Blloku Bota

Lukashenko duhet të jetë pjesë e zgjidhjes në Bjellorusi

Postuar në 19 Gusht, 2020 17:12

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mendon se zgjidhja e situatës në Bjellorusi nuk mund të bëhet pa përfshirjen e presidentit aktual, Alexander Lukashenko. Merkel ka folur para gazetarëve pas një konference virtuale me liderët e Bashkimit Europian, ku deklaruar se Lukashenko ka refuzuar të komunikojë me të në telefon.

“Problemi” turk, kryesor në Mesdhe

Postuar në 18 Gusht, 2020 23:34

Duket se problemi izraelito-arab ka dalë nga lista e prioriteteve të sigurisë në Lindjen e Mesme dhe Mesdheun Lindor. Marrëveshjet e Izraelit me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tërheqja e ShBA nga pozicioni i garantuesit si dhe largimi nga skena i drejtuesve autoritarë nga Egjipti, Tunizia, Libia, bashkë me neutralizmin e Sirisë si faktor, kanë krijuar një koniunkturë të re. Mundet të thuhet fare qartë se aktualisht në këtë rajon ka një problem të ri: ai turk.

Italia: Do t’i hapim shkollat me çdo kosto

Postuar në 17 Gusht, 2020 19:53

Në ndryshim nga Gjermania dhe Austria, në mediat e të cilave flitet për riaktivizim të infeksioneve nga të ardhurit nga Ballkani, Italia vlerëson se turistët janë burim kryesor i përhapjes së infeksionit. Sipas kreut të këshillit të larë shëndetësor, Franco Locatelli, 25-40% e infektimeve të reja vijnë nga italianë që kthehen nga udhëtimet, ose rezidentë të huaj me banim në Itali. Imigrantët zënë  3-5% të rasteve, ndërkohë që zyrtari italian e konsideron situatën shumë të mirë për momentin. 

Lukashenkon duket se po e lëshojnë të gjithë

Postuar në 17 Gusht, 2020 14:58

Europa ndoshta po dëshmon një pranverë verore në Bjellorusi, një vend ku ka nisur përplasja politike mes forcave opozitare dhe atyre që përfaqësohen nga presidenti jetëgjatë. Aleksander Lukashenko.

Sfida e CoVid-19, dyshimet mbi vaksinën dhe të panjohurat e imunitetit të njeriut

Postuar në 17 Gusht, 2020 04:35

Përgjigja ndaj koronavirusit të tanishëm është zhvendosur drejt imunologjisë. 6-7 muaj pandemi me 20 milionë të prekur zyrtarisht dhe qindra mijëra të vdekur, kanë prodhuar të paktën një përvojë klinike të mjaftueshme dhe një bazë statistikore që mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi. Megjithës perspektiva imunologjike kufizon shqyrtimin duke vendosur një relacion të veprimit të virusit me njeriun në funksion të fitores mbi të, ajo mbetet së paku një qasje më racionale sesa kundërveprimi reaktiv i fazës së parë.

Akuza e fundit: Algoritmi i Facebook promovon mohimin e Holocaust-it

Postuar në 17 Gusht, 2020 00:48

Algoritmi i Facebook promovon aktivisht përmbajtjet që mohojnë Holokaustin.

ShBA, autorizohet përdorimi i testeve të shpejtë të pështymës për CoVid-19

Postuar në 16 Gusht, 2020 02:34

Administrata amerikane për Ushqimin dhe Barnat ka dhënë autorizim për përdorimin e një testi të ri për CoVid-19 zhvilluar nga universiteti i Yale. 

SalivaDirect është një mënyrë testimi përmes pështymës dhe synon të verifikojë sidomos asimptomatikët. Sipas të dhënave të deritanishme, testi i pështymës ka ndjeshmëri të afërt me atë të tamponit që e merr masën për testim nga hunda dhe fyti. 

Në Ballkan mungon sërish Europa

Postuar në 15 Gusht, 2020 14:02

Po përjetojmë të gjithë pikën më të ulët të atij që u quajt si procesi europianizues. Është ironike që një gjë e tillë afirmohet në rajonin tonë dhe më tej në Mesdheun Lindor, aty ku dikur u përvijua një kufi. Dhe kjo përsëritje e historisë e bën dramatike përplasjen e tanishme.

Gates: Ishim me fat që sëmundja nuk ishte më fatale. Do dalim nga kjo situatë nga fundi i 2021-t

Postuar në 14 Gusht, 2020 18:54

Bill Gates mendon se në fund të vitit 2021 bota do të ketë shpëtuar nga makthi i koronavirusit. Përmes një interviste dhënë për Bloomberg, miliarderi i Microsoft, ka deklaruar se deri në fund të vitit tjetër mund të shpresohet për kthim në normalitet, ndërkohë që çështja e vaksinës është komplekse.

Italia nuk përjashton rikthimin e karantinës

Postuar në 13 Gusht, 2020 14:31

Italia nuk e përjashton rivendosjen e karantinës kundër koronavirusit. Në një intervistë për gazetën Correre della Sera, koordinatori i Komitetit Tekniok Shkencor, Agostino Miozzo shprehet se kthim pas do të ishte një katastrofë, por nëse infektimet rriten, atëherë mbylljet lokale nuk përjashtohen. Miozzo apelon për një përgjigje më të koordinuar në nivel europian ndërkohë që për aktivitete si baret dhe diskotekat urdhëresat kufizuese mbeten në fuqi.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota