Ceremoni për aneksimin e katër rajoneve. Rusia përmbush objektivin zyrtar të operacionit special të 24 shkurtit

Kremlini ka inskenuar sot një ceremoni zyrtare të aneksimit të 15% të territoreve të Ukrainës, pasi deklaroi rezultatet e referendumeve në Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhyia.
Rusia po luan në mënyrë cinike me kartën e Perëndimit brenda suazës formale të së drejtës ndërkombëtare dhe precedentit të Kosovës: u shkelën të drejta, u ndërhy për të mbrojtur një popullsi civile, u krijuan kushtet për referendum dhe tani aneksimi është vetëm shprehje e vullnetit të popullit.
Nga ky moment, presidenti rus ka edhe alibinë e përmbushjes së objektivave zyrtare të operacionit special të 24 shkurtit duke deklaruar edhe mbylljen e sulmit ndaj Ukrainës.
Në kushtet e tanishme nuk ka asgjë që të ndryshojë dot këtë narrativë dhe kërkesa e Ukrainës për t’u futur në NATO me procedurë të përshpejtuar do të thotë luftë mes Perëndimit dhe Rusisë. Për më tepër që në mënyrë krejt paradoksale nga këtej e tutje, Rusia mund të deklarojë nisjen e operacioneve mbrojtëse duke shtruar në tryezë kërkesën për heqjen e sanksioneve.
Add new comment