Cavushoglu: Stabiliteti global, nën kërcënim. Bota turke, qendër e gjeopolitikës

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavushoglu ka deklaruar gjatë një fjale të mbajtur në Takimin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Shteteve Turke se stabiliteti global është nën kërcënim.
Sot ne do të konsiderojmë këto zhvillime dhe vlerësojmë hapat që do të hedhim së bashku
ka thënë ai.
Pandemia, lufta në Ukrainë dhe kriza financiare janë ngjarje sekuenciale që kanë vënë në pikëpyetje një zinxhir funksionim të ekonomisë botërore me refleks imediat dhe ndikues deri te çmimet e ushqimit dhe siguria ushqimore.
Sot bota turke është bërë qendra e gjeopolitikës botërore siç ka qenë në histori. Ne kemi një pozicion kritik që lidh lindjen me perëndimin, veriun me jugun për energjinë, tregtinë dhe transportin. Në këtë periudhë të vështirë që bota po kalon, rëndësia e botës turke për stabilitetin global dhe zhvillimin është rritur edhe më shumë
ka thënë ai.
Add new comment