Blloku Bota
BioNTech: Në BE do të ketë probleme me furnizimin e vaksinës anti-CoVid-19
Drejtuesi i kompanisë BioNTech ka deklaruar për revistën gjermane “Spiegel” se furnizimi me vaksinën anti-CoVid-19 mund të ketë probleme në Bashkimin Europian. Sipas tij është ngadalësia e unionit që ka krijuar premisat e një boshllëku në furnizim me vaksinën.
Në këtë moment nuk duket mirë-po hapet një gropë sepse nuk janë aprovuar vaksinat e tjera dhe ne duhet të plotësojmë boshllëkun me vaksinën tonë
Parashikimi: Irani nis goditjet ushtarake ndaj objektivave amerikane më 19 janar
Një ish-kolonel i shërbimit sekret të ushtrisë izraelite, Dr.
BREXIT vë në lëvizje ndarjen e Mbretërisë së Bashkuar
Akti i dytë i shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian do të vendosë në tavolinë rishikimin e marrëdhënieve brenda vetë ishullit. Në një opinion publikuar në “Financial Times”, Philip Stephens, shkruan se shkëputja e Skocisë nuk është e pashmangshme, por marrëdhniet brenda Mbretërisë nuk mund të jenë më të njëjtat.
Macron kërkon përherë lojën e madhe për Francën, jo Europën
Revista “Foreign Policy” publikonte sot një shkrim nën autorësinë e Aaron Timms, me titullin tingëllues: Macron do një perandori franceze bazuar mbi gjuhën. Presidenti francez po profilizohet nëmediat e huaja si ideologu i fundit i Europës, për të cilën flet shpesh dhe madje propozon reforma. Mirëpo në këtë shkrim, interpretimi i ambicieve të tij vihet në një kontekst nacional duke na sugjeruar se Macron, ky njeri që synon historinë, në të vërtetë ka një projekt për Francën.
Babai i kryeministrit britanik aplikon për pasaportë franceze: Unë jam francez
Mediat raportojnë se babai i kryeministrit britanik, Boris Johnson, ka njoftuar aplikimin për pasaportë franceze. Stanley Johnson, një ish-anëtar i Parlamentit Europian që votoi kundër BREXI-t ka deklaruar se familja e tij ka lidhje të forta me Francën dhe ndaj edhe po aplikon.
Nëse e kuptoj saktë, unë jam francez. Nëna ime u lind në Francë, mamaja e saj ishte tërësisht franceze siç ishte gjyshja e saj. Kështu që për mua është të rishpall atë që tanimë e kam. Dhe kjo më bën shumë të lumtur
Infermieri infektohet me Covid-19 një javë pasi u vaksinua me Pfizer
Një infermier në Kaliforni doli pozitiv për COVID-19 një javë pasi iu injektua vaksina e Pfizer Inc.
Matthew W., 45 vjeç, u vaksinua më 18 dhjetor. Ai ka rrëfyer në profilin e tij se përveçse pak dhimbjeje në krah për shkak të injeksionit, nuk ka pasur efekte anësore.
Gjashtë ditë më vonë në prag të Krishtlindjes, ai u sëmur pasi punoi në një turn në njësinë COVID-19. Simptomat e para ishin: ethe, dhimbje muskulore dhe lodhje.
Testi në spital e nxori pozitiv për COVID-19 një ditë pas Krishtlindjes.
Mitsotakis drejt ndryshimeve në qeverinë greke
Gazeta greke “Kathimerini” njofton se kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis është duke konsideruar ndryshime në qeveri. Sipas gazetës që citon burime zyrtare, ndryshimet madje mund të nddodhin brenda ditëve dhe me gjasë të paprekshëm në këtë moment janë ministri i Mbrojtes, i Transportit, Kulturës, Mbrojtjes Qyetare dhe Qeverisjes Dixhitale.
Antitrusti në Kinë godet perandorinë e Jack Ma
Qeveria kineze synon të frenojë perandorinë e të teknologjisë që ka ngritur Jack Ma, bashkëthemeluesi i Alibaba dhe një nga njerëzit më të pasur të vendit. Në prag të Krishtlindjes, autoritetet në Pekin urdhëruan një hetim mbi pretendimet për "praktika monopoli" nga gjiganti i shitjes me pakicë Alibaba, ndërsa tani kanë urdhëruar kompaninë e tij të teknologjisë financiare Ant Group të tkurrë operacionet e saj.
Pandemia në Francë, autoritetet paralajmërojnë mbylljen e tretë kombëtare
Autoritetet franceze kanë deklaruar se nëse rastet me CoVid-19 do të vazhdojnë të rriten, atëherë një karantinë kombëtare e tretë nuk përjashtohet.
Ne nuk do të përjashtojmë asnjëherë masat që janë të domosdoshme për të mbrojtur publikun. Kjo nuk do të thotë se kemi marrë një vendim, por se ne po vëzhgojmë situatën orë pas ore
Vaksinimi i anëtarëve të Kongresit para stafit mjekësor krijon konfuzion në SHBA
Qëkur anëtarëve të Kongresit u është ofruar vaksina, në SHBA është hapur debati nëse nëse politikanët e meritojnë injeksionin para zgjedhësve të tyre, veçanërisht mjekëve dhe infermierëve që janë në vijën e parë të frontit.
Vaksina u vu në dipozicion të Kongresit rreth një javë para Krishtlindjes, pasi Këshilli i Sigurimit Kombëtar njoftoi që Kongresit do t'i jepen doza të vaksinës për të mbrojtur "vazhdimësinë e operacioneve qeveritare".
