Ku shkoi politika e Stabilokracisë?

Bashkimi Europian ka dalë më në fund nga politika e heshtjes dhe ka bërë thirrje që tensionet të ulen në Serbi. Që pushteti të moderojë gjuhën dhe të zbatohet e drejta e protestës. Parallel me të, mediat opozitare serbe, citojnë kreun e delegacionit të Partisë Socialdemokrate austriake në BE, Andreas Schieder, që ka folur për “përshkallëzim të dhunës shtetërore dhe sulme ndaj përfaqësuesve të opozitës dhe demonstruesve”.
Ky regjim ka përdorur forcën policore në mënyrë disproporcionale në të shkuarën por tani Vuçiç po e çon spiralen e përshkallëzimit në kulm
shprehet ai.
Më e rëndësishmja: Schieder ka folur për një politikë heshtjeje nga Europa që lidhet strikt me interesat e veta.
Si BE ne nuk duhet të krijojmë një perde heshtjeje mbi autokratizimin e Serbisë për të mbrojtur interesat tona. Kjo vetëpërmbajtje çorinetuese duhet më në fund të thyhet nga Komisioni Europian
ka thënë ai.
Ky është një mesazh ndër të parët kundër të ashtuquajturës Stabilokracia si qasje e Perëndimit ndaj periferisë. Ne si shqiptarë e kujtojmë mirë një farë Matheë Palmer kur kërcënonte PD-në se do të shpallej organizatë kriminale pse organizoi disa protesta me dhunë sporadike kundër qeverisë së z. Rama. Efekti i asaj deklarate ishte dramatik: shkurajim i opozitarizmit dhe inskenimi i një lufte të rreme me Perëndimin që mbyllte sytë para korrupsionit dhe çdo lloj akti që minon demokracinë në këtë vend.
I njëjti fill përshkoi edhe qasjen ndaj Serbisë ku Vuçiç u tolerua deri në ekstreme të gabimeve të veta siç ishte bojkoti I zgjedhjeve lokale në Kosovë, dhe kur u tentua të imponohej një draft asosacion pa kushtëzime ndaj Serbisë.
Kjo politikë sot ka ardhur në finishin e vet duke provuar dritshkurtësinë e vet dhe fatalitetin e faktit se Europa sot është më e ndrojtur në mbrojtjen e demokracisë sesa protestuesit në Ballkan.
s.zaimi
Add new comment