Blloku Bota
Në Gjermani protestohet kundër masave kufizuese
Në Gjermani është prorestuar kundër karantinës së vendosur nga qeveria me rastin e pandemisë së CoVid-19. Në Berlin dhjetëra protestues dolën në shesh me thirrjen: “Dua të më riktheni jetën time", krahas pankartave të tilla si “Mbroni të drejtat kushtetuese", “Liria nuk është gjithçka, por pa Lirinë gjithçka është asgjë".
Në Vuhan nuk ka më të infektuar me koronavirus
Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar Shëndetësor kinez, Mi Feng sot ka deklaruar se në spitalet në Vuhan nuk ka më të infektuar nga Covid-19.
“Lajmi i fundit është se më 26 prill numri i të infektuarve të rinj nga koronavirusi në Vuhan është zero, duke iu falënderuar përpjekjeve të përbashkëta të qytetit dhe personelit mjekësor nga gjitha zonat e vendit”, ka thënë Mi.
Kina refuzon hetimin ndërkombëtar për koronavirusin
Kina kundërshton nisjen e një hetimi ndërkombëtar për origjinën e koronavirusit në Vuhan. Nisur nga akuzat e nivelit të lartë dhe spekullimet e shumta, pala kineze mendon se një hetim i tillë nuk udhëhiqet nga kërkesa shkencore, por motive politike.
Një hetim i tillë është politikisht i motivuar dhe do të zhvendoste vëmendjen dhe burimet e kinës në luftën kundër pandemisë. Nuk mendoj se dikush do të bjerë dakord me një hetim të tillë. Nuk i shërben askujt
u shpreh për BBC-në, ambasadorja kineze në Britaninë e Madhe Chen Wen.
Shpikësi i Game of Life ndërron jetë nga Covid-19
Koronavirusi i merr jetën matematikanit të Princeton, John Conway, në moshën 82-vjeçare.
Vuçiç ndërron me 180 gradë: Mirënjohës BE-së për ndihmën. Destinacioni ynë është Europa
Serbia është jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj Bashkimit Europian për ndihmën financiare dhe çdo lloj tjetër solidariteti, jo vetëm për luftën ndaj koronabirusit, por gjithashtu në periudhën kur luftonim kundër përmbytjeve dhe pastaj CoVid-19
Këto janë fjalë të presidentit serb, Aleksander Vuçiç pas një takimi me ambasadorë të BE-së. Jo vetëm kaq, por Vuçiç ka shtuar se Serbia i ka ofruar asistencë edhe BE-së.
Europa vihet në krye të përpjekjeve për zhvillimin e një ilaçi apo vaksine kundër CoVid-19
Gjermania dhe Franca do të ndërmarrin së shpejti një nismë në rrafsh global për të vendosur bashkëpunim të gjerë në luftën kundër pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi dje se kjo do të përshpejtojë punën për zhvillimin e ilaçeve të sigurta, testeve dhe vaksinës kundër CoVid-19.
Zvicra hap shkollat fillore më 11 maj: Fëmijët nuk janë përçues të infeksionit
Zvicra ka vendosur të hapë shkollat fillore më 11 maj. Lidhur me këtë fakt në ekipet e specialistëve të mjekëve infeksionistë në Zvicër po dominon mendimi se fëmijët nuk janë përçues të infeksionit.
Fëmijët, me shumë siguri, nuk janë përçues të kësaj epidemie. Sihurisht ka fëmijë që janë infektuar, kryesosht nga prindërit e tyre. Por fëmijët nuk janë vektorë dhe nuk janë të goditur nga virusi
Dështojnë testimet e remdesivir. Nuk ka asnjë efekt ndaj CoVid-19
Remdesivir, medikamenti antiviral i zhvilluar nga kompania amerikane Gilead Sciences ka dështuar në testimet e kryera për përdorimin kundër CoVid-19.
Remdesivir u promovua që në fazat e para të epidemisë si një ilaç premtues, por ai ka dështuar, madje testimet janë ndërprerë për shkak të efekteve anësore.
Vala e parë e CoVid-19 e ka kaluar pikun në 20 vende europiane
Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deklaron se vala e parë e koronavirusit e ka kaluar pikun e vet në 20 vende përfshirë Britaninë e Madhe.
Sipas qenndrës në fjalë masat e marra për karantinim kanë sjellë uljen e transmetimit të infeksionit me 18% që nga data 8 prill. Megjithatë masat lehtësuese duhen parë me shumë kujdes.
Heqja e masave shtrënguese shumë shpejt, pa monitoromin e duhur dhe sistemet shëndetësore me kapacitet mundet që të riaktivizojë virusin në komunitete
Përgjigja e dobët ndaj pandemisë, opozita britanike kërkon hetim të thelluar për qeverinë Johnson
Politika në Britaninë e Madhe po bën thirrje për një hetim të pavarur ndaj qeverisë së Boros Johnson dhe mënyrës sesi ajo iu përgjigj krizës epidemike në vend. Sipas kërkuesve të hetimit qeveria ka dështuar të shpjegojë plotësisht ndryshimet në shifrat e vdekjeve, numrin e ulët të testimeve dhe mungesën e pajisjeve në spitale.