Blloku Bota
Mbikëqyrje trepalëshe në kufirin serbo-maqedonas
Austria, Serbia dhe Hungaria kanë rënë dakord për të patrulluar së bashku kufijtë e Serbisë me Maqedoninë e Veriut. Duke folur pas një takimi tripalësh për këtë çështje, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto ka deklaruar se të trija vendet në praktikë po mbrojnë kufijtë e Bashkimit Europian.
Duke lëvizur linjën e mbrojtjes në jug ne mbrojmë interesin tonë të përbashkët dhe kjo është arsyeja pse ne biem dakord të bashkojmë forcat dhe të përforcojmë kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në termat e personelit dhe pajisjeve
Izraeli dhe Turqia ngrenë nivelin e marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadorësh
Pas konsultimeve dhe disa takimeve të fundit, Turqia dhe Izraeli kanë ngritur nivelin e përfaqësimit diplomatik në nivel ambasadorësh. Şakir Özkan Torunlar është emëruar si ambasador i Turqisë në Izrael, pak pasi Jeruzalemi caktoi në detyrë të ngjashme, të Ngarkuarin me Punë Irit Lillian.
Në Perëndim hidhet fall për largimin e Shoigu nga ministër i Mbrojtjes
Instituti për Studimin e Luftës, një qendër të cilën Moska e akuzon se sponsorizohet nga shërbimet sekrete britanike, pretendon në një raport të vetin se presidenti rus, Vladimir Putin po përgatit nxjerrjen nga loja të ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Ky i fundit supozohet se do të jetë koka e turkut për atë që ndodhi në Ukrainë sidomos me situatën e zhvilluar pas urdhërit për mobilizim të pjesshë.
Gallatë oborri? 100 lopë për t’u martuar me Giorgia Melonin, ose “do pushtoj Nairobin”
E shkarkon nga drejtimi i forcave të këmbësorisë, mandej e promovon si gjeneral me pesë yje. Kërkon falje për deklarimet e tij në tuiter, por kujton edhe “kontributet e tjera të tij”. Kjo situatë e pazakonë ka ndodhur në Uganda, ku presidenti Yoweri Museveni ka ndërmarrë veprime ndaj dajlit të tij, gjeneralit Muhoozi Kainerugaba, pasi ky shkruajti në profilin e tij në tuiter se duhet pushtuar Nairobi. Komenti provokoi shqetësime serioze.
Putin dekreton kalimin e Zaporozhyes në listën e aseteve federale ruse
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dekretuar sot kalimin e impiantit bërthamor të Zaporozhyes në listën e aseteve federale ruse.
Qeveria ruse do të marrë masa të përcaktojë pronësinë federale të Impiantit bërthamor të Zaporozhyes dhe godinave të tjera të nevojshme për këtë operacion
citon agjencia “Tass” përmbajtjen e dekretit.
Fund pritjes së Bullgarisë dhe Rumanisë për në zonën Shengen
Në një shkrim në median europiane, “EuObserver” bëhet thirrje për t’i dhënë fund atij që quhet Purgatori i Shengenit për Bullgarinë dhe Rumaninë.
Autorët Iratxe Garcia Perez dhe Dan Nica shkruajnë se presionet në rritje ndaj Europës imponojnë një vizion të ri së paku për veprimin politik në disa drejtime që janë me rëndësi të madhe për qytetarët.
Vuçiç flet për një "betejë të afërt të Stalingradit"
Presidenti serb, Alexander Vuçiç, ka deklaruar se rajoni ka përpara një ndër periudhat më të errëta dhe të vështira, edhe më të vështira esa ato të viteve '90. Duke folur në Shtëpin ë Oficerëve në Beograd me rastin e ekspozimit të një serie librash të Milorad Ekmeçiç, Vuçiç madje ka folur për një betejë të Stalingradit.
Druhem se Beteja e Stalingradit do të vijë shumë më shpejt sesa presim se çfarë do të dalë prej saj
Reformim shërbimit sekret grek
Lord Evans, një ish-drejtori i shërbimit britanik, MI5, aktualisht një këshilltar joformal i kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për gazetën "Kathimerini" përmes së cilës flet edhe për skandalin e fundit të përgjimeve. Lidhur me këtë çështje Evans ka bërë thirrje për një marrëdhënie të re të shërbimeve sekrete me publikun dhe ofrimin e informacionit, një lloj klisheje që është trashëguar nga Lufta e Ftohtë.
Kryeministri japonez: Të normalizojmë marrëdhëniet diplomatike me Korenë e Veriut
Kryeministri japonez Fumip Kishida ka njoftuar se vendi i tij synon normalizimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut.
Ne kërkojmë zgjidhjen e plotë të çështjeve të jashtëzakonshme që na shqetësojnë si rrëmbimi i personave, çështjeve rreth programit bërthamor dhe raketor shtuar nevojës për të hedhur pas të shkuarën e trishtë dhe të normalizojmë marrëdhëniet diplomatike mes Japonisë dhe Koresë së veriut
Hungari-Austri-Serbi, bashkëpunim tripalësh kundër imigracionit ilegal
Kryeministri hungarez Victor Orban ka risjellë në vëmendje mediatike çështjen e imigrantëve ilegalë që po hyjnë në BE. Gjatë një conference për shtyp me presidentin serb Alexander Vuçiç dhe kancelarin austriak Karl Nehammer ai ka folur për një bashkëpunim tripalësh mbi këtë çështje.
