Blloku Bota
Amazon njofton se janë infektuar me koronavirus 19 mijë punonjës të saj në SHBA
Amazon, kompania më e madhe në botë e shitjeve online, ka raportuar se 19 mijë punonjës të saj në SHBA janë infektuar nga CoVid-19, shifër që përbën 1.44% të totalit të të punësuarve të saj.
Gjermania deklaron mbështetjen publike për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut
Berlini zyrtar ka sinjalizuar se e sheh si prioritet të presidencës së vet të BE-së hapjen e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë një video konference për shtyp me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Synimi ynë i deklaruar mbetet zhvillimi i konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës gjermane të BE-së që përbën hapin tjetër logjik në pranimin e vendit në BE
Izraeli dhe Libani nisin negociatat për delimtimin e kufirit detar
Mediat izraelite raportojnë se Izraeli ka nisur së fundmi negociatat për marrëveshjen e kufirit detar me Libanin. Bisedimet e nivelit të lartë do të nisin zyrtarisht pas 10 tetorit në selinë e Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban në qytetin Naqoura.
Lojëra spiunazhi, krijohen “akuj” në marrëdhëniet Suedi-Zvicër
Edhe pse kanë kaluar tre dekada që nga rënia e Murit të Berlinit, mosmarrëveshjet mes Suedisë dhe Zvicrës tregojnë se historitë me spiunazh të Luftës së Ftohtë kanë ende potencialin për t’i acaruar marrëdhëniet diplomatike në Evropë.
Fundjavën e shkuar, ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, anuloi një takim me homologun e saj zviceran, Ignazio Cassis. Takimi ishte planifikuar për këtë muaj pasi Zvicra vendosi një ndalim eksportesh për Crypto International, një kompani suedeze e sigurisë kibernetike me bazë në Zvicër.
Kina paralajmëron nisjen e hetimit antitrust ndaj Google
Kina po përgatit nisjen e një hetimi antitrust kundër Alphabet Inc’s Google. O Google, nisur nga dyshimet se ka shfrytëzuar pozicionin e vet në treg për të vendosur dominimin e sistemit të vet operativ Android. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia "Reuters" dhe sipas saj ka qenë kompania Huwei Technologies Co Ltd që ka depozituar ankesën pranë entit rregullator kinez.
Rruga e Tretë e Macron: Dialog strategjik me Rusinë. Nuk mund të jetojmë në një botë bipolare SHBA - Kinë
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka bërë thirrje nga kryeqyteti i Lituanisë që Europa të shkëputet nga varësia strategjike e sistemeve amerikane të armatimit. Duke folur në një debat me student të Vilniusit, Macron ka vënë në dukje se Europa duhet të marrë në dorë fatin e vet.
Ne, disa vende më shumë se të tjerë, dorëzuam pavarësinë tonë strategjike duke u varur me tepër seç duhet nga sistemt amerikane të armatimit. Ne nuk mund të pranojmë të jetojmë në një botë bipolare të krijuar nga SHBA dhe Kina
Debati i parë Trump-Biden, mbi 90 minuta kaos dhe fyerje
Ofeza të ndërsjellta dhe konfuzion. Kështu është mbyllur debati i parë televiziv mes dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë. Votuesit e pavendosur që prisnin një përballje alternativash për të kuptuar më shumë ndërsa afrohen zgjedhjet e 3 nëntorit, kanë ndjekur 96 minuta ofendime dhe ndërprerje të vazhdueshme të ndërsjella, siç nuk ka ndodhur kurrë në një debat presidencial në Shtetet e Bashkuara. Moderatori Chris Wallace, spikeri i Fox News, iu desh disa herë të ndërhynte për të kërkuar respektimin e rregullave të debatit, sidomos në adresë të presidentit aktual.
Gjermania prononcohet kundër rizgjedhjes së Donald Trump
Gjermania e Angela Merkel është shprehur hapur se nuk e sheh si zhvillim pozitiv rizgjedhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë si president i SHBA. Kreu I Komitetit të Çështjeve me Jashtë në Bundestagun gjerman, Norbert Röttgen ka deklaruar në një intervistë për “Politico” se rizgjedhja e Trump si president do të vinte në rrezik të ardhmen e lidhjeve transatlantike.
1964, Papandreou pranoi idenë e lëshimit të ishujve të Dodekanezit Turqisë, në këmbim të Qipros
Ishujt e Egjeut për të cilët sot Turqia dhe Greqia rrezikojnë të hyjnë në luftë nuk janë edhe aq të shenjta sa shpallen sot. Athina zyrtare ka qenë dikur e gatshme të lëshojë ishujt e Doedekanezit në këmbim të marrjes së Qipros, një skenar ky që i jep zgjidhje të kënaqshme kërkesave turke për të patur prezencë logjike dhe të arsyeshme në ndarjen e pasurive në këtë zonë.
Konflikti me Iranin/SHBA redukton stafin diplomatik në Irak
Agjencia “Reuters” raporton se Washingtoni ka udhëzuar reduktimin e stafit të ambasadës së vet në Baghdad duke krijuar dyshime për një konflikt të mundshëm ushtarak. Sipas agjencisë, mbyllja e ambasadës – siç është paralajmëruar disa kohë më parë - në një vend ku SHBA ka stacionuar mbi 5000 trupa ushtarake mund të shihet si një përshkallëim i konfliktit me Iranin, një vend me të cilin ka tensione të mëdha.