Suedia dhe Danimarka: Rrjedhjet në Balltik të Nord Stream, akte sabotazhi

Suedia dhe Danimarka kanë deklaruar sot se shpërthimet në gazsjellësin ruso-gjerman, Nord Stream në Balltik, janë akte sabotazhi.
Autoritetet vlerësojnë se këto janë akte të qëllimshme. Nuk është një aksident. Situata është serioze
citohet kryeministri danez, Mette Frederiksen.
Edhe kryeministrja siedeze Magdalena Andersson ka konfirmuar se për autoritetet e vendit të saj, bëhet fjalë për akte sabotazhi. Asnjë prej tyre nuk ka vënë gishtin te Rusia për ngjarjet në fjalë. U raportuan tri rrjedhje, dy pranë ishullit danez Bornholm, në verilindje dhe një tjetër në juglindje, të trija jashtë ujërave territoriale daneze, por brenda Zonës Ekskluzive Ekonomike të të dyja vendeve.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk ka përjashtuar skenarin e sabotazhit, por ka shtuar se për të dalë në përfundime duhen mbyllur hetimet. Nord Stream 2 nuk është në funksion, por gazsjellësi është i mbushur me 177 milionë metra kub gaz që vlen 358 milionë euro.
Add new comment