Blloku Bota
Një botë multipolare dhe Perëndimi nuk e ndalon dot
Rusia duket se përfundimisht e sheh veten si një ndër qendrat e mëvetësishme të pushtetit në rendin e ri global që po merr jetë. Lufta në Ukrainë dhe sidomos reagimi perëndimor kanë përforcuar vizion e liderëve rusë të këtij brezi se vendi i Rusisë në botë është ai i një qendre më vete në kuadër të një bote multipolare. Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov ka deklaruar gjatë një interviste për televizionin “Zvezda” se perëndimi mund të ngadalësojë, por asnjëherë të ndalojë krijimin e një bote multipolare.
Fituan Serbia dhe Kosova, humbi(rolin e tundësit të derës) Tirana
Në Tiranë janë trishtuar për një dakordësim mes Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftimet. Presidenti serb Vuçiç bëri çmos ta paraqiste aktin si një lloj sadakaje që Beogradi po i bënte Prishtinës, pa shpjeguar se pse desh gjoja shpërtheu konfliktin për të njëjtën gjë 1 muaj më parë.
Në Tiranë po thonë se kjo gjë që u bë tani ishte në një marrëveshje të 2011-ës. Nëse është kështu, atëherë edhe për detyrimin e Serbisë që ta zbatojë atë pikë u qenka dashur punë.
Stigmatizues! Fushatë për ndryshimin e emrit “lija e majmunit”
Me linë e majmumit – anglisht: monkeypox – ka lindur një problem i ri. I natyrës humane. Emri që i është vënë sëmundjes po gjykohet si i papërshtatshëm dhe që krijon stigma, madje paragjykime. Ka që thonë se është emër racist, të tjerë që është ofensiv ndaj gay-ve, ka edhe më tej që mendojnë se kjo çon në vrasje masive të majmumëve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hapur një diskutim për të shqyrtuar çështjen në fjalë.
Lija e majmunit është një lloj emri i çuditshëm për të emërtuar një sëmundje që tani po prek njerëzit
Serbia pranon dokumentet e Kosovës
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia do të njohë dokumentet e Kosovës. Duke shtuar tonet, i shfaqur si i acaruar, Vuçiç e ka përcjellë lajmin të paketuar me një seri kërcënimesh që në fakt janë poza. Vuçiç ka dalluar në fjalën e tij shqiptarët e Kosovës, një mesazh ky i kujdesshëm që synon jo vetëm të dallojë, por edhe të mos helmojë tërësisht marrëdhëniet mes dy vendeve për të cilat është investuar jo pak.
Vuçiç anullon EuroPride 2022 që do mbahej në Beograd
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se parada e homoseksualëve EuroPride, parashikuar për t’u mbajtur në Beograd në muajin shtator, nuk do të zhvillohet. BBC-ja citon Vuçiç të jetë shprehur se "nuk është i lumtur për këtë vendim" duke argumentuar se shkak janë tensionet me Kosovën si dhe çështjet e energjisë dhe ushqimit.
SHBA paralajmëron caktimin e ambasadorit të parë për Arktikun
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të caktojnë së shpejti të parin ambasador të vetin në Arktik, një rajon me rëndësi globale, qoftë për burimet natyrore, qoftë për ndërthurjen e interesave të sigurisë.
Ambasadori do të ketë gradën më të lartë dhe sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit “do të çojë para politikën e SHBA në Arktik, do të angazhohet me palët e tjera në Arktik dhe jo vetëm si dhe me grupet indigjene dhe do të punojë ngushtësisht me aktorët lokalë”.
Në pushtet jo vetëm me armë, por edhe me taksim më efikas se qeveria e Kabulit
Shumë afganë me të cilët folëm ndjenin se sistemi i taksimit i talibanëve ishte më i ndershëm sesa ai i imponuar nga qeveria, që shpesh përfshinte rryshfetin dhe burokracinë komplekse. Duke qenë më pak i ngarkuar dhe më pak i korruptuar talibanët shfrytëzuan frustrimin e përhapur me paaftësinë e qeverisë
Rinis komunikimi ShBA-Iran për rikthimin te marrëveshja bërthamore e vitit 2015
Irani ka njoftuar se ka marrë një përgjigja nga ShBA rreth mundësisë së rikthimit te marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, bëri të ditur se Teherani po shqyrton propozimin në fjalë.
Pala iraniane ka marrë një përgjigje rreth rikthimit te marrëveshja bërthamore nga qeveria e ShBA përmes koordinatorit të BE-së. Ne kemi nisur një shqyrtim të hollësishëm të propozimit amerikan dhe do të informojmë koordinatorin për mendimin tonë
citohet ai.
Skandali i përgjimeve, Parlamenti grek cakton Themistoklis Demiris shef të shërbimit sekret
Parlamenti grek ka miratuar caktimin në detyrën e shefit të shërbimit sekret, diplomatin Themistoklis Demiris
70-vjeçari ka shërbyer si ambasador në Itali dhe Qipro si dhe së fundmi ka qenë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme.
Ai pason në detyrë Panagiotis Kontoleon që dha dorëheqjen pas verifikimit se shërbimi grek kishte përgjuar telefonin e një gazetari dhe të kreut të PASOK-ut,
Nikos Androulaki. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të përgjimeve.
Gardhim i plotë në të gjithë kufirin greko-turk
Këshilli grek për Sigurinë Kombëtare ka vendosur të autorizojë vendosjen e një gardhi në të gjithë gjatësinë e kufirit me Turqinë.
Për përparësinë e vendosjes së gardhit do të konsiderohen mendimet e ministrive më të rëndësishme greke dhe segmenteve vendimmarrëse të ushtrisë
