Blloku Bota

Politikë e re nga ShBA? Njohje e genocidit armen dhe rol arbitri mes Turqisë dhe Greqisë

Postuar në 28 Janar, 2021 20:46

Gazeta greke “Kathimerini” publikon së fundmi një intervistë të Max Hoffman nga Qendra Amerikane për Progres sipas të cilit politika amerikane nën administratën e Biden do të ndryshojë shumë në raport me Turqinë. Sipas Hoffman kongresi amerikan do të kalojë një rezolutë për genocidin armen, një ndër pikat më të ndjeshme në politikën e jashtme amerikane. 

Tensionet me Iranin, SHBA shton bazat ushtarake në Arabinë Saudite

Postuar në 27 Janar, 2021 23:48

Ushtria amerikane do të ngrejë baza të reja ushtarake në Arabinë Saudite.

FRONTEX pezullon të gjitha operacionet në Hungari

Postuar në 27 Janar, 2021 21:35

Frontex do të pezullojë të gjitha operacionet në Hungari. Lajmin e bën të ditur EU Observer, që i referohet një zyrtari të BE-së. Ky vendim vjen pasi Hungaria prej kohësh i kthen emigrantët në Serbi - në shkelje të një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, dhënë në dhjetor. Këto shkelje po dokumentohen me kujdes nga Komiteti Hungarez i Helsinkit.

Zëdhënësja e agjencisë europiane të kufirit në Varshavë tha se Frontex është duke e vlerësuar rolin e saj në Hungari. Ndërsa pak më vonë, e njëjta konfirmoi se "Frontex po pezullon aktivitetet e tij në Hungari".

Morali dylekësh i Perëndimit me vaksinën dhe menaxhimin e pandemisë

Postuar në 27 Janar, 2021 15:36

Revista e njohur gjermane “Spiegel” i lë vend së fundmi situatës pandemike në Brazil, duke mbajtur në fokus sjelljen e presidentit të vendit, Jair Bolsonaro. Revista mban shënim deklarimet e presidentit të cilin e konsideron një person që beson te teoritë e konspiracionit për vaksinën.

Tre propozimet amerikane për dialogun Kosovë-Serbi, rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve

Postuar në 27 Janar, 2021 12:53

Një dokument i ri që hedh tre propozime për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi po diskutohet në Uashington. Dokumenti është hartuar nga "International Crisis Group", një think tank i themeluar nga Robert Malley, një nga bashkëpunëtorët e ish-presidentit amerikan, Barack Obama. Janë tri mundësitë që paraqiten për një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, megjithatë theksohet se asnjëri prej tyre nuk është "ideal".

OBSH lëshon udhëzime të reja për trajtimin e pacientëve me Covid-19

Postuar në 26 Janar, 2021 15:16

Beteja me virusin SARS-Cov-2 është një përvojë e re edhe për komunitetin shkencor. Më shumë se një vit pas rastit të parë në Kinë, virusi ruan ende të panjohura. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi ​sot ​këshilla të reja klinike për trajtimin e pacientëve me COVID-19, përfshirë ata që shfaqin simptoma të vazhdueshme pas shërimit. OBSH këshilloi përdorimin e dozave të ulëta antikoaguluesish për të parandaluar mpiksjen e gjakut.

Google ndërpret donacionet për kongresmenët që votuan kundër fitores së Biden

Postuar në 26 Janar, 2021 14:48

Google nuk do të japë kontribute nga komiteti i saj i veprimit politik për anjë anëtar të Kongresit që ka votuar kundër certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Kompania në pronësi të Alphabet Inc e ka pezulluar çdo kontribut që pas sulmeve të dhunshme në Capitol Hill.

Merkel pranon dështimin: Humbëm kontrollin mbi pandeminë

Postuar në 26 Janar, 2021 13:04

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pranur se Gjermania dështoi në kontrollimin e situatës së pandemisë. Gazeta “Bild” referon një videokonferencë të kancelares me krerët e CDU/CSU gjatë së cilës ajo ka folur hapur për atë që e quan dështim të qeverisë.

Ne humbëm kontrollin mbi këtë situatë

citon “Bild” kancelaren.

Merkel ka pranuar se autoritetet nuk kanë aftësinë për të moitoruar kontaktete e personave të infektuar.

Putin: Ky pallat nuk është i imi

Postuar në 26 Janar, 2021 02:31

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë akuzat e kundërshtarit të tij, Alexei Navalny se ai posedon pranë detit të Zi një kompleks që kushton mbi 1 miliardë dollarë. Në një bashkëbisedim me studentë, Putin ka deklaruar në mënyrë kategorike se ai, apo të afërm të ngushtë të tij të kenë një pasuri të tillë.

Rikthim në krizë, Giuseppe Conte jep dorëheqjen

Postuar në 25 Janar, 2021 20:09

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, pritet të japë dorëheqjen.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota