Blloku Bota

Lufta informative/Çdo gjë që shkakton kaos është linja e RT

Postuar në 28 Shtator, 2020 18:01

Disa intervista që akademikë të universitetit të Oksfordit kanë realizuar me dhjetëra gazetarë të rrjetit shtetëror rus, RT hedhin dritë mbi një aspekt të punës së tij. Pas kësaj pune hulumtuese akademikët kanë përgatitur një raport që titullohet: Sjellja Organizative e RT. Motoja e rrjetit të sponorizuar nga shteti rus është: Çdo gjë që shkakton kaos.

Po vjen Macron, Trump i Europës

Postuar në 27 Shtator, 2020 14:42

Tensionet në Mesdheun Lindor kanë sjellë përfitime të mëdha për Francën e Emmanuel Macron. Revista “Forbes” raporton se situata e krijuar me Turqinë në Egje ka krijuar kushtet që Parisi të shndërrojë politikën e vet antiturke në rajon, në një biznes fitimprurës.

Armenia shpall gjendjen e luftës me Azerbajxhanin

Postuar në 27 Shtator, 2020 12:45

Armenia ka shpallur gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm ushtarak pas përplasjeve të armatosura në rajonin e Nagorno-Karabak.

Qeveria ka vendosur të deklarojë gjendjen e luftës dhe një mobilizim total

është shprehur kryeministri armen Nikol Pashinyan.

Presidenti rus propozon pakt dypalësh me SHBA për mosndërhyrje në zgjedhje

Postuar në 27 Shtator, 2020 02:19

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka propozuar një marrëveshje të gjerë bashkëpunimi dypalësh me SHBA në fushën e sigurisë së informacionit. Duke vlerësuar “rrezikun e një konfrontimi në shkallë të gjerë në fushën dixhitale” si një nga sfidat strategjike më të mëdha të kohës sonë, Putin, ka hedhur idenë e krijimit të një kuadri bashkëpunimi që imiton marrëveshje të shekullit të ’20-të.  Propozimi adreson çështje të aktualitetit duke përfshirë qëndrime konstante të politikës së jashtme ruse, siç është parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme.

Trump emëron konservatoren Amy Coney Barret në Gjykatën e Lartë

Postuar në 27 Shtator, 2020 01:43

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka emëruar në Gjykatën e Lartë, gjyqtaren e apelit në Çikago, Amy Coney Barret. Ajo zëvendëson Ruth Bader Ginsburg, ndarë nga jeta pak ditë më parë duke zgjidhur siç ishte folur më parë një situatë që shihet se do të testohet në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Në dallim nga Ginsburg që cilësohej si liberale në krahasim me një pjesë të Gjykatës që karakterizohet se “anoi djathtas”, Barret përshkruhet si konservatore dhe një person që ka votuar në favor të politikave të Trump dhe cilësohet si besimtare.

Studimi/D614G, mutacioni dominues i CoVid-19 që anashkalon edhe maskën

Postuar në 26 Shtator, 2020 18:20

Ndërkohë që Organizata Boëtrore e Shëndetësisë vijon të bëjë thirrje për higjenë dhe mbajtjen e maskave në luftën kundër CoVid-19, studime të reja raportojnë se mutacionet e virusit mund të zhvlerësojnë gjithë protokollin e masave. Sipas mediave amerikane, një studim ende i paredaktuar shkencërisht i Houston Methodist Hospital ka zbuluar se varianti D614G i CoVid-19 është ndoshta më ngjitësi nga të gjithë mutacionet aktivë në SHBA, aq sa ka nxitur idenë se ai është një përshtatje kundër masave të marra si distancimi social dhe  mbajtja e maskave.

Video/Kundër Trump edhe në ceremoninë mortore të Ruth Bader Ginsburg

Postuar në 26 Shtator, 2020 13:47

Presidenti amerikan Donald Trump është përballur me një reagim jo të këndshëm në ceremoninë e përcjelljes së ish-gjykatëses Ruth Bader Ginsburg.

Truma njerëzish kanë thirrrur kundër Trump duke reflektuar përçarjen e Amerikës.

OBSh: 2 milionë të vdekur deri në daljen e vaksinës kundër CoVid-19

Postuar në 26 Shtator, 2020 13:17

 Numri i viktimave nga koronavirusi mund të arrijë në 2 milionë njerëz përpara sesa të zhvillohet vaksina. Këtë deklaron Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilës kjo shifër del nga projeksionet e ecurisë së sëmundjes deri më tani.

Në 9 muaj qëkurse CoVid-19 u identifikua kanë vdekur 1 milionë njerëz dhe siç është bërë e ditur vaksina në opsionin më të mirë do të vihet në përdorim në muajin mars 2021.

Sulm me thikë pranë ish-zyrave të revistës “Charlie Hebdo” në Paris

Postuar në 25 Shtator, 2020 14:18

Katër persona u plagosën në një sulm me thikë pranë ish-zyrave të revistës satirike franceze, “Charlie Hebdo”, në Paris. Kryeministri Jean Castex tha se "sulmi me thikë u krye para ish-selisë së “Charlie Hebdo”, duke lënë katër të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë". Ndërsa Franceinfo, duke iu referuar policisë, thotë se të plagosur janë dy, ndërs anë lidhje me sulim janë arrestuar dy persona të tjerë.

Sulmi ndodhi pranë ish-ambienteve të revistës satirike, “Charlie Hebdo”.

Zgjedhjet në SHBA, në pikëpyetje, Trump: Do të ketë vazhdimësi

Postuar në 25 Shtator, 2020 00:04

 Presidenti i SHBA, Donald Trump ka lënë të kuptohet gjatë një konference për shtyp se ai nuk ka ndërmend të bëjë transferim paqësor të pushtetit nëse rezultatet e votimeve në nëntor e nxjerrin humbës. Trump ka vënë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve për shkak të përdorimit të votimi me postë elektronike, duke nënvizuar se :

fletët e votimit janë një katastrofë

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota