Blloku Bota
Ku ishin turqit ishte më mirë për Kishën Orthodhokse
Në mdiat turke po qarkullon video e një prifti ortodoks në Greqi, Evangelos Papanikolau të Kishës së Rafinës sipas të cilit ata që sot qajnë për Shën Sofinë bëjnë mirë të pranojnë të vërtetën historike. Duke meshuar, Papanikolau ndër të tjera ka deklaruar se vendimi i Erdogan për kthimin e Shën Sofisë në xhami është pozitiv edhe në raport me mbajtjen e atij tempulli si muze.
Teza e "re" amerikane(perëndimore): Kufijtë nuk janë të rëndësishëm
Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson ka deklaruar në një intervistë për Zërin e Amerikës se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke i përgatitur qytetarët për vendime të vështira në lidhje me çështjen e Kosovës.
Të keqen e Shqipërisë, fisi Esselen në SHBA rimerr tokën pas 250 vjetësh
Një fis në Amerikën e Veriut ka fituar të drejtën e rikthimit të një pjese të territorit 250 vjet pasi ajo u uzurpua nga eksportuesit e qytetërimit. Fisi Esselen, territori origjinal i të cilëve është në malet e Santa Lucias në jug të lumit Suri i Madh në Kaliforni kanë finalizuar këtë javë blerjen e 1200 akrave tokë, afërisht 500 ha.
Nuk ka anëtarësim pa njohje, por ende sot pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën
Një nga ekspertët më të njohur për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian profesori nga Parisi, Christian Lequesne, shprehet në një intervistë për KosovaPress se Serbia dhe Kosova nuk mund të anëtarësohen në Bashkimin Europian nëse nuk zyrtarizojnë njohjen reciproke.
Pretendim për atësinë, Gjykata e Lartë braziliane vendos zhvarrosjen e ish-diktatorit paraguajan, Stroessner
Gjykata e Lartë e Brazilit ka vendosur zhvarrosjen e ish-diktatorit paraguajan, Alfredo Stroessner pas një kërkese të një qytetari nga Paraguaji që pretendon se është i biri. Gjykata konsideroi kërkesën e Enrique Alfredo Fleitas i cili pretendon se është djali i ish-të dashurës së Stroessner, Michele Fleitas.
Akti i zhvarrosjes do të bëhet për të kryer analizat e ADN-së në mënyrë që të provohet pretendimi, prej nga ku do të vendoset edhe për pasurinë 20 milionë dollarë që ka lënë ish-diktatori.
BE hedh poshtë spekullimet e mediave serbe: Nuk ka marrëveshje detyruese për njohjen e Kosovës
Zëdhënësi i BE-së për Politikat e Sigurisë dhe Çështjet me Jashtë, Peter Stano, ka hedhur poshtë ato që i quajti spekullime të mediave serbe për një draft marrëveshjeje detyruese për Serbinë në kuadër të dialogut me Kosovën.
Rregullim ynë është që të mos komentojmë mbi spekullimet e medias. Por në këtë rast të veçantë do të doja që të hidhja poshtë qartë spekullimet mbi takimin e ekspertëve dhe çështjet e atij takimi
Trump propozon shtyrjen e zgjedhjeve
Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale. Sipas tij situata e tanishme sugjeron se zgjedhjet mund të cenohen në integritetin e tyre.
Do të ishte një siklet i madh për SHBA. Të shtyhet data e zgjedhjeve derisa të sigurohet një votë e sigurtë
shkruan Trump në tuiter.
Ish-ambasadori i Britanisë në Turqi emërohet në krye të MI6
Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Turqi, Richard Moore është emëruar drejtues i shërbimit sekret, MI6 – shërbimi i jashtëm. Përmes një deklarate qeveria britanike konfirmoi pozicionin e Moore që pason në detyrë Sir Alex Younger që ka mbajtur detyrën për gjashtë vjet.
Moore ka lindur në Libi dhe është diplomuar për filozofi në Oxford. Ai ka hyrë në shërbim në vitin 1987 dhe konsiderohet si një spiun i kualifikuar në komunitetin e shërbimeve.
Trump: Nuk e kuptoj se çfarë kërcënimi vjen nga Rusia për Gjermaninë
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sot në tuiter lidhur me vendimin e tij për tërheqjen e 12 mijë trupave ushtarake nga Gjermania. Trump ka zgjedhur një argument ekonomik për të shtruar një pyetje shumë serioze mbi sigurinë:
Gjermania i paguan çdo vit miliarda dollarë Rusisë për energjinë dhe ne supozohemi të mbrojmë Gjermaninë nga Rusia. Për çfarë?
shkruan Trump.
SHBA zhvendos nga Gjermania Komandën ushtarake Europiane dhe atë të Afrikës
SHBA do të zhvendosë 12 mijë trupa nga Gjermania drejt Belgjikës dhe Italisë. Mediat amerikane citojnë sekretarin e Mbrojtjes, Mark Esper, sipas të cilit procesi do të zgjasë disa vjet dhe do të kushtojë miliarda dollarë, ndërkohë që mbi këtë temë ka edhe një debat të karakterit politik.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbrojtur vendimin e vet duke nënvizuar faktin se Gjermania nuk përmbush detyrimin për të paguar 2% të PBB-së për NATO-n, por edhe vendet pritëse, Italia dhe Belgjika nuk e arrijnë këtë kuotë.
