Bjellorusia: Situata po përkeqësohet por nuk kemi një luftë të afërt

Postuar në 01 Dhjetor, 2022 14:20

Deklaratat e fundit nga samiti I NATO-s ku u sugjerua edhe lejimi i Ukrainës në përdorimin e armëve perëndimore për të goditur territorin rus, e zgjeron konfliktin në qendër të Europës drejt potencialit të një shpërthimi ushtarak në shkallë të gjerë. Para disa ditësh në disa media të njohura u qarkullua një lajm tjetër që e vlerësonte Poloninë si superfuqinë e re ushtarake të Europës, një nxitje kjo e qartë e projekteve antiruse në një kontinent ku Moska është tashmë armik kryesor. 

Pika kryesore e çarjes drejt Lindjes, në eventualitetin e një përplasjeje të madhe është Bjellorusia, një vend ndaj të cilit kanë nisur intrigat dhe përpunimi psikologjik. Deklarimet e Lukashenkos qarkullohen përherë në rrezen propagandistike të një gjuhe ekstremizmi, ndërkohë që një javë më parë në media u përfol për një tension mes Putin dhe presidentin bjellorus. Rrodhi madje edhe një lajm për përgatitje për vrasjen e Lukashenkos, nëse ai nuk do t’i bindej urdhërave të Putin. Po kështu është vënë në dukje shpesh se trupat ruse stërviten në Bjellorusi për të hyrë më shpejt në Ukrainë, ndërkohë që vetë fakti se Minsku është terren i hapur për Rusinë krijon stres ushtarak dhe strategjik në Kiev.

Edhe lajmi i para dy javëve për disa raketa në Poloni u marketua si sulm rus, ndonëse NATO nxitoi të sqaronte se raketat ishin ukrainase.Në këtë rrethana presioni mbi Bjellorusinë është në rritje dhe zgjedhjet e këtij vend isa vijnë e reduktohen. Agjencia ruse e lajmeve “Tass” shkruan sot se ministri bjellorus i Mbojtjes, Viktor Khrein është shprehur se situata po përkeqësohet, por se një luftë e afërt nuk parashikohet aktualisht.

Tensionet po përshkallëzohen, për fat të keq ne shohim se shtetet fqinj po militarizohen…Nuk dëshiroj të tremb dikë se lufta do të nisë nesër. Presidenti e ka theksuar në raportin e tij: nuk ka përgatitje direkt për luftë

citohet ai.

Deklarata pason ato të Lukashenkos që më 10 tetor njoftoi krijimin e grupeve rajonale ushtarake, një shprehje e adoptimit të një gatishmërie të re luftarake në vend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.