Rusia flet për përshkallëzim rajonal pas stërvitjeve në Norvegji

Postuar në 02 Nëntor, 2022 16:29

Ministria e Jashtme e Rusisë ka autorizuar një deklaratë përmes së cilës ka cilësuar stërvitjet e fundit në Norvegji si shenjë e përshkallëzimit rajonal.

Baza të huaja ushtarake janë shfaqur së fundmi në Norvegji në mënyrë të përhershme. Infrastruktura përkatëse është modernizaur, pajisje modern janë blerë dhe Oslo është tani mes mbështetësve më aktivë të përfshirjes së NATO-s në Arktik. Ne i konsiderojmë zhvillime të tilla pranë kufirit rus si ndjekje e qëllimshme nga Oslo e një kurs destruktiv drejt përshkallëzimit të tensioneve në rajonin euro-arktik dhe shkatërrimin përfundimtar të relacioneve ruso-norvegjeze

është shprehur zëdhënësja Maria Zakharova.

Sipas saj veprime të tilla nuk do kalojnë pa përgjigje dhe se Rusia do të japë përgjigjet e përshtatshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.