Blloku Bota
Hapet hetimi për blerjet e vaksinave anti-CoVid-19 nga institucionet e BE-së
Prokurori Publik Europian ka hapur hetim mbi blerjet nga institucionet e Bashkimit Europian të vaksinave kundër CoVid-19, një procedurë që ka në qendër Ursula von der Leyen, e përfolur gjatë se ka kryer marrëveshje personale me kreun e Pfizer.
Të hapur për marrëveshje me Ukrainën. Lukashenko: Paqja, në një javë; çdo gjë varet nga SHBA dhe Britania
Lukashenko i Bjellorusisë foli për një javë për ta mbyllur luftën në Ukrainë, por sipas tij kjo varet nga dy furnizuesit e Kievit, SHBA dhe Britania e Madhe.
Nëse nesër ju kuptoni se duhet të ulemi dhe të negociojmë për të gjetur një zgjidhje, më besoni, e gjejmë për një javë
është shprehur Lukashenko në një intervistë për NBC.
OKB-ja zbret në nivelin e Shqipërisë: Rusia përdor përdhunimet si strategji në Ukrainë. Kemi...100 raste
E dërguara e OKB-së Pramila Patten ka deklaruar se sulmet seksuale dhe përdhunimet janë aplikuar nga ushtria ruse në Ukrainë si pjesë e një strategjie më vete, apo si jë “taktikë e qëllimshme për të dehumanizuar viktimat”. Sipas saj OKB-ja ka verifikuar më shumë se 100 raste përdhunimi. Tani, patjetër që një përdhunim i vetëm është tragjedi për një femër. Një i vetëm.
Ballkani Perëndimor, pikë hyrëse e azilantëve në BE
Gazeta “Politico” vë në dukje sot përmes një shkrimi të vetin se Serbia është kthyer në pikën kryesore dalëse të imigrantëve drejt Bashkimit Europian, për shkak të politikës së vet liberale me vizat.
Ky vend lejon një udhëtim pa viza për qyetarë nga vende si India, Tunizia apo Burundi dhe gëzon po ashtu marrëveshje të udhëtimit pa viza drejt BE-së. Kjo e bën më të lehtë për njerëzit të udhëtojnë në Serbi dhe mandej të kalojnë në BE. Statisitikat tregojnë tërheqje përherë e më të amdhe për drejtimin e Ballkanit Perëndimor.
Raportime mediatike: Ukraina përgatitet për sulm nga Bjellorusia
Mediat ukrainase raportojnë se ushtria po bëhet gati për të pritur një sulm nga Bjellorusia. Gjeneral lejtnanti, Serhii Naiev është shprehur se po merren masa për të siguruar që trupat janë në numrin e duhur, me mjetet e duhura dhe potencialin luftarak të nevojshëm, pasi sipas tij:
Vendi po përgatitet për një sulm të mundshëm nga Bjellorusia
Shumë afër konfliktit direkt SHBA-Rusi
Koordinatori për komunikimin Strategjik në Këshillin Kombëtar të Sigurisë së SHBA, John Kirby, ka deklaruar gjatë një interviste për CNN se shanset për një konflitkt direkt me Rusinë, janë shumë të larta aktualisht.
Kjo nuk ka dyshim që rreziqet janë shumë të larta
citohet ai.
Putin: Të gatshëm të furnizojmë me gaz Europën përmes linjës së mbetur të Nord Stream 2
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të nisë furnizmin me gaz të Europës përmes linjës së mbetur të gazsjellësit Nord Stream 2. Duke folur në Javën Ruse të Energjisë, Putin ndër të tjera citohet të jetë shprehur se:
I akuzuari kryesor për sulmin mbi urën e Krimesë
Shërbimet sekrete ruse kanë deklaruar se janë në dijeni të autorëve që qëndrojnë pas sulmit mbi urën e Krimesë.
Organizatori i sulmit terrorist mbi urën e Krimesë është Drejtoria kryesore e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës dhe lideri i saj, Kyrylo Budanov
thuhet në njoftimin e FSB-së ruse.
Biden ndërron mendje. Nuk ka Armagedon bërthamor: "Nuk e besoj"
Presidenti amerikan Joe Biden ka ndërruar mendje. Prapë. Në një intervistë për CNN, Biden tha se ai nuk beson se presidenti rus, Vladimir Putin do të përdorë armë bërthamore taktike në Ukrainë.
Nuk e besoj. Mendoj se është e papërgjegjshme për Putin të flaës për këtë gjë, kjo ide që lideri i një prej fuqive kryesore të botës të thotë se mund të përdorë armë bërthamore taktike në Ukrainë
është shprehur ai.
Duke qëndruar te kjo çështje, Biden tha se Putin ka kryer krime lufte.
Ai po vepron brutalisht
Izraeli dhe Libani arrijnë marrëveshje për delimitimin e ujërave detare
Izraeli dhe Libani kanë arritur një marrëveshje që po quhet historike mbi hapësirën detare. Kryeministri izraelit, Yair Lapid ka deklaruar ndër te tjera se:
Kjo marrëveshje do të fuqizojë sigurinë e Izraelit, injektojë miliarda euro në ekonominë e Izraelit dhe sigurojë stabilitetin e kufirit tonë verior
Presidenti libanez, Michel Aoun ka njoftuar se varianti i propozouar nga i dërguari amerikan, Amos Hochstein ka kënaqur kërkesat e vendit të tij dhe shtoi se ai shpreson që ajo të njoftohet së shpejti.
