Slideri Kryesor

Gjermanët tërhiqen nga projekti i aeroportit në Vlorë: Ka hasur kritika në të gjithë Evropën

Postuar në 08 Prill, 2025 19:18

Qeveria shqiptare po ecën përpara me ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës pavarësisht rezistencës së ashpër nga banorët dhe kritikave nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian. Projekti ka lidhje me Mynihun në Gjermani, pasi filiali i Munich Airport GmbH, Munich Airport International (MAI), është duke vepruar si këshilltar. Siç u njoftua në Këshillin Bashkiak të Mynihut të martën më 8 prill, Munich Airport International, do të tërhiqet

Kur të mbrojnë më shumë nga sa të mbron Partia

Postuar në 08 Prill, 2025 14:56

Dje, Mero Baze, pronari dhe drejtuesi i gazetës “Tema” shkruante një opinion për Erion Veliajn dhe përballjen e tij me SPAK, nisur nga përgjimet e fundit që qarkulluan në media ku përmendet edhe ai.

Ndër të tjera z. Baze thotë se:

Që media në Shqipëri ka qëndrime editoriale të ndikuara nga politika, kjo nuk është ndonjë gjë e re dhe as kriminale. Tanimë është modë në gjithë botën.

Ka vetëm një Rilindje: Të Krimit!

Postuar në 08 Prill, 2025 14:24

Sot kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në rrjetet sociale projektin e ri ariktektonik që prek edhe stadiumin “Selman Stërmasi”. Të cilin në aspektin zhvillimor është e vështirë ta përkufizosh. Z. Rama e ka të thjeshtë. Ai ka termin “Rilindje” që e ka bërë si spoti publicitar në mes të çdo transmetimi.

Projekti fitues i rilindjes së Stadiumit “Selman Stërmasi”, propozim i OMA Studio, prestigjiozja e arkitekturës ndërkombëtare, i cili do t’i japë Tiranës një tjetër qendër të bukur urbane, plot jetë e atraksione

Bie llotaria e vitit 2030, Kallas: Shqipëria në BE, në varësi të reformave, jo një qeverie apo individi

Postuar në 08 Prill, 2025 13:59

Anëtarësimi i Shqipërisë në vitin 2030 është në fund të fundit një objektiv realist në varësi vetëm të reformave. Pretendimi i kryeministrit Edi Rama se Shqipëria hyn në Europë vetëm me një mandat të katërt të Partisë Socialiste, është sfumuar kështu me një deklaratë të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, që ka qenë sot në Tiranë.

Çështja "Beleri" merret në shqyrtim nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut

Postuar në 07 Prill, 2025 16:19

Rasti “Beleri”, pra arrestimi i tij dy ditë para zgjedhjeve locale në Himarë dhe mbajtja në burgim, do të shqyrtohen nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, më 26 qershor. Në këtë datë është afati i fundit që Beleri dhe qeveria shqiptare të arrijnë një marrëveshje ë duhet depozituar në GJykatë,

Ky është një hap i parë domethënës për drejtësi. Konfirmon legjitimitetin e pretendimeve të mia dhe ekspozon manipulimin politik kundër meje dhe pakicës greke në Shqipëri

Djuro Macut, kryeministri i ri i Serbisë

Postuar në 07 Prill, 2025 16:12

Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka caktur mjekun endokrinolog, Djuro Macut si kryeministër të ri të vendit që do të duhet të krijojë qeverinë e re deri më 18 prill.

Më siguroi se mund të sigurojë shumicë që të krijojë qeverinë

ka thënë Vucic.

Glorifikimi i të ashtuquajturit "Shpëtimi i Hebrenjve" në Shqipëri

Postuar në 07 Prill, 2025 15:55

 

Historia kërkon edhe pak Dinjitet! Pak...

Postuar në 07 Prill, 2025 15:02

Do të jetë e vështirë që historia jonë të gjejë ndonjë përfaqësues institucionesh pa shtyllë kurrizore deri në këtë nivel sa kryeministri Edi Rama. I cili e ka shumë të lehtë që të bëhet rrogozi i kujtdo që sadopak mund t’i shërbejë për ndonjë yçkël lobimi në këtë botë. Sepse kjo është edhe politika e madhe e këtij zotërie: ta begenisin diku për t’u shitur këtu si lider me peshë dhe imunitet. Në takimin me presidentin izraelit, Isac Herzog, zhvilluar në Jeruzalem, z.

"Gazetarí" me Letër Porosi nga Burgjet

Postuar në 06 Prill, 2025 20:28

Përgjimet e Veliajt tashmë janë pronë e publikut. Ato u publikuan, nuk u përgënjeshtruan dhe as zhgënjyen. Ato sqaruan edhe ata që nuk duan të sqarohen se pse e mbrojnë Veliajn e burgosur, sesi "i marrin detyrat" Mero Baze, Carlo Bollino dhe pas tyre Yzeirët dhe Dumat. 

Tani SPAK nuk ka më nevojë të përgjojë se modeli i brekëve të Shukriut me vrimën në mes të brekëve është universal. Është kriteri moral. Ndaj ata që nuk e dinin tani e panë Gazetarinë me Letër Porosi nga Burgu. E kishim parë më herët nga Bandat e krimit, tani nga politika. 

Khamenei vendos ushtrinë në gatishmëri luftarake

Postuar në 06 Prill, 2025 17:18

Lideri suprem iranian Ajatolah Ali Khamenei ka urdhëruar ushtrinë të kalojë në gatishmëri luftarake pas kërcënimeve publike të presidentit amerikan Donal Trump se do të godasë Iranin nëse nuk pranon marrëveshjen bërthamore. Po kështu, Irani ka dorëzuar nota pranë vendeve si Iraku, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Turqia dhe Bahreini se çdo mbështetje e një sulmi të SHBA ndaj tij, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore apo territorit nga ushtria amerikane gjatë sulmit, do të konsiderohet si akt armiqësor.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor