Blloku Bota
Europianët e miratojnë "shtetrrethimin". Rritet popullariteti i qeverive
Nuk janë vetëm shqiptarët që e respektojnë “shtetrrethimin” e pandemisë. Edhe europianët duket se mbështesin kufizimet e vendosura pavarësisht se ato konsistojnë në heqje dorë nga disa liri. Sondazhe të ndryshme të kryera në disa vende tregojnë se qytetarët janë mirëkuptues për masat, madje mirëpresin edhe masa më shtrënguese.
Franca lëviz e pavarur drejt Rusisë
Europa duhet të gjejë mënyra dhe rrugë për mbrojtjen e interesave të vet të sigurisë, pavarësisht qëndrimeve të ShBA. Në krye të kësaj qasjeje qëndron Franca, që së fundmi ka propozuar emrin e ish-ministrit të Jashtëm, Hubert Vedrine, në një panel ekspertësh të NATO-s ku do të flitet për të ardhmen e aleancës.
Identifikohen të paktën 8 varietete të CoVid-19
Shkencëtarët kanë identifikuar të patën tetë varietete të koronavirusit që ka provokuar pandeminë aktuale.
Në bazën e hapur të të dhënave, NextStrain janë ngarkuar me mijëra sekuenca genetike të CoVid-19 që përfaqësojnë mutacionet e ndryshme, të dobishme për të gjurmuar infeksionin.
Provokim i stabilitetit në emër të Kushtetutës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje një emër tjetër për krjimin e qeverisë pasi në Parlament u rrëzua qeveria e Albin Kurtit. Përmes një letre të posaçme, Thaçi citon një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, që i jep të drejtë VV-së të formuar një qeveri të re. Presidenti e cilëson VV-në si një “subjekt politik që ka fituar shumicën në Kuvend”, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë.
"Eksperimenti suedez": Nuk dimë thuajse asgjë për CoVid-19. Herët apo vonë lëvizja do të fillojë
4 947 të infektuar, 393 në terapi intensive dhe 239 të vdekur. Këto janë shifrat e pandemisë aktuale në Suedi, një vend që ka menduar ta menaxhojë ndryshe atë. Jo me karantinë dhe kufizime masive, por duke vazhduar jetën si më parë dhe duke menaxhuar në plan spitalor vetëm rastet që paraqiten dhe kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Në një prononcim për gazetën italiane “Corriere della Sera”, epidemiologu më i njohur suedez, Anders Tegnell, drejtor i Agjencisë Sanitare të Suedisë, thotë se mënyra si po vepron Italia është sikur virusi do të largohet së shpejti.
BE-ja kërkon falje. Von der Leyen: Tani jemi krah Italisë
Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen ka kërkuar një lloj ndjese publike ndaj Italisë për braktisjen që iu bë vendit më të goditur nga pandemia e CoVid-19 në fillimet e krizës. Përmes një letre të drejtuar në gazetën “La Repubblica”, Von der Leyen shkruan se “vetëm solidariteti mund të na bërë të ringrihemi nga kjo krizë, solidaritet mes njerëzve dhe ai mes shteteve”.
2/3-at e vdekjeve nga koronavirusi janë regjistruar në Itali, Francë, Spanjë, SHBA
Statistika italiane e pasojave shëndetësore të koronavirusit nuk është më rast i izoluar. Franca, Spanja dhe SHBA i janë bashkuar listës duke shënuar në përditmëri situatën e rëndë.
Në Francë raportohet se janë të shtruar 24 639 persona, nga të cilët 6107 në kujdes intensiv. 509 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4032.
Franca kishte para krizës 5000 shtretër dhe për shkak të saj e ka rritur atë në 10000 shtretër.
ShBA: Kina ka gënjyer për shifrat e të prekurve nga CoVid-19 dhe numrin e vdekjeve
Kina ka fshehur shkallë e përhapjes së infeksionit të koronavirusit dhe numrin e saktë të vdekjeve për shkak të tij. Bloomberg shkruan se shërbimet inteligjente amerikane kanë dorëzuar në Shtëpinë e Bardhë një raport sipas të cilit, Pekini zyrtar ka mbajtur informacionin të fshehtë lidhur me statistikat e fatalitetit të CoVid-19 në provincën Hubei.
SHBA: Jemi kundër reciprocitetit të Kosovës me Serbinë
Sot raportohet se qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e barrierave doganore me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinës, një hap që është deklaruar se do të shoqërohet nga reciprociteti. Reciprociteti është një fjaë që nuk i pëlqen SHBA-së në rastin e Kosovës, pasi pavarësisht këtij deklarimi, ambasada në Prishtinë e ka cilësuar atë pengesë të rre.
Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet t’i heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës.
Hashim Thaçi nis konsultimet. Kurti flet për zgjedhje, Mustafa gjen shumicën që i përket
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nsur konsultimet me përfaqësues të partive politike për zgjidhjen e situatës së krijuar pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Menjëherë pas takimi, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka deklaruar se zgjidhja janë zgjedhjet.