Blloku Bota

Morali dylekësh i Perëndimit me vaksinën dhe menaxhimin e pandemisë

Postuar në 27 Janar, 2021 15:36

Revista e njohur gjermane “Spiegel” i lë vend së fundmi situatës pandemike në Brazil, duke mbajtur në fokus sjelljen e presidentit të vendit, Jair Bolsonaro. Revista mban shënim deklarimet e presidentit të cilin e konsideron një person që beson te teoritë e konspiracionit për vaksinën.

Tre propozimet amerikane për dialogun Kosovë-Serbi, rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve

Postuar në 27 Janar, 2021 12:53

Një dokument i ri që hedh tre propozime për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi po diskutohet në Uashington. Dokumenti është hartuar nga "International Crisis Group", një think tank i themeluar nga Robert Malley, një nga bashkëpunëtorët e ish-presidentit amerikan, Barack Obama. Janë tri mundësitë që paraqiten për një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, megjithatë theksohet se asnjëri prej tyre nuk është "ideal".

OBSH lëshon udhëzime të reja për trajtimin e pacientëve me Covid-19

Postuar në 26 Janar, 2021 15:16

Beteja me virusin SARS-Cov-2 është një përvojë e re edhe për komunitetin shkencor. Më shumë se një vit pas rastit të parë në Kinë, virusi ruan ende të panjohura. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi ​sot ​këshilla të reja klinike për trajtimin e pacientëve me COVID-19, përfshirë ata që shfaqin simptoma të vazhdueshme pas shërimit. OBSH këshilloi përdorimin e dozave të ulëta antikoaguluesish për të parandaluar mpiksjen e gjakut.

Google ndërpret donacionet për kongresmenët që votuan kundër fitores së Biden

Postuar në 26 Janar, 2021 14:48

Google nuk do të japë kontribute nga komiteti i saj i veprimit politik për anjë anëtar të Kongresit që ka votuar kundër certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Kompania në pronësi të Alphabet Inc e ka pezulluar çdo kontribut që pas sulmeve të dhunshme në Capitol Hill.

Merkel pranon dështimin: Humbëm kontrollin mbi pandeminë

Postuar në 26 Janar, 2021 13:04

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pranur se Gjermania dështoi në kontrollimin e situatës së pandemisë. Gazeta “Bild” referon një videokonferencë të kancelares me krerët e CDU/CSU gjatë së cilës ajo ka folur hapur për atë që e quan dështim të qeverisë.

Ne humbëm kontrollin mbi këtë situatë

citon “Bild” kancelaren.

Merkel ka pranuar se autoritetet nuk kanë aftësinë për të moitoruar kontaktete e personave të infektuar.

Putin: Ky pallat nuk është i imi

Postuar në 26 Janar, 2021 02:31

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë akuzat e kundërshtarit të tij, Alexei Navalny se ai posedon pranë detit të Zi një kompleks që kushton mbi 1 miliardë dollarë. Në një bashkëbisedim me studentë, Putin ka deklaruar në mënyrë kategorike se ai, apo të afërm të ngushtë të tij të kenë një pasuri të tillë.

Rikthim në krizë, Giuseppe Conte jep dorëheqjen

Postuar në 25 Janar, 2021 20:09

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, pritet të japë dorëheqjen.

“Lufta e ftohtë” e Kinës me Biden, Jingping: Amerika është arrogante

Postuar në 25 Janar, 2021 19:24

Duket si një fjalim i hartuar për të hyrë në histori ai që presidenti kinez, Xi Jinping, mbajti sot në Forumin Ekonomik Botëror. Ndryshe nga ç’pritej me largimin e Trump, Kina duket e vendosur për “luftën e ftohtë” me SHBA-të. Edhe pse asnjëherë nuk iu referua me emër Amerikës së Biden-it, Jingping nuk e kurseu termin arrogancë.

Shpifje dhe mashtrim, kompania e pajisjeve të votimit kërkon 1.3 miliardë $ nga Rudy Giuliani

Postuar në 25 Janar, 2021 16:25

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ndaj Trump dhe njerëzve të tij kanë nisur paditë në gjykata. Një kompani amerikane e makinerive të votimit hapi një proces gjyqësor 1.3 miliard dollarë kundër avokatit të ish-presidentit. Rudy Giuliani akuzohet për shpifje dhe mashtrim lidhur me zgjedhjet presidenciale. Kjo nuk është padia e parë që ngre kompania “Dominion Voting Systems Inc” ndaj njerëzve të ish-presidentit. Ajo më parë ka hapur një proces kundër avokatit të fushatës së Trump, Sidney Powell, të cilin e akuzoi për përhapjen e teorive të rreme të konspiracionit në lidhje me zgjedhjet.

BBC: Biden mund të ndryshojë seksionin 230. Facebook mund të paditet për ato që postojnë përdoruesit

Postuar në 25 Janar, 2021 12:54

BBC-ja shkruan për atë që e quan një goditje shkatërrimtare që presidenti i ri amerikan, Joe Biden, mund t’i japë Facebook. Pas një hyrjeje ku flitet për ambiciet e Drejtorit Ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, për t’u bërë Presidenti, media në fjalë vë në dukje qëndrimin e vazhdueshme të Biden kundër asaj që ndodh në Facebook dhe mënyrës sesi kjo platformë funksionon. Një ndër arsyet kryesore të kësaj kundërvëinieje është edhe mënyra sesi republikanët shfryëzuan Facebook në vitin 2016 dhe mandej skandali Cambridge Analytica.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota