Blloku Bota
De Facto në luftë me Rusinë, SHBA organizon konferencë ndërkombëtare për armatosjen e Ukrainës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë organizuar dhe drejtuar sot një konferencë me 40 vende të ndryshme me synim armatosjen e Ukrainës. Konferenca është zhvilluar në bazën ajrore amerikane të Ramstein në Gjermani, një sinjal ky që tregon ndryshime të mëdha në mjedisin e sigurisë në kontinent. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka deklaruar se synimi është që të ndihmohet Ukraina të fitojë kundër një invazioni të padrejtë të Rusisë. Por edhe për të mundësuar që Ukraina të ndërtojë një mbrojtje efektive për të nesërmen.
Sekretari britanik i Mbrojtjes: Rusia ka humbur më shumë trupa në Ukrainë sesa në Afganistan
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka deklaruar se Rusia ka humbur në fushatën ushtarake në Ukrainë, 15 000 trupa në vetëm 9 javë.
Vlerësimi ynë është se rreth 15 000 trupa ruse janë vrarë gjatë ofensivës së tyre
citohet Wallace.
BE firmos me Indinë marrëveshje të bashkëpunimit strategjik në fushën e teknologjisë
Bashkimi Europian dhe India kanë përuruar bashkëpunimin në fushën e teknologjisë, përmes një marrëveshjeje që rregullon edhe krijimin e një Këshilli të Tregtisë dhe Teknologjisë. Në deklaratën e përbashkët pas takimit të presidents së KE-së, Ursula von der Leyen dhe kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, marrëveshja cilësohet si strategjike.
Ky mekanizëm i koordinimit strategjik do tu lejojë partnerëve të gjurmojnë sfidat në nyjen e tregtisë, teknologjisë së sigurtë dhe sigurisë duke thelluar kështu bashkëpunimin në këto fusha
Turqia kundërshton krijimin e një force të NATO-s për Detin e Zi
Turqia ka kundështuar planet e SHBA për krijimin e një force ushtarake të Detit të Zi.
I komunikuam Rumanisë dhe Bullgarisë të mos veprojnë me nxitim
është shprehur ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.
Rizgjedhje, jo fitore
Njerëzit përqafonin njëri-tjetrin dhe këndonin “Macron”.
Kështu e përshkruan ndër të tjera agjencia “Reuters” rizgjedhjen e Emmanuel Macron si president të Francës. 58.2% të votave në raundin e dytë i kanë siguruar Macronit një mandat të dytë që është celebruar në mënyrë militante në Paris.
Një ekran i madh vendosur në kullën “Eifel”, tubim njerëzish. Të duket se turma ka strehën e vet në çdo qoshe të planetit. Është e çuditshme të shohësh festë për rizgjedhjen e dikujt që është provuar se çfarë di të bëjë e si di ta bëjë.
Gjest diplomatik drejt Armenisë, Erdogan: Të ndërtojmë të ardhmen!
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë një lëvizje diplomatike në drejtim të Armenisë, me të cilin Turqia ka një konflikt të vjetër. Ai i ka dërguar një mesazh patriarkut të armenëve të Turqisë, Sahak Mashalyan me rastin e 24 prillit kur kujtohen armenët që humbën jetën gjatë Luftës së Parë Botërore.
Unë përkujtoj otomanët armenë që humbën në luftë. Le të ndërtojmë të ardhmen në vend të madhështisë së vuajtjes
Synimet e Putin nuk shkojnë përtej Ukrainës, Bjellorusisë dhe ndoshta Kazakistanit
Azar Gat, një ndër analistët kryesore ushtarakë të Izraelit flet në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” në të cilën flet për situatën në Ukrainë, gabimet e Rusisë dhe keqleximin që po i bëhet synimeve të presidenti rus. Sipas tij, në invazionin e Ukrainës ka patjetër edhe një element difensiv që nuk duhet injoruar.
Spekullime mbi synimet e operacionit rus në Ukrainë dhe sulmin ndaj Transnistrisë
Mediat në Perëndim po qarkullojnë një deklaratë të gjeneralit rus Rustam Minnekaev që ka sqaruar deri diku synimet e operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë. Duke folur për agjencinë “Interfax” Minnekaev ka thënë se ushtria ruse synon marrjen e Donbasit për të krijuar një corridor tokësor deri në Moldavi që do të priste daljen në det të Ukrainës.
Somalia në buzë të humnerës, 700 mijë të zhvendosur rishtaz, 6 milionë në uri të thellë
Larg syve dhe vëmendjes ndërkombëtare, e normuar tashmë si një vend që është në fund të listës së njerëzimit, Somalia përballet së fundmi edhe me një thatësirë që po e çon në uri. Për të tretin vit radhazi në Somali nuk bie thuajse fare shi duke bërë që thatësira të klasifikohet si më e keqja në 40 vjet.
Franca lëshon urdhër-arresti ndërkombëtar për Carlo Ghosn
Autoritetet franceze kanë lëshuar një urdhër arresti ndërombëtar për Carlos Ghosn, ish-drejtuesi i konsorciumit Renault-Nissan, që u largua drejt Libanin në mënyrë të fshehtë pas skandalit që përfshiu atë dhe kompaninë. Në vitin 2018, Ghosn u ndalua nga autoritetet Japoneze bashkë me ndihmësin kryesor Greg Kelly nën akuzën e keq menaxhimit financiar, por në dhjetor 2019, Ghosn ia doli të arratiset fshehtas me një avion privat.
