Fituan Serbia dhe Kosova, humbi(rolin e tundësit të derës) Tirana

Në Tiranë janë trishtuar për një dakordësim mes Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftimet. Presidenti serb Vuçiç bëri çmos ta paraqiste aktin si një lloj sadakaje që Beogradi po i bënte Prishtinës, pa shpjeguar se pse desh gjoja shpërtheu konfliktin për të njëjtën gjë 1 muaj më parë.
Në Tiranë po thonë se kjo gjë që u bë tani ishte në një marrëveshje të 2011-ës. Nëse është kështu, atëherë edhe për detyrimin e Serbisë që ta zbatojë atë pikë u qenka dashur punë.
Albin Kurti e quajti marrëveshje për kalim pa pengesa, diçka që ka vlerën e vet praktike. As e ngriti në qiell marrëveshjen e as ndezi fishekzjarrët. Në fjalën e tij sot në Asamblenë e Vetëvendosjes, kjo pikë zuri fare pak vend. Ndaj oponenca e atyre që jetojnë në Tiranë por që për herë të parë në kaq vjet po shohin se qenka dikush në Prishtinë që nuk i begenis duhet të gjejë material tjetër.
Në fakt marrëveshja e arritur ka peshën e vet më të madhe për relacionet me Tiranën, që sot kuptoi se nuk është partner i domosdoshëm, se sado të luajë politikën e skuthit që ka ditur të bëjë përherë, në finale nuk i ndal dot proceset. Z. Vuçiç e menaxhoi me stres në publik firmosjen e marrëveshjes, kështu që ai e ka të vështirë të luajë paqësorin me Kurtin në nismën Open Ballkan. Por ai e hoqi qafësh një problem delikat. Ballkani i Hapur nuk përbën më ofertë në rajon, por thjesht një kuadër ndër disa të tillë për atë që do të afrohet. Dhe humbja e aftësisë për të tërhequr e inaktivizon e energjinë politike që po kërkohej të çlirohej edhe duke izoluar njerëz si Kurti, ndërkohë që bëri kurban aventurierë si Abazoviç dhe defaktorizoi ndonjë të pabesë.
Comments
Edhe kur tju pjell gruja do
Edhe kur tju pjell gruja do thoni: fajin e ka rama hahahaha
Kur u polle ti i kujt ishte
Kur u polle ti i kujt ishte nderi? Apo s’e hap ate dosje?
Nese s’ke gje per te thene, mos fol. Nese nuk e mban gojen dot mbyllur ka kush te ndihmon dhe nuk do shume imagjinate sesi te ta mbajne gojen te zene me pune.
Nuk duhet të gëzohemi me hapa
Nuk duhet të gëzohemi me hapa kaq të vegjël. Mendoj se është e rëndësishme që të evitohen konfliktet e mundshme. Ne kemi një marrëveshje për targat dhe s'ka zgjidhje. Serbia nuk është e gatshme të pranojë simbolet dhe sovranitetin e Kosovës.
Kur është arritur kjo marrëveshje në 2011, kaluan 11 vite dhe kujtojmë vetëm historinë dhe jo një marrëveshje të zbatuar. Serbia s'ka bërë asgjë, vetëm ka zbatuar marrëveshjen e atij viti. Jemi në pozita fillestare të dialogut 2011."-tha Arifi.
Kete e kane shkruar miqte tuaj te syrit. Mos ju shkoje menja se e urreni ramen me shume se cim peka. E ka zone venin e pare ai. Pra cfare ka te keqe ti referohemi fakteve? Pervec faktit qe jane te urrejtshme per ju.
Tani une nuk u gezova sepse
Tani une nuk u gezova sepse kam.pasaporte shqiptare dhe ne Beograd fale Edit shkoj pa probleme.
Por nuk pashe qe Kurti te gezohej. E kam thene ne shkrim. Ne Tirane po shkruajne qe ai gezoi. Ka dallim. Mendimi im eshte qe Vucic fitoi se hoqi qafesh nje problem qe ben shume zhurme, Kurti se ne fund imponoi formalisht nje lloj autoriteti te zotimit te vet. Por edhe zbatimin e nje pike qe ishte ne leter qe ne 2011.
Edi Rama nuk tund me deren. Normalisht duhet ta quanim fitore edhe kete, por ku ta dish se cfare mendon njeriu per veten.
Urrejtje per Edi Ramen? Po pse, cfare ka bere ai? I neveritshem? Po, ne shume raste publike. Po jo aq sa te meritoje dicka me shume se veten.
Add new comment