Blloku Bota
Rusia financon projektin e Shën Sofisë në Siri
Rusia do të ndihmojë Sirinë në ndërtimin e një kopjeje të Shën Sofisë, pasi kjo e fundit u shndërrua në xhami nga Turqia e Erdoganit.
Siria, në ndryshim nga Turqia është një vend që tregon qartësisht mundësinë e një dialogyu ndërfetar paqësor. Presidenti al-Assad nuk do ta bënte kurrë atë që ndodhi me Shën Sofinë në Stamboll. Rusia do të japë fondet për një miniaturë të Shën Sofisë në provincën perëndimorë të Hama-s
Antitrusti/Jeff Bezos del para Kongresit
Jeff Bezos do të përgjigjet për herë të parë para Kongresit amerikan, konkretisht Komitetit antitrust. Ky është lajmi për disa media në ShBA që kanë vënë në dukje se Bezos, themelues dhe drejtus i Amazon, është i vetmi nga katër drejtuesit e gjigandëve teknologjikë që nuk është shfaqur para trupës legjislative amerikane. Tim Cook i Apple ka dëshmuar në vitin 2013, Zuckerberg i Facebook ka qenë aty disa herë, Sundar Pichai i Google dhe Alphabet ka qenë në vitin 2018.
Gjermania ndërmjetëson mes Turqisë dhe Greqisë për kërkimet në Egje
Turqia ka vendosur të pezullojë kërkimet për naftë në Egje duke kthyer në port anijen e kërkimit, Oruç Reis. Zëdhënësi i Presidentit turk, Ibrahim Kalin tha në një intervistë për CNN Turk se Erdogan ka urdhëruar pezullimin në funksion të negociatave me Athinën zyrtare. Ai ka përmendur edhe rolin e Gjermanië në këtë situatë duke zbuluar se tërheqja e Ankarasë mund të jetë edhe produkt i diplomacisë së Berlinit.
Qasja bazike e Gjermanisë është të ndërmerren hapa për të reduktuar tensionin në Mesdhe; qasja jonë ndaj kësaj është shumë pozitive
Në Europë po shihen shenjat e një vale të dytë të pandemisë
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka paralajmëruar se në Europë po shihen shenja të një vale të dytë të koronavirusit. Gjatë një vizite në Nottingham, Johnson ka mbrojtur vendimin e qeverisë së tij për të karantinuar me 14 ditë çdo person që hyn në vend nga Spanja.
Ajo që ne duhet të bëjmë është të marrim vendime të shpejta dhe të vendosura aty ku mendojmë se ka rrezik vatrash sërish. Të jemi fare të qartë rreth asaj që po ndodh në Europë. Mes disa prej miqve tanë europianë, kam frikë se po shihen shenjat e një vale të dytë të pandemisë
Dokumentet/Bill Clinton tentoi ndarjen e Bosnjes pas masakrës së Srebrenicës
Dokumente të zbardhura nga Libraria Presidenciale Clinton hedhin dritë mbi situatën politike të Bill Clinton në vitin 1995 dhe lëvizjet prapa perdeve me krizën boshnjake. Gazeta “The Guardian” raporton se Clinton po kërkonte një zgjidhje për konfliktin boshnjak përpara nisjes së fushatës zgjedhore të vitit 1996 edhe duke shpërblyer lidershipin serb të Bosnjës, që akuzohej për spastrim etnik.
Nuk ka siguri për një valë të dytë. Nuk ka krahasim me 1918-ën, sepse nuk kemi epidemi Gripi
Massimo Galli, president i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale shpjegon për Avvenire situatën epidemike në Italinë fqinje, duke bërë thirrje që të shmangen krahasimet me përvojën e vitit 1918. Ndër të tjera edhe për një arsye jo të parëndësishme: Nuk kemi të bëjmë me Grip, as me virus gripi, por me një familje tjetër virusesh. Në këtë kuptim, vala e dytë është e pasigurtë nëse do të rishfaqet, por edhe nëse kjo ndodh, sipas Galli-t, sistemi shëndetësor është më i përgatitur dhe nuk do të shohim më pamjet e shkurt – marsit 2020.
Virologia e njohur kineze: Virusi nuk doli nga laboratori në Wuhan, as nga tregu
Shi Zhengli, virologia 56 vjeçare kineze me doktoraturë në universitetin e Montpellier në Francë, studiuese e njohur sidomos për kërkimet mbi lakuriqët e natës e që tashmë është bërë e famshme në mbarë botën, pretendon se virusi nuk ka dalë nga qyteti i Wuhanit, as nga laboratori, e as nga tregu.
Në mediat sociale koronavirusi i ri cilësohet rëndom si “ Virusi i Wuhanit”, “ Virusi kinez”, apo “ Kung Flu”, kjo e fundit një lojë fjalësh që përzien gripin me artet marciale.
Të dhënat zyrtare rrëzojnë alarmin e imigracionit. Emigrantët e lënë Hollandën brenda 10 viteve
Një studim i zyrës holandeze të statistikave, CBS, konstaton se emigrantët që mbërrijnë në mëtë vend largohen që aty në harkun kohor të 10 viteve.
Turqia nis kërkimet në Mesdheun Lindor: Një ishull 4 milje2 nuk mund të gjenerojë 15 400 milje2 zonë detare
Ambasada turke në ShBA njofton se anija Oruc Reis ka nisur kërkimet sizmike në atë që e quan shelfi kontinental i Turqisë. Në një mesazh në tuiter, ambasada deklaron se Turqia po ushtron të drejtat e veta sovrane dhe rikujton se pretendiemt e Greqisë janë maksimaliste dhe të pambështetura në praktikën ndërkombëtare.
Letra e 25 shkencëtarëve dhe mjekëve suedezë: Mos ndiqni modelin e Suedisë!
Mos ndiqni modeline Suedisë!
Kjo është thirrja që 25 mjekë nga Suedia i kanë bërë opinionit publik përmes një letre të botuar në US Today. Sipas mjekëve në fjalë arritja e imunitetit të tufës si filozofi menaxheriale dështoi dhe si dëshmi e kësaj është numri i vdekjeve.
