Fundi i erës Putin ka nisur

Postuar në 03 Dhjetor, 2022 15:25

Tërheqja nga Kherson shënon thyerjen e besimit se Rusia e Putinit mund të imponohet në ambiciet e veta imperiale dhe madje të përcaktojë rendin e gjërave. Në një intervistë për “Kathimerini” ish-kryeministri rus, Mikhail Kasyanov, flet madje për fundin e erës së Putin. 

 

Putin donte të fitonte dhe demonstronte veten se bashkues të tokave ruse...Por dështoi. Dhe është e qartë se fundi i erës Putin ka nisur. Mendoj se ky proces i fundit do të zgjasë rreth dy vite. Është e qartë se Putin nuk mundet dhe nuk do të arrijë atë që donte. Por ai krijoi probleme të mëdha për Rusinë dhe popullin rus

ka thënë ai. 

Kundër Putin tashmë kanë dalë edhe propagandistë të afërt me linjën e tij, por ajo që duhet veçuar është se kontestimi ndaj presidentit lidhet me dështimin jo politikën e ndjekur.

Dhe mund të rezultojë paradoksale që dalja nga skena e tij të jetë një garanci më pak për Perëndimin se në Kremlin do të ketë një njeri që e kupton dhe merret vesh me të. Pasi nëse Putin dështoi, perëndimi e poshtëroi Rusinë dhe ky është një leksion që nuk kalon pa ndjenjën e hakmarrjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.