizshme “KUB-M” që janë në gjendje të ofrojnë një mbrojtje fillestare ndaj kërcënimeve të ndryshme si bombat, radiacioni apo fatkeqësitë natyrore.
Putin firmos ndryshimin në doktrinë: Rusia zyrtarisht në luftë SHBA nëse Ukraina përdor raketat amerikane
Pak ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, autorizoi Ukrainën në përdorimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi brenda territorit të Rusisë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka firmosur ndryshime në doktrinën bërthamore të vendit.
Scholz: Nuk autorizojmë përdorimin e armëve tona kundër Rusisë
Ndonëse ShBA aprovoi përdorimin nga Ukraina të raketave me rreze të gjatë brenda Rusisë, vendet kryesore europiane nuk duket se do të solidarizohen.
Të paktën për momentin. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar nga Samiti i G20 në Brazil, se opsioni i furnizimit të Ukrainës me sistemin "Taurus" nuk është ende në agjendë.
Rusia drejt daljes nga izolimi. Lavrov merr pjesë në samitin e G20
Pas telefonatës Scholz-Putin dhe sinjaleve nga Donald Trump, Rusia e Vladimir Putin ka hedhur edhe një hap tjetër drejt thyerjes së izolimit perëndimor.
Ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov, do të jetë pjesë e Samitit të G20 që mbahet në Brazil, ku është pritur nga presidenti Luiz Inacio da Silva. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se Lavrov do të mbajë një fjalë në samit ku do të flasë për pabarazinë, urinë dhe varfërinë si dhe nevojën për reformimin e institucioneve ndërkombëtare.
Çdo kohë ka qenë më njerëzore se koha e një Shqipërie si kjo e këtij
Ka thënë sot në Parlament kryeministri Edi Rama:
Mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë, më keq do dilni herën tjetër. Pranverën e ardhshme do të japin me vendimin e tyre një gjykim që do jetë më i miri historik për PS dhe më i merituari për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet kurrë
Biden autorizon Ukrainën në përdorimin e raketave me rreze të gjatë ndaj Rusisë
Presidenti në detyrë i ShBA, Joe Biden, ka autorizuar përdorimin nga Ukraina të raketave me rreze të gjatë veprimi, një ditë pasi u raportua sulmi më i madh rus që nga nisja e luftës.
Lajmi raportohet nga Associated Press që referon burime nga Shtëpia e Bardhë.
Mëkati ynë më i madh është se lejuam restaurimin e rendit autokratik në Serbi
Në një bisedë për revistën “Cord”, Gojko Bozhoviç, poet serb dhe pronar i një prej shtëpive botuese më cilësore në Serbi, “Arhipelag”, ka folur edhe për gjendjen e aktualitetit politik në vend. Sipas tij, brezi që ai përfaqëson dhe bën pjesë ka një mëkat të madh ndaj vendit.