Blloku Bota
1.5 miliardë euro/muaj ndihmë për Ukrainën më 2023
Presidentja e Komisionit Europian, Ursual von der Leyen ka deklaruar se BE-ja parashikonë një ndihmë financiare 1.5 miliardë euro/muaj për Ukrainën vitin e ardhshëm. Plani ka dalë në sipërfaqe pas takimit të liderëve europianë në Bruksel.
Ukraina ka nevojë për ¾ miliardë euro në muaj për të përmbushur nevojat bazë. Ndihma e përgjithshme e BE-së për vitin vjetër do të shkojë në 18 miliardë euro. Ministrat e Financës së BE-së do të punojnë për mekanizmin e përshtatshëm
ka thënë ajo.
Kreu i Shell: Krizë që do sjellë presion mbi sistemin politik europian
Kreu ekzekutiv i kompanisë “Shell”, Ben van Beurden ka deklaruar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me Ktarin për pjesëmarrjen me 9.3% në projektin jugor të “Fushës Veriore” se kriza aktuale energjetike në Europë do të ketë pasoja afatgjata. Sipas tij, reduktimi domethënës i konusmit të energjisë në Europë, për shkak të humbjes së 120 milionë tonëve gaz nga Rusia ka ardhur me koston e “fikjes së industrisë”.
Sipas tij, nëse kjo ulje konsumi ka një element pozitiv për klimën, në plan afatgjatë ajo do të imponojë një “racionalizëm industrial dhe ekonomik”.
Një samit europian ku fitohet një foto nga Macron
Samiti europian i Brukselit është interpretuar si një fitore e Macron përkundrejt kancelarit gjerman Olaf Scholz. Cicmicet e presidentit francez kanë korrur një arritje në letër, siç janë të gjitha arritjet e tij, teksa njoftohet se Franca, Spanja dhe Portugalia kanë firmosur një marrëveshje për ndërtimin e një gazsjellësi të ri i quajtur BarMar që lidh gadishullin Iberik, Francën dhe tregun europian.
Nuk mund të lejojmë që Italia të ndjekë modelin e Orban dhe Polonisë
Kreu i Lëvizjes “5 yjet” në Itali, ish-kryeministri Giuseppe Conte, ka deklaruar gjatë një interviste për gjermanen “Spiegel”, se nëse kryeministrja e re, Giorgia Meloni, do të ndjekë ato që ai i quan “politika reaksionare”, atëherë opozita italiane do të duhet të mobilizojë të gjitha forcat.
Elon, takohemi në Moskë
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, aktualisht zv.kryetar i Këshillit rus të SIgurisë, ka ftuar sipërmarrësin e njohur amerikan, Elon Musk, në festën e fitores mbi fashizmin, majin e ardhshëm.
Shihemi në Moskë në Ditën e Fitores
citon agjencia “Tass” Medvedevin.
Pavarësia serbe nuk i konvenon më Perëndimit
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar së fundmi se vendi i tij është vënë nën një presion të jashtëzakonshëm lidhur me qëndrimet që po mban ndaj Rusisë. B92 citon presidentin të jetë shprehur disi i lëkundur për sanksionet ndaj Rusisë, teksa ka referuar si bazë të politikës së jashtme vendimet e Këshillit Kombëtar të Sigurisë.
Nën presion edhe për investimet kineze
Politika e sanksioneve ka nisur të definojë mbi baza moralizuese biznesin. Kancelari gjerman Olaf Scholz është vënë nën presion së fundmi për nxitjen prej tij të hyrjes në aksionet e portit të Hamburgut të kompanisë kineze, Cosco.
Ligj në Rusi/Gjobiten dhe deportohen shtetasit e huaj që propagandojnë homoseksualizmin
Duma ruse ka marrë në shqyrtim një ligj që parashikon dëbimin e shtetasve të huaja që janë të përfshirë në propagandimin e marrëdhënieve seksuale jo tradicionale, pra homoseksuale.
Më tej akoma, drafti parashikon gjobë me 6 500 dollarë ndërkohë që propagandimi në internet me gjobë 1 600 – 3 200 dollarë.
Në të njëjtin ligj parashikohen gjoba për propagandë ndaj minorenëve dhe deportim nga vendi.
Gazi rus në Europë përmes Turqisë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se vendi i tij do të ndërtojë një nyje ndërkombëtare të furnizimit me gaz të Europës. Duke folur në Parlament, Erdogan ka vënë në dukje se gazi rus, aktualisht nën sanksione nga BE, do të mund të kalojë nga Turqia.
Shtyhet mbledhja e përbashkët mes qeverisë gjermane dhe asaj franceze
“Politico” raporton se presidenti francez, Emmanuel Macron po konsideorn shtyrjen e një mbledhjeje të përbashkët mes qeverisë franceze dhe asaj gjermane, për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje të tilla si energjia dhe mbrojtja. Takimi supozohet të mbahet mes tij dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe kabineteve përkatëse të mërkurën në Fontainebleau dhe aty parashikohet të firmoset një deklaratë e përbashkët për promovimin e marrëdhënieve dypalëshe.
