Blloku Bota
Sputnik V jep imunitet për më shumë se dy vjet
Në një studim të botuar në “Lancet”, shkencëtarët konfirmuan të martën se vaksina ruse, Sputnik V, është efektive në 91.6% të rasteve. Kësaj i shtohet edhe afati i imunizimit që jep ajo, që sipas kreut të laboratorit ku u zhvillua, shkon të paktën deri 2 vjet.
Vaksina ruse Sputnik V kalon provën. Efektive 91.6% ndaj CoVid-19
Sputnik V ishte vaksina e parë që iu prezantua botës si armë efektive kundër Covid-19. Fillimisht, komuniteti shkencor e priti me skepticizëm. Shkencëtarët thanë se vaksina ruse ishte bërë në mënyrë të nxituar dhe mungonte transparenca lidhur me të. Rusia e nisi menjëherë fushatën e vaksinimit me të, madje lidhi marrëveshje me disa vende për t’I furnizuar me doza. Kur kanë kaluar gjashtë muaj nga regjistrimi i saj në Rusi, studiuesit japin konfirmimin: Vaksina është efektive në 91.6 % të rasteve.
Letër e hapur për Joe Biden: Mbylleni Guantamon, burgun që nuk duhej hapur kurrë!
Disa ish-të burgosur të Guantanamos i kanë dërguar një letër presidentit të zgjedhur të SHBA, Joe Biden, përmes të cilës kërkojnë mbylljen e burgut që u bë i famshëm për ushtrim torturash.
Jack Ma hiqet nga lista e të preferuarve të qeverisë kineze
Jack Ma nuk është më në listën e të preferuarve të qeverisë kineze. Themeluesi i "Grupit Alibaba" nuk figuronte në listën e sipërmarrësve kinezë të botuar nga media shtetërore, Shanghai Securities News.
Marrëdhëniet diplomatike Kosovë-Izrael "acarojnë" Serbinë dhe Turqinë
Zyrtarizimi i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, pika më e rëndëishme e marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, ka shkaktuar reagime. Ky hap u cilësua nga të dyja vendet si historik, por pakënaqësitë e para erdhën nga Serbia.
Ministri i Jashtëm serb tha se kjo ndikon në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Izraelit.
Zbulohet fosili më i hershëm i një organizmi mbi Tokë
Është 635 milionë vjet e vjetër dhe i ngjan një kërpudhe. Fosili më i vjetër i një organizmi tokësor i përket kohës para shfaqjes së dinosaurve. Një studim i publikuar në revistën “Nature Communications” reflekton punën e bërë nga studiuesit e American Tech College of Science, e koordinuar nga Shuhai Xiao, së bashku me Akademinë Kineze të Shkencave, Universitetin Guizhou të Kinës dhe Universitetin Amerikan të Cincinnati-t.
Grusht shteti në Mianmar, ushtria merr kontrollin e vendit
Në Mianmar, ushtria ka marrë kontrollin e vendit me anë të një grushti shteti. Me anë të një suklmi të befasishëm mëngjesin e së hënës, ushtria vuri nën kontroll institucionet dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pas arrestimit të Aung San Suu Kyi dhe udhëheqësve të tjerë të lartë të qeverisë.
Dubai, 2 miliardë vaksina brenda 2021 për vendet në zhvillim
Ndarjet që ka shkaktuar vaksina dhe pamundësitë e disa vendeve për ta siguruar po krijojnë terren për manovra të reja.
Kompanitë më të mëdha në Dubai janë mbledhur në një aleancë që synon të shpërndajë 2 miliardë doza vaksinash Covid-19 nëpër botë brenda këtij viti.
Rasti i Indisë, një hipotezë për imunitetin e tufës
India po tregon se mund të arrihet imuniteti i tufës kundër CoVid-19, edhe para se të shkohet te vaksinimi masiv. Javët e fundit, numri i të infektuarve dhe të vdekurve në vend ka rënë, në disa qytete të mëdha, por edhe në fshatra të caktuara. Në Indi kulmi maksimal i infeksionit u arrit më 16 shtator, me 97 895 raste në 24 orë; dje (30 janar 2021), rastet e reja ishin 10 974 me 86 vdekje, në vendin me popullsi 1 miliard e 340 milionë banorë.
Në kërkim të partnerëve të rinj tregtarë
Një vit pasi doli nga BE-ja, Britania është në kërkim të partnerëve tregtarë. Partneriteti Trans-Paqësor është marrëveshja në të cilën Londra kërkon të anëtarësohet.
