Vuçiç nxjerr partinë në shesh

Kreu i partisë serbe në pushtet, Milos Vuçeviç ka dalë në një video apeli kolektiv përmes së cilës ka bërë thirrje ndaj qytetarëve në Serbi që të dalin në marshime paqësore për të përballur demonstratat e dhunshme. Mediat raportojnë se Partia Progresive e Serbisë, ka planifikuar të organizojë marshime në 50 vende të ndryshme në mbarë vendin me ata që “nuk duan konfliktin dhe që dëshirojnë një jetë normale”.
Besoj se ky do të jetë mesazhi kyç, se ata do të thonë vetëm një gjë: mjaft më me bllokadat! Ata duan t’u rikthehet Serbia
është shprehur ai.
Nga ana e vet përfaqësues të protestuesve kanë bërë thirrje të shmangen konfrontimet me mbështetës të partisë në pushtet.
Add new comment