Blloku Bota

Oliver Stone: Disa sugjerime për të shmangur "histerinë e mediave perëndimore"

Postuar në 01 Mars, 2022 15:34

Oliver Stone, regjisori fitues i çmimit Oscar dhe kritik i zëshëm i politikës së jashtme amerikane, sugjeron një tjetër qasje nga ajo dominuese në raport me konfliktin Ukrainë-Rusi. Në Instagram, ai u sugjeron ndjekësve të lexojnë disa artikuj për të kuptuar më mirë se si nisi ndërhyrja ushtarake ruse.

Stone thotë se nuk është dakord me "histerinë e mediave perëndimore" dhe prirjen e saj për "të hequr dorë nga faktet kryesore kur u vjen përshtat".

Mes sanksioneve dhe censurës, RT dhe Sputnik kthehen në dhimbje koke për BE-në

Postuar në 01 Mars, 2022 10:40

BE u zotua dy ditë më parë se do të ndalojë mediat e mbështetura nga Kremlini, RT dhe Sputnik. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se organizatat mediatike do të hiqen nga transmetimi si pjesë e një pakete më të gjerë sanksionesh kundër Rusisë. Tani pyetjet që shtrohen janë si do të bëhet kjo pa shkelur ligjet dhe rregulloret dhe e dyta, si të veprohet në rast se edhe Moska kundërpërgjigjet.

Valerie Pecresse: Nuk ka vend për Turqinë në BE

Postuar në 01 Mars, 2022 10:09

Kandidatja e republikanëve të qendrës së djathtë për presidencën franceze, Valerie Pecresse, thotë se Turqisë nuk duhet t’i jepet asnjë shans për t’u bërë pjesë e BE-së.

Wesley K. Clark: NATO duhet të njohë realitetin e ri që krijoi Rusia

Postuar në 01 Mars, 2022 09:39

Situata në Ukrainë ka krijuar një realitet të ri, të cilin NATO duhet të përgatitet ta njohë. Një Rusi më kundërshtare se më parë kërkon forca shtesë, logjistikë dhe thellimi të bashkëpunimit në sferat joushtarake.

Gjenerali në pension, Wesley K. Clark, ish-komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s, në Evropë, thotë për USA TODAY se sanksionet e Perëndimit mund të jenë efektive, por jo tani për tani.

Gjermania bën kthesë 180 gradëshe në politikën e jashtme

Postuar në 28 Shkurt, 2022 17:25

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë paraqet një 'pikë kthese' në qasjen që Gjermania ka pasur deri më tani në politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes.

Deri më tani, politika e jashtme e Berlinit bazohej kryesisht në promovimin e paqes nëpërmjet mjeteve diplomatike dhe një hezitim për të investuar në aftësitë e tij ushtarake. Kjo bëri që të ngrinin vetullat aleatët dhe partnerët e Gjermanisë, veçanërisht në momente krizash.

Rusia zgjeron kufirin deri në Poloni. Përgatitje për ofensivë në Ukrainën Perëndimore

Postuar në 28 Shkurt, 2022 14:21

Bjellorusia ka miratuar së fundmi vendosjen e përhershme në territorin e saj të trupave ruse si dhe të armëve bërthamore. 65.16% e votuesve miratuan propozimin në fjalë që e vendosin de facto kufirin e Rusisë në qendër të Europës. Vendimi ka rëndësi strategjike dhe zbulon në të vërtetë një problem të madh sigurie që ka të bëjë me vizionin e Kremilinit në këtë fushë.

Soros kërkon përfshirjen e Amerikës në konfliktin Ukrainë-Rusi

Postuar në 28 Shkurt, 2022 11:07

Filantropi amerikan, George Soros, kërkon përfshirjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera transatlantike në konfliktin Rusi-Ukrainë. Soros thotë se këto vende duhet "të bëjnë gjithçka kanë në dorë" për të mbështetur Ukrainën kundër Rusisë.

E kam parë Ukrainën të shndërrohet nga një pjesë e ndarë nga Bashkimi Sovjetik, në një demokraci liberale dhe një shoqëri të hapur”, shkroi Soros në llogarinë e tij në Tuiter.

“Nëse bie Kievi, efekti domino shtrihet në të gjithë Europën Lindore”

Postuar në 28 Shkurt, 2022 10:02

Perëndimi duhet ta ndalë presidentin rus, Vladimir Putin tani, sepse nëse Kievi bie, do të ketë pasoja për të gjithë Lindjen e Evropës. Ky është paralajmërimi i kryeministrit slloven, Janez Jansha.

Lukashenko: Politika e sanksioneve çon në Luftën e Tretë Botërore

Postuar në 27 Shkurt, 2022 23:14

Presidenti bjellorus  Aleksander Lukashenko ka deklaruar se politika e sanksioneve që Perëndimi po ndjek ndaj Rusisë, do të çojë në një luftë botërore.

Është më keq sesa lufta. Rusia po shtyhet drejt një lufte të tretë botërore. Ne duhet  të jemi shumë të rezervuar dhe ta evitojmë sepse lufta bërthamore është fundi i gjithçkaje

ka thënë Lukashenko.

Sipas tij nga e gjithë kjo situatë përfitues i vetëm është SHBA që po kërkon eliminimin e Rusisë si konkurent.

Putin vendos në gatishmëri luftarake forcat e parandalimit strategjik

Postuar në 27 Shkurt, 2022 16:01

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Tass, njofton se presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar kalimin në gjendje gatishmërie të të forcave të parandalimit strategjik. 

Zyrtarët më të lartë të vendeve kryesore të NATO-s kanë bërë deklarata agresive kundër vendit tonë. Për këtë arsye, i kam  dhënë urdhër ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të vendosin gjendjen e gatishmërisë luftarake për forcat e parandalimit strategjik

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota