Blloku Bota

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe njofton dorëheqjen nga detyra

Postuar në 28 Gusht, 2020 12:11

Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka deklaruar se do të dorëhiqet për arsye shëndetësore. Abe ka konfirmuar para gazetarëve se ai po trajton prej disa kohësh kolitin ulçeroz që e detyroi të largohej nga detyra edhe në vitin 2007. Ai ka sqaruar se do të presë derisa partia e tij Liberal Demokratike të zgedhë pasuesin dhe se më pas do të preferonte të qëndronte si deputet i thjeshtë.

Bjellorusia si Shqipëria e 1997-ës, ndërhyrje nga Rusia "nëse gjërat dalin jashtë kontrollit"

Postuar në 27 Gusht, 2020 19:34

Presidenti rus Vladmir Putin ka deklaruar se në Rusi është krijuar me urdhër të tij një forcë rezervë që do të dërgohet në Bjellorusi nëse është nevoja. Siç raportojnë mediat ruse, krijimi I kësaj force është krijuar me kërkesë të presidentit bjellorus Lukashenko dhe do të dislokohet nëse siç tha Putin “elementë ekstremistë në Bjellorusi kalojnë një vijë të caktuar dhe nisin e plaçkisin”.

Ne kemi rënë dakord që forca do të përdoret vetëm nëse situate del jashtë kontrollit

Ministri i Jashtëm i Francës: Libani rrezikon të zhduket

Postuar në 27 Gusht, 2020 11:30

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka deklaruar se Libani rrezion të zhduket nëse struktura e pushtetit nuk ndryshon.

Rreziku për Libanin është zhdukja kështu që reformat duhet të bëhen. Liderët e vendit janë kapur në një konsensus mosveprimi

tha ministri francez.

Ai ka përsëritur mesazhin e presidentit Macron për krijimin e një qeverie të re në mënyrë që të menaxhohet situata e krijuar pas shpërthimit të datës 4 gusht në Beirut.

Poliomeliti, një mësim edhe për pandeminë aktuale

Postuar në 26 Gusht, 2020 03:44

Dje në mediat kryesore të botës u publikua lajmi se Afrika deklarohet zyrtarisht si e çliruar nga infektimet dhe pasojat e virusit të poliomelitit. Çertifikimin e kap bërë Komisioni Afrikan Rajonal për Çertifkimin. Kjo konsiderohet një fitore e madhe në shëndetin publik të një kontinenti të tërë që deri 25 vjet më parë numëronte mijëra fëmijë të prekur dhe të paralizuar, ndërkohë që aktualisht kjo sëmundje vazhdon të godasë vetëm në Afganistan dhe Pakistan.

Tani është Gjermania. Ose shpresohet se do të jetë

Postuar në 25 Gusht, 2020 13:12

Njëherë e një kohë ishte Amerika, tani është Gjermania.

Kështu titullohet një koment i publikuar në versionin anglisht të gazetës konservatore greke “Kathimerini”, që duket se shpreson që kriza në Mesdheun Lindor të katalizojë ndër të tjera një rol të ri për Gjermaninë.

Një zbulim që pritet të shndërrojë rolin e Turqisë në rajon

Postuar në 25 Gusht, 2020 00:12

Gjetjet e gazit në Detin e Zi nga Turqia përllogariten që të jenë sa të gjitha rezervat e zbuluara nga Qipro në total. Sipas ekspertit të energjisë, Suha Cubukcuoglu, zbulimi në fjalë është i një përmase të mesme, por tejkalon rezervat e gjetura deri më tani në Mesdhe.

Do të duhen 6-7 vjet që këto rezerva të monetarizohen, por është e qartë se me këtë zbulim të ri, Turqia hyn në skenë si një vend shumë i rëndësishëm për rajonin dhe më gjerë, duke rritur pavarësinë energjetike nga jashtë. Dhe për një vend me ambicie të mëdha, kjo gjë është shumë e rëndësishme.

Fundi i Perëndimit po duket

Postuar në 24 Gusht, 2020 17:26

Ish- ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer publikonte sot një shkrim në “Project Syndicate” nën titullin: Fundi i oportunizmit perëndimor. Shqetësimi i atyre që vetëquhen si

Identifikohet rasti i parë i infektuar për herë të dytë me Covid-19. Kësaj radhe Asimptomatik

Postuar në 24 Gusht, 2020 17:10

Studiuesit në Hong Kong thanë këtë të hënë se ata kanë identifikuar rastin e parë të dokumentuar se dikush është infektuar me koronavirus për herë të dytë.

SHBA tërhiqet ushtarakisht edhe nga Iraku

Postuar në 23 Gusht, 2020 22:29

Trupat amerikane do të tërhiqen së shpeejti nga Iraku. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA do të ulë praninë ushtarake në Irak në nivelin më të ulët të mundshëm sapo një gjë e tillë të jetë e mundur. Trump nuk ka dhënë data dhe afate, por ka sqaruar se po punohet drejt objektivit që amerikanët të mos jenë më ushtarakisht në Irak.

Me shpresë se Iraku mund të jetojë i qetë dhe më vete dhe të mund të mbrohen çka e kanë bërë për një kohë të gjatë para se ne të përfshiheshim ne

Mjegulla e një pandemie, CoVid-19 nuk është edhe aq virus i ri. Asimptomatikët e "kanë kaluar më parë"

Postuar në 23 Gusht, 2020 15:16

Ajo që në media po përflitet si vala e dytë e koronavirusit në Europë duket se ka ndryshuar objektivin. Në Francë raportohet se CoVid-19 po qarkullon aktualisht katër herë më shumë mes njerëzve poshtë 40 vjeç krahasuar me 65 vjeçarët.

Ne jemi në një situatë të rrezikshme. Ky nuk është një rast përjashtimor për Francën, por një dinamikë europiane

ka deklaruar Oliver Veran, ministri i Shëndetësisë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota