Blloku Bota
Belgjika lehtëson masat e hyrjes duke nisur nga 18 shkurti
Belgjika i është bashkuar vendeve që kanë vendosur të lehtësojnë masat e kufizimit për personat që hyjnë në vend. Ose të paktën kështu po duan të thonë. Mediat blege njoftojnë se duke nisur që nga data 18 shkurt, autoritetet do të kërkojnë vetëm certifikatë vaksinimi, ose test për CoVid-19 apo certfikatë shërimi, pavarësisht se nga cili vend vijnë.
Ne do të shohim sesi njerëzit kanë mbrojtur veten në vend se të kontrollojmë nga vijnë. Kjo do të thotë ne nuk do të punojmë më me kode me ngjyra dhe nuk të kërkojmë më nëse ju vini nga një vend europian apo jo
Putin nuk do të pushtojë
Leon Aron, analist në American Enterprise Institute në Uashington, një njohës i mirë i Rusisë, mendon se Vladimir Putin nuk do ta pushtojë Ukrainën. Ose të paktën nuk ka gjasa për një aksion ushtarak në shkallë të gjerë nisur nga disa arsye objektive që kanë të bëjnë edhe me historinë e afërt të Rusisë.
441 ditë me Covid!
Përvoja e një pacienti turk me Covid-19 është ndër më të rrallat. Kur u infektua, Muzaffer Kayasan mendoi se ishte i destinuar të vdiste, pasi ndërkohë vuante nga leukemia.
Katërmbëdhjetë muaj dhe 78 teste pozitive më vonë, ai është ende gjallë – dhe ende po lufton me infeksionin.
Kayasan, 56 vjeç, ka infeksionin më të gjatë të regjistruar në Turqi, ndoshta për shkak të sistemit imunitar të dobësuar nga kanceri.
Gerhard Schröder, një hije e errët mbi politikën e jashtme të Berlinit
Në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, qasja e Gjermanisë po shihet me dyshim nga disa. Dhe ish-kancelari Gerhard Schröder është një nga arsyet kryesore për këtë. Ai po shkon në drejtim të kundërt me qasjen që ka partia e tij. Sipas Der Spiegel, e cila analizon këtë përplasje, shumica e gjermanëve kanë të njëjtin qëndrim si Schröder: paqja me Rusinë është e vetmja gjë që ka rëndësi.
“Nuk na plas fare për sanksionet e Perëndimit”
Ambasadori i Rusisë në Suedi doli nga korniza e diplomatit, kur u pyet për sanksionet e Perëndimit në rast të një invazioni në Ukrainë.
“Më falni gjuhën, por ne as na plas fare për sanksionet”, tha Viktor Tatarintsev për të përditshmen e Stokholmit, Aftonbladet.
Francë, “mur” gjobash për Karvanin e Lirisë
Policia franceze po përpiqet ta parandalojë me gjoba atë që në Kanada u shndërrua në një protestë masive. Të paktën 30 gjoba u vunë pasi i vetëshpalluri "Karvani i lirisë" u përpoq të hynte në Paris për të protestuar kundër kufizimeve të COVID-19 të shtunën.
Autokolona po përpiqen të hyjnë në kryeqytetin francez nga drejtime të ndryshme për të protestuar kundër pasaportës së vaksinimit, të cilën qeveria franceze e ka vendosur si kriter për hyrjen në shumë hapësira publike.
Survejim pa kufij/Mossad dhe policia izraelite, përgjim pa leje me "Pegasus"
Shërbimi izraelit Mossad, ka hakeruar telefona personalë të qytetarëve në mënyrë jozyrtare. Lajmi bëhet i ditur nga media në Izrael, që citojnë punonjës të prodhuesit të softuerit Pegasus, NSO, që konsiderohet si mjeti më efektiv në këtë drejtim. Veprimet e Mossad janë kryer në kohën kur agjencinë e drejtonte Yossi Cohen, ndonëse punonjësit nuk kanë njohje për arsyet e hakerimit.
Këshilli egjiptian i Shtetit hap dyert për femrat, 76 vjet pas krijimit
Këshilli Egjiptian i Shtetit, organi kryesor juridik në vend, ka hapur derën për femrat për herë të parë që nga krijimi në vitin 1946.
Sipas kreut të Këshillit, Mohamed Hossam el-Din, vendimi për të hapur mundësinë që edhe femrat të hyjnë në trupën e lartë gjyqësore, pason një vendim tjetër të janarit të këtij viti, marrë nga Këshilli Suprem për Trupat dhe Autoritetet Gjyqësore, që drejtohet nga presidenti i vendit, Abdel Fattah al-Sisi.
Telefonata Biden - Putin, ofertë e re nga SHBA
Mediat e ndryshme raportojnë për një telefoatë mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin në kontekstin e një krize të madhe në Ukrainë. Përqendrimi i trupave ruse në kufi është vlerësuar si një prag sulmi ushtarak të cilin Moska e ka mohuar. Ndërkohë në dritë kanë dalë disa kërkesa bazë për sigurinë nga Rusia, të cilat janë hedhur poshtë deri më tani si të papranueshme. Në këtë frymë duket se Kremlini po preson për të marrë në tavolinë diçka siguruese në këmbim të heqjes dorë nga opsioni ushtarak.
Paqja, e vetmja rrugë për Ballkanin Perëndimor
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç shprehet në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se planet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë po vazhdojnë dhe për këtë duket se ka një dakordësi nga Perëndimi.
Prishtina dhe Tirana ranë dakord në kontituimin e një entiteti administrativ në të dyja anët e kufirit dhe disa këtë do ta quanin Shqipëria e Madhe. Ne kemi deklarata nga zyrtarët nga Prishtinë që e duan një gjë të tillë...Kjo nuk është një platformë abstrakte, po ju them se çfarë po ndodh