Çfarë po paralajmëron Aleksander Vuçiç?
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka paralajëmruar për vendime të papritura të qeverisë serbe në përgjigje ndaj protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin.
Në tri ditët e ardhshme do të duket se shteti pushoi së ekzistuari, se ne u mposhtëm. Pas kësaj, ju do të shihni vendosmërinë tonë për të rivendosur paqen, rendin dhe stabilitetin në vend. Përgjigja e qeverisë do të jetë shumë e ndryshme nga veprimet e mëparëshme. Demonstruesit po përpiqen të shkatërrojnë shtetin
ka thënë ai në një mesazh televiziv.
Add new comment