Blloku Bota
Më pranë konfliktit bërthamor se kurrë më parë
Në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”, zyrtarja kryesore e OKB-së për Çarmatimin, Izumi Nakamitsu, paralajmëron se bota ndodhet më pranë se kurrë një lufte bërthamore. Sipas saj mungesa e dialogut mes shteteve ka provokuar krijimin e një situate jashtëzakonisht të rrezikshme duke vënë gishtin sërish mbi fy fuqitë kryesore nukleare, SHBA dhe Rusia.
Rreziku i përdorimit të armëvë bërthamore, i qëllimshëm apo aksidental, është më i larti që nga ditët më të errëta të Luftës së Ftohtë. Por rreziku më i madh është megjithatë keqllogaritja
Trump ndërron butonat: 10 mlilionë$ shpërblim kundër ndërhyrjes në zgjedhje
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të japin shpërblim 10 milionë dollarë për këdo që jep informacione që çojnë në identifikimin apo lokalizimin e çdo personi që vepron nën drejtimin apo kontrollin e një qeverie të huaj, ndërhyn në zgjedhjet amerikane duke u angazhuar në veprimtari të caktuara kriminale kibernetike.
Raportohet për 78 viktima në Bejrut. Shpërthimi i shkaktuar nga 2750 tonë nitrat amoni
Dy shpërthimet e ndodhura dje në kryeqytetin libanez, Bejrut, duket se kanë lënë pas një bilanc tragjik në viktima që i shtohet spektaklit terrorizues të kapur në kamera. Të dhënat e përditësuara flasin për 78 të vdekur dhe 3700 të lënduar.
Liban, të paktën 30 të vdekur dhe 3000 të plagosur në Bejrut(video nga disa kënde)
Ministria libaneze e Shëndetësisë njofton se nga dy shpërthimet e pasdites së sotme në kryeqytetin e vendit kanë mbetur 30 të vdekur dhe 3000 të plagosur.
Koronavirusi, 3 herë më infektues
Vietnami u klasifikua si një ndër vendet më të sukseshme në përballjen me koronavirusin gjitë periudhës dimër-pranverë që lamë pas. Mirëpo tani vendi është goditur nga një valë e dytë nëse mund të thuhet dhe rastet janë shtuar ndjeshëm.
Itali, 1.5 milionë persona në kontakt me CoVid-19. Gjashtë herë më shumë nga sa janë gjurmuar
Në Itali janë publikuar të dhënat e para zyrtare të fushatës kombëtare të testeve sereologjike, kryer mes 25 majit dhr 15 korrikut.
BE-ja duhet të rinisë negociatat me Turqinë
Ish-ambasadori gjerman në Turqi, Martin Erdmann ka bërë thirrje që Bashkimi Europian të vazhdojë procesin e negociatave të anëtarësimit të vendit në union. Ai ka folur në kanalin radiofonik gjerman Deutschlandfunk duke cilësuar se:
Negociatat me Turqinë duhen riaktivizuar
Protestë në Gjermani kundër masave kufizuese: Ne jemi vala e dytë!
Mijëra vetë kanë protestuar sot në kryeqytetin gjerman Berlin kundër masave të reja kufizuese të qeverisë në kontekstin e pandemisë.
Dita e Lirisë – Fundi i Pandemisë, kështu është quajtur nga organizatorët protesta dhe sipas raportimeve të mediave kryesore në Perëndim ajo përfshinte grupe të së djathtës ekstreme, grupe kundër vaksinave etj.. Mes protestuesve janë dëgjuar thirrje si “Ne jemi vala e dytë”.
Ligji i ri në Australi: Google dhe Facebok do t’u paguajnë mediave për lajmet që publikojnë
Në Australi është hartuar një ligj që detyron Google dhe Facebook të paguajnë kompanitë e mediave për lajmet e tyre.
Ligji fillimisht u vendos të ishte i zbatueshëm vullnetarisht, por u bë i detyrueshëm për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit në të ardhurat nga reklamat e botuesve. Ai është hartuar nga Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit (ACCC) dhe synon të adresojë "pabarazitë akute të pazareve të pushtetit midis bizneseve australiane të lajmeve dhe Google dhe Facebook".
Trump: Po punojmë për një marrëveshje të re me Rusinë për mospërhapjen e armëve bërthamore
ShBA dhe Rusia po punojnë për arritjen e një marrëveshjeje të re për mospërhapjen e armëve bërthamore. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një tryeze të rrumbullakët në Florida, zhvilluar në kuadër të masave kundër e emergjencave.
Ne po punojmë me Rusinë tani për një marrëveshje të mospërhapjes së armëve bërthamore . Nëse ja dalim do jetë diçka shumë e mirë
citohet Trump.
