Blloku Bota
Nis vaksinimi në BE kundër CoVid-19
Thuajse të gjitha mediat e njohura raportojnë sot nisjen e procesit të vaksiniit anti-CoVid-19 në hapësirën e Bashkimit Europian. Objektivi i unionit është vaksinimi i të rriturve brenda vitit 2021 me shpresën se vaksina do të jetë fillimi i fundit të pandemsië që tronditi mbarë botën në harkun e pak muajve.
Kina, ekonomia kryesore në botë në vitin 2034. Në pesëshen e parë edhe India
Qendra për Kërkime Biznesi dhe Ekonomike, me bazë në Britaninë e Madhe, ka publikuar raportin vjetor sipas të cilit Kina do të dalë ekonomia kryesore në botë në vitin 2033. Aktualisht SHBA qëndron në krye me 24.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekonomisë botërore. Shifër kjo e fund vitit 2019.
Vdes George Blake, i fundit ndër ata që poshtëruan Britaninë e Madhe gjatë Luftës së Ftohtë
Ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare, George Blake, një ndër spiunët më të famshëm të Luftës së Ftohtë. Krahas Rrethit të të Pestëve të Kembrixhit, Blake përfaqëson goditjen më të fortë dhe poshtëruese për shërbimet britanike të inteligjencës.
Jeta e tij në vetvete karkaterizohet nga thyerjet e forta të një ndër shekujve më të pazakontë të historisë. I lindur si George Behar nga një nënë hollandeze dhe një baba hebre egjiptian, Blake iu bashkua rezistencës hollandeze gjatë LIIB dhe në vitin 1944 u rekrutua në shërbimin britanik, MI6.
Zelenskiy: Nëse Rusia sulmon Ukrainën nga Krimea, kalojmë në mobilizim të përgjithshëm
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar përmes një interviste dhënë për gazetën vendase “Focus” se nëse Rusia do të sulmojë nga Krimea, atëherë vendi do të kalojë në mobilizim të përgjithshëm.
Është një situatë e tmerrshme, nuk do doja as ta imagjinoja. Jam kundër. Le të shpresojmë se do të jetë e pamundur. Përndryshe ka për të qenë një luftë e madhe. Ne nuk do të shkojmë asgjëkundi, ne të gjithë do të luftojmë në një luftë, të gjithë burra dhe gra do të thirren në shërbim ushtarak
Video/France24 publikon pamje nga vrasjet në protestat e nëntorit 2019 në Iran
France24 publikon sot pamje video nga protestat e zhvilluara në Iran në nëntor të viti 2019 që lindën si reagim i rritjes së çmimeve të naftës. Në atë kohë, qeveria iraniane bllokoi internetin dhe linjat telefonike, por përplasja është filmuar nga kamera amatore.
Media në fjalë raporton se ka analizuar 750 video amatore dhe ka realizuar një material që e quan video-investigim ku paraqiten forcat iraniane të sigurisë që qëllojnë me armë zjarri kundër protestuesve.
Zemra e parë artificiale miratohet për shitje në Francë
Kompania franceze, Carmat SA, ka marrë miratimin për zemrën e parë artificiale.
Sipas agjencisë Bloomberg, projekti nisi në vitin 1993 dhe kërkimi dhe zhvillimi është kryer nga kompania e raketave Matra, e cila më pas u bë pjesë e kompanisë së prodhimit të aeroplanëve Airbus, aktualisht aksioneri më i madh i Carmat. Carmat ka aplikuar për marrjen e markës CE, ekuivalente e Bashkimit Europian me miratimin që jep FDA-ja amerikane, dhjetë vjet më parë, dhe marka u dha këtë javë.
Libri i Zi i dhunës në kufijtë e BE-së i dorëzohet KE-së
Një organizatë që merret me dhunën kufitare – Rrjeti I Monitorimit të Dhunës Kufitare – ka përpiluar një libër prej 1 500 faqesh që evidenton shkeljet e mëdha të bëra në kufijtë e Bashkimit Europian ndaj imigrantëve. Libri i është dorëzuar Komisionit Europian dhe titulli i tij parathotë shumëçka: Libri i Zi i Kthimeve.
Në të përfshihen 892 dëshmi nga grupe njerëzish që prekin përvojat e 12 654 viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut përgjatë Rrugës Ballkanike të migrimit.
Trump kthen paketën 5 500 faqe të lehtësimit të pasojave të CoVid-19: Një turp
Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë sot në media për të denocnuar Ligjin për Lehtësimin e pasojave të CoVid-19.
Në një konferencë për shtyp, Trump e ka quajtur atë një turp të vërtetë duke renditur fondet dhe alokimin e tyre në destinacione që sipas tij pak kanë të bëjnë me pandeminë.
Trump ka vënë në dukje se drafti është 5500 faqe dhe askush në Kongres se ka lexuar pikërisht për shkak të volumit, ndërkohë që destinimin e fondeve në vende të huaja.
Ai ka përsëritur se pandemia është faji i Kinës dhe ka bërë thirrje që Kongresi të rishikojë draftin.
Izraeli kalon në zgjedhje të reja, të katërtat në dy vjet
Izraeli do të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda muajit mars për shkak se Parlamenti nuk arriti të miratojë buxhetin brenda afateve. Këto janë zgjedhjet e katërta parlamentare në dy vjet dhe ndoshta më sfidueset për liderin më jetëgjatë në ekzekutivin izraelit, kryeministrin Beniamin Netanyahu.
Varianti britanik i Covid-19, Ciccozzi: Nuk është më i rrezikshëm dhe nuk cenon efektivitetin e vaksinës
Virusi pëson mutacion dhe rasti i variantit britanik është i natyrshëm. Massimo Ciccozzi, epidemiolog i Universitetit Biomedical Campus të Romës dhe zbulues i disa prej mutacioneve të Sars Cov 2, thotë se me aq sa dihet për momentin, mutacioni në fjalë nuk ndikon në efikasitetin e vaksinës.
A duhet të na frikësojë vërtet varianti anglez i koronavirusit për të cilin po flitet kaq shumë?
