Blloku Bota

Kongresi amerikan rinis punimet. Pence: Dhuna nuk fiton asnjëherë

Postuar në 07 Janar, 2021 03:15

Kongresi amerikan ka nisur sërish punën pas akteve të dhunshme që shoqëruan pasditen e djeshme në Uashington.

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje në tuiter që protestuesit të ruajnë qetësinë dhe të shmangin aktet e dhunës, por pasi është akuzuar se ka nxitur aktet e dhunës për ditë me radhe. Statusi i tij është shoqëruar me mijëra shpërndarje dhe mbi 350 mijë komente.

Video/SHBA mbërrin në modelin shqiptar për zgjedhjet. Mësyhet Kongresi

Postuar në 06 Janar, 2021 22:49

Mbyllja e presidencës së Donald Trump është bërë me një epsiod grotesk që me shumë gjasë ka dëmtuar autoritetin e Amerikës në arenën ndërkombëtare më tepër se çdo gafë e presidentit. Mbështetës të tij kanë mësyrë në Capitol Hill duke detyruar senatorët të ndërpresin punën në seancë. Më herët Trump kishe deklaruar se nuk do të dorëzohej dhe nuk do të pranonte këtë vjedhje, por pas ngjarjeve në Capitol Hill ai ka bërë thirrje për qetësi.

Sulmi është cilësuar si një përpjekje për grusht shteti teksa Senati po certifikonte fitoren e Biden.

Nënshkruhet marrëveshje ushtarake 1.68 mld$ mes Izraelit dhe Greqisë

Postuar në 05 Janar, 2021 23:23

Greqia dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje 1.68 miliardë dollarë për krijimin e një qendre stërvitore të përbashkët ajrore.
Sipas mediave greke marrëveshja përfshin furnizimin me avionë M-346, mirëmbajtjen e avionëve T-6 si dhe sigurimi i simulatorëve, stërvitjeve dhe mbështetjes logjistike.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz ka theksuar se marrëveshja pasqyron marrëdhëniet e shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe sipas tij ajo do të ndikojë edhe në punësimin  e qindra vendeve pune në  të dyja vendet. 

Pandemia godet me intensitet të ndryshëm në Europë

Postuar në 05 Janar, 2021 22:58

Situata me pandeminë në Europë duket larg përmirësimit dhe ç’është më e papritura, intensiteti i saj nuk është homogjen. 
Kështu Gjermania, një vend që deri në fund të verës u duk se e kaloi relativisht lehtë situatën, aktualisht po përjeton një rritje të numrit të pacientëve me CoVid-19 dhe ka shtyrë afatin e kufizimeve deri më 31 janar. 

Punonjësit e Google organizohen për herë të parë në një sindikatë

Postuar në 04 Janar, 2021 17:23

Mbi 200 punonjës të Google janë angazhuar në krijimin e një sindikate, një hap ky historik për një kompani të madhe teknologjike. Unioni i Punëtorëve të Alphabet, kjo e fundit kompania mëmë e Google, ka mbështetjen e Punëtorëve të Komunikimit të Amerikës.

Nëngrupe më të vogla punëtorësh të Google - punëtorët e kafeterisë në Bay Area dhe kontraktorët në Pittsburgh - janë bashkuar më parë, kjo shënon përpjekjen e parë për të krijuar një sindikatë për mbarë kompaninë.

Mediat serbe: As Kurti, as Osmani. Nëse pyetet Biden, Surroi është kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Postuar në 04 Janar, 2021 13:54

Mediat serbe kanë aluduar me emrin e kryeministrit të ri të mundshëm të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të pranverës në Kosovë. 

Zgjedhjet amerikane shndërrohen në muhabet telefoni. Publikohet bisedë e sikletshme e Trump...(audio)

Postuar në 04 Janar, 2021 02:38

Gazeta “The Washington Post” ka publikuar sot materiale audio të një bisede të presidentit Donald Trump me zyrtarin kryesor të zgjedhjeve në shtetin e Georgia, Brad Raffesnperger në të cilën Trump ankohet për mashtrim elektoral dhe kërcënon se mosreagimi i tyre është vepër penale.

BE jep 3.5 milionë euro për emigrantët e kampit Lipa në Bosnje-Hercegovinë

Postuar në 03 Janar, 2021 22:24

Komisioni Europian njoftoi sot se do t’i akordojë Bosnje-Hercegovinës një fond prej 3.5 milionë euro në formën e ndihmës humanitare për emrigrantët, të cilët po jetojnë në kushte të vështira pas zjarrit që ra në kampin e tyre. Brukseli bëri të ditur se fondi do t’u vijë në ndihmë emigrantëve që po përballen me fatkeqësinë humanitare.

Paratë do të shkojnë për veshje, batanije, ushqim dhe mbështetje psikologjike. Kampi Lipa, në kantonin Una Sana, u dogj në 23 dhjetor dhe për pasojë u mbyll. Ai ka shërbyer si qendër e përkohshme për emigrantët gjatë muajve të pandemisë.

Ligji për fenë/Abazoviç: Nëse Gjukanoviç shkel kushtetutën, do ta zëvendësojmë

Postuar në 03 Janar, 2021 11:49

 

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç nuk i ka miratuar amendamentet e Ligjit mbi liritë fetare, ligj ky që është kritikuar nga serbët etnikë dhe Kisha Ortodokse Serbe. Gjukanoviç i ka kthyer amendamentet në parlament, së bashku edhe me gjashtë ligje të tjera, që u miratuan nga koalicioni qeverisës.

Në total, 41 deputetë të koalicionit qeverisës, që përbëhet nga partitë pro-serbe, kanë mbështetur amendamentet e Ligjit për lirinë fetare gjatë votimit më 29 dhjetor, 2020, teksa opozita e ka bojkotuar votimin e këtyre amendamenteve.

Sondazhi: Boris Johnson humbet shumicën dhe madje edhe mandatin e vet në Parlament

Postuar në 02 Janar, 2021 22:26

Agjencia “Reuters” raporton sot për të dhënat e një sondazhi sipas të cilit parashikohet se kryeministri britanik, Boris Johnson mund të humbasë shumicën në zgjedhjet e ardhshme, por madje edhe vendin e tij në Parlament. Sondazhi e lidh këtë rënie me mënyrën sesi Johnson menaxhoi pandeminë, ndërkohë që vihet në dukje edhe fakti se askush prej dy partive kryesore nuk do të jetë në gjendje të fitojë si shumicë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota