Blloku Bota
Covid-i që nuk largohet, mijëra raste në Britani
Deri vonë (nëse flasim me kalendarin e Covid-19) janë konsideruar si raste të rralla, por shifrat po tregojnë se nuk janë të tilla. Të njohura si Covid-i i gjatë, këto raste janë në thelb ato kur virusi dhe simptomat qëndrojnë për një periudhë të gjatë në organizmin e njeriut. Në Britaninë e Madhe, rreth 60 mijë persona i kanë pasur simptomat e koronavirusit për më shumë se tre muaj.
Palestina: Ndërpresim marrëdhëniet me çdo vend që hap ambasadë në Jeruzalem
Pas marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, ka ardhur reagimi i pritshëm i Palestinës. Marrëveshja në një prej 15 pikave të saj parashikon hapjen e ambasadave të Serbisë dhe Kosovës në Jeruzalem, ku që prej vendimit të presidentit Trump për të njohur këtë qytet si kryeqytet të Izraelit, janë vendosur vetëm ambasada amerikane dhe ajo e Guatemalës.
Sudani ndan fenë nga shteti
Qeveria tranzitore e Sudanit ra dakord të ndajë fenë nga shteti, duke i dhënë fund 30 viteve të sundimit islamik në vendin e Afrikës së Veriut.
Kryeministri sudanez, Abdalla Hamdok dhe Abdel-Aziz al-Hilu, lideri i Lëvizjes Popullore Çlirimtare të Sudanit-grupi rebel i Veriut, nënshkruan një deklaratë të enjten në kryeqytetin etiopian, Addis Ababa, duke rënë dakord në parim.
Antitrupa nga kuajt për trajtimin e Covid-19
Në Kosta Rika po testohet një trajtim i ri kundër koronavirusit, që bazohet në antitrupat e marrë nga kuajt, të cilëve u është injektuar SARS-Cov-2, virusi që shkakton COVID-19.
Helmimi i Navalnyt, Rusia aludon se është lojë që lidhet me Bjellorusinë
Rusia duket se nuk ka ndërmend ta lëshojë presidentin bjellorus Alexander Lukashenko i cili ka dalë së fundmi në skenë me një ofertë të pazakontë. Në një dalje televizive, Lukashenko ka deklaruar se qëndrimet publike të kancelares, Angela Merkel, për helmimin e Alexei Navalnyt dhe trajtimin e këtij rasti si tentativë vrasjeje, janë falje.
NATO bën thirrje për hetim ndërkombëtar për helmimin e Alexei Navlany-t
Aleanca e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO, ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar ndaj Rusisë lidhur me programin e saj për gazrat nervorë, ku përfshihet edhe Novichok, që thuhet se u përdor për helmimin e liderit opozitar, Alexei Navalny.
Qeveria ruse duhet të bashkëpunojë plotësisht me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike për një hetim të pavarur ndërkombëtar. Ne po ashtu i bëjmë thirrje Rusisë që të vërë në dispozicon të gjithë dokumentacionin për programin Novichok
Rritja e nivelit të detit, uji mund të mbërrijë deri në Ghent të Belgjikës brenda 10 viteve
Rritja e nivelit të detiti për shkaqe klimaterike po ndjek skenarin më të keq të mundshëm. Një studim nga universiteti i Leeds në Angli dhe Instututi Meteorologjik Danez vë në dukje pasojat katastrofike të kësaj prirjeje për Europën.
Pandemia çon në faliment edhe Pascha-n, një ndër bordellot më të mëdha në Europë
Një ndër bordellot më të mëdha në Europë, Pascha, ka falimentuar. Mediat raportojnë se përfaqësuesit e bordellos 10-katëshe që ndodhet në Këln të Gjermanisë kanë aplikuar për procedurat e falimentimit që duket se ka ardhur për shkak të masave anti-CoVid të marra në Gjermani.
Kapëm fundin
citojnë mediat drejtuesin e bordellit.
Stoltenberg: Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord të nisin bisedimet teknike
Turqia dhe Greqia kanë vendosur të nisin diskutimet me ndërmjetësimin e NATO-s. lajmin e ka dhënë sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg që ka njoftuar se ka zhvilluar biseda me liderët grek dhe turq.
Të dy aleatët kanë rënë dakord për diskutime teknike përmes NATO-s, për krijimin e mekanizmave për shmangien e konfliktit ushtarak dhe reduktimin e rreziqeve për incidentev dhe aksidenteve në Mesdheun Lindor
tha ai.
George Floyd 2.0. Video e re dhune policore nga ShBA
Një tjetër video e dhunës policore është publikuar në ShBA. Kësaj radhe bëhet fjalë për një 30 vjeçar me probleme mendore, i cili është ndaluar nga policia e New York më 23 mars të këtij viti, nxjerrë lakuriq në rrugë me duar të lidhura dhe ndaj të cilit është ushtruar dhunë dhe i është mbuluar koka me një qese.
